Zbardhet lista/ 44 restorantet ku u tregtua djathi "Brie" me bakterin e rrezikshëm Listeria
Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi "Brie" nga Italia, zbardhet nga media...
Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi "Brie" nga Italia, zbardhet nga media...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Nga Haris Vongli Unë quhem Haris Vongli dhe kam ikur 3 herë nga Shqipëria. Herën e parë, isha vetëm 18 vjeç. Ika, pë...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, katë...
Nga Florjan Binaj Nuk e di a ka një vend, ku shefja a shefi i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë kombëtare i ...
Altin Preka, efektiv i Policisë së Shkodrës, rrëfen për “Piranjat” historinë e përplasjeve të tij me epror&e...
Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit të Durr&eum...
E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore t...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku ishte e gjitha e fokusuar në Inteligjen...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Elbasan “Foltoren e Riprotritjes” së PD-së, ku ka folur për situa...

Pistoia është përfshirë nga dhimbja pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Sara Memishës, 31-vjeçares me origjinë shqiptare, e lindur dhe rritur në këtë qytet të Italisë.
Sara kishte ndjekur studimet në gjimnazin Forteguerri, ndërsa më pas vijoi rrugëtimin akademik në fushën e Ekonomisë, duke u diplomuar fillimisht në Firence dhe më pas duke përfunduar masterin në Torino, në gjuhën angleze.
Prej ditësh, familjarë, miq dhe të afërm po i japin lamtumirën në kapelat mortore të Misericordia-s, në Via del Can Bianco. Familja Memisha, me origjinë nga Shqipëria, është prej vitesh pjesë e komunitetit të Pistoias dhe gëzon respektin e banorëve të qytetit.
Në vitet e gjimnazit, Sara kishte njohur Alex Marraccini-n. Miqësia mes tyre u shndërrua në një histori dashurie që do të zgjaste për shumë vite. Alex, i cili drejton një agjenci komunikimi dhe marketingu, ka kujtuar momentet e fundit të jetës së Sarës dhe betejën e saj me sëmundjen.
Sipas tij, Sara ishte një vajzë e përkushtuar ndaj familjes, punës dhe leximit, pasion që e shoqëroi edhe gjatë periudhës së vështirë të trajtimeve.
Ajo punonte së bashku me nënën e saj, Leonora Jaupi, e cila drejton një qendër shërbimesh për qytetarët e huaj. Kontributi i Sarës në këtë aktivitet ishte bërë gjithnjë e më i rëndësishëm.
Sara u diagnostikua me sëmundjen rreth tre vite më parë. Trajtimet i ndoqi në Pisa, fillimisht në spitalin Santa Chiara dhe më pas në Cisanello, ku iu nënshtrua edhe terapive të avancuara.
Pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimeve, sëmundja nuk u mposht.
Gjatë kësaj periudhe, Sara dhe Alex vendosën të martoheshin, duke zgjedhur ta përballonin së bashku një nga betejat më të vështira të jetës së tyre. Sipas Alex-it, ajo e përballoi këtë periudhë me forcë dhe dinjitet, duke vazhduar të rrethonte njerëzit e saj me dashuri dhe duke u mbështetur te lidhjet e forta familjare e shoqërore.
Sara lë pas prindërit, Leonard dhe Leonora, si dhe motrën e vogël, Alba, e cila vetëm një muaj më parë kishte përfunduar studimet për Ekonomi.
Familja Memisha është e lidhur ngushtë edhe me familjen Jaupi. Edoardo dhe Toni Jaupi, vëllezërit e Leonorës, prej vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregtimin e frutave dhe perimeve në zonën Sala, aty ku Sara dhe Alex kishin jetuar.
Një rol të rëndësishëm gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur edhe Gentian Memisha, xhaxhai i Sarës dhe kardiolog në Villa Maria, i cili e ka mbështetur mbesën e tij si profesionist i shëndetësisë, por mbi të gjitha si pjesëtar i familjes.
Ceremonia e varrimit të Sarës do të zhvillohet të premten, më 25 shtator, në orën 10:00, në kishën e Sant’Andrea-s në Pistoia.
Në vend të luleve, Alex ka kërkuar që ata që dëshirojnë ta nderojnë kujtimin e Sarës të bëjnë donacione për repartin e onkologjisë në spitalin Santa Chiara.
Në këto ditë të vështira, familja Memisha është rrethuar nga mbështetja e miqve, të afërmve dhe komunitetit të Pistoias, që po i qