Përplasen pesë mjete në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një person
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...

Një valë shembjesh dhe dëmtimesh serioze në akset e reja rrugore anembanë Shqipërisë ka vënë përballë narrativën zyrtare të qeverisë për “fatkeqësi natyrore”, me akuzat për punime me cilësi skandaloze dhe mungesë totale të studimeve teknike.
Ndërsa qeveria, nëpërmjet deklaratave të kryeministrit, fajëson reshjet e dendura të shiut si shkaktarin e vetëm të situatës, gazetari dhe redaktori i Syri Tv, Julian Hoxhaj, e cilëson e këtë një justifikim për të mbuluar abuzimet dhe dështimin në menaxhimin e investimeve prej mbi 1.1 miliardë eurosh.
Sipas tij, shteti është përgjegjësi kryesor për kolapsin e infrastrukturës, e cila duhej të ishte nën garanci, ndërsa shtoi se mbi 20 akse rrugore të ndërtuara vitet e fundit, nga veriu në jug, kanë shfaqur problematika të rënda, nga çarjet dhe rrëshqitjet e dheut deri te bllokimi total, si në rastin flagrant të aksit Elbasan - Qafë Thanë.
Paradoksi qëndron në faktin se këto janë vepra të reja, disa prej të cilave janë dëmtuar vetëm pak muaj pas inaugurimit, ndërkohë që rrugë të ndërtuara dekada më parë nga qeveri të mëparshme, i rezistojnë pa problem kushteve atmosferike.
Përtej dëmit financiar kolosal, për gazetarin Hoxhaj, shembjet kanë izoluar komunitete të tëra, duke shkaktuar dëme të rënda ekonomike dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve që nuk mund të marrin shërbime jetike, siç është ai shëndetësor.
Kjo situatë, sipas Hoxhajt, ngre pyetje serioze për sigurinë dhe garancinë që ofrojnë këto vepra të reja infrastrukturore.
Fjala e tij:
"Janë mbi 20 akse rrugore që kanë pasur problematika, kanë pasur çedime në trupin e rrugës, shkarje të skarpatave, tunele që fusin ujë, rrugë të bllokuara, siç ishte rasti më i rëndë, ai Elbasan-Qafë Thanës. Dhe sigurisht që janë të gjitha rrugë që janë ndërtuar gjatë viteve të fundit, që supozohet se do të duhet të kishin një lloj garancie, se janë vepra të reja infrastrukturore. Pra, nuk kanë kaluar kohë të gjata që kanë një lloj amortizimi për shkak të natyrës. Janë rrugë që janë shembur pas dy-tre muajsh apo gjashtë muajsh. Po, por supozohet se bazamenti i tyre, punimet teknike, civile janë në kushte të tilla që të përballojnë edhe presionin e natyrës dhe në rastin konkret të reshjeve të shiut. Qeveria ka gjetur fajtor reshjet e shiut.
Sigurisht që mund të jenë fajtorë, por unë mendoj që në këtë rast qeveria ka nxituar që të japë shkaqet e një problemi pa folur të parët ekspertët. Me ndërhyrjet e njeriut dhe në këtë rast nënkuptoj punimet që janë kryer për shembull në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, që ne e kemi denoncuar dhe në emision. Është një rrugë e ndërtuar 35 vjet më parë, nuk ka pasur asnjë lloj çedimi, asnjë lloj problematike. Sot, kur në të njëjtin vend, pra në të njëjtin segment, po ndërtohet edhe traseja e autostradës së re, Korridorit të Tetë, rruga çuditërisht pëson shembje.
Sepse, sipas ekspertëve, aty janë bërë punime jashtë, po themi, kondicioneve teknike, gjeologjike. Pra, nuk është studiuar, nuk është bërë një studim i mirëfilltë që këto rrugë që po ndërtohen të mos dëmtojnë rrugët aktuale. Por edhe rrugët që janë ndërtuar rishtazi, rrugë që i ke nga veriu në jug, kanë pasur të njëjtin problematikë. Pse? Sepse kanë munguar studimet e mirëfillta inxhinierike, studimet gjeologjike, hidrologjike e të tjerë. Dhe kjo bën që mbi 1.1 miliardë euro të investuara deri më sot për ndërtimin e këtyre segmenteve, të shkojnë dhe të përfundojnë në dëme të cilat jo vetëm do të shtojnë faturën financiare, por mbi të gjitha janë akse dhe segmente që nuk ofrojnë garanci për jetën e qytetarëve.
Janë ndërtuar gjatë periudhës së që vendin e drejton Edi Rama si kryeministër, por sidomos gjatë periudhës që Ministria e Infrastrukturës është drejtuar nga Belinda Balluku, janë dhe segmentet që kanë pasur më shumë problematika. Niseni nga Shëngjin-Velipojë, nga Rruga e Arbërit, Unaza e Burrelit, Elbasan-Qafë Thanë, keni rrugën Çukës-Qafë Pllocë, keni rrugët Korçë-Ersekë, keni rrugën Maliq-Lozhan. Rruga e Arbërit që është laboruar shtatë herë. Që është një pafund. Kemi tunelin e Skërficës në në jug të vendit, kemi rrugën që lidh Beratin me Përmetin, pra në në Skrapar. Pra, janë shumë e shumë segmente. Rruga e Lumit të Vlorës është një rrugë e ndërtuar po nga kjo qeveri, në një trase pothuajse krejtësisht të re. Është shembur dhe ajo. Një rrugë që ka kushtuar rreth 80 milionë euro. Por përballë fakteve, unë jam i bindur që kryeministri, në momentin që do të do t'i vihen përballë këto dhe do t'i argumentohen, sigurisht që edhe qytetarët shqiptarë do arrijnë të kuptojnë mashtrimet apo propagandën që bëhet pikërisht me gjetjen e fajtorëve.
Por këtu në një vend normal, ku funksionojnë institucionet e pavarura, dhe në këtë rast e kam fjalën për drejtësinë, do të duhet që të kishte folur drejtësia. Do të duhej që në atë rrugë të ishte vendosur shiriti i skenës së krimit dhe do të duhet që të ishin pikërisht ekspertët e kontraktuar nga institucionet e drejtësisë, siç ndodh në shumë raste, që të shkonin atje në terren, të bënin pikërisht të gjithë vlerësimin e situatës dhe më pas të nxirrnin konkluzionet që më pas drejtësia të bënte edhe hetimin në bazë të kësaj. Pra, përgjegjës ka shumë dhe përgjegjësit për mua nisin që nga kryeministri, zëvendëskryeministrja që ka qenë deri dje ministre e infrastrukturës dhe shumë zyrtarë të tjerë, pastaj drejtues të ARRSH-së, po qoftë edhe të, po themi, të institucioneve të ndërlidhura që kanë përgjegjësi apo që firmosin shkresa për situatën atje."
Vetëm dy orë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi në rrjetet sociale një postim ku njof...
Procedurat e prokurimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duket se vijojnë të përfshijn&eum...
Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj një 56-vjeçari, pasi në subjektin që ai administron u gjetën të strehuar dh...
Banorë të zonës së Mbrostar të Fierit kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me punimet për kanalizimet e uj&eu...
Policia ka nisur hetimin ndaj një 56-vjeçari në qytetin e Durrësit. Kjo pasi në subjektin që kishte nën administrim u ...
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Piranjat news, nga punonjës të shërbimit zjarrfikës, i cili ngre shqetësimin se ...
Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por u rrit g...
Një çift të rinjsh janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë plagosur lehtë pas sulmit fizik një 45-vjeçar. Bur...
Banorët e Rrjollit kanë dalë sërisht ditën e sotme në protestë, duke kundërshtuar punimet për ndërtimin e...
Shqipëria feston sot Ditën e Verës, një nga festat më të lashta dhe më të dashura për shqiptarët, që...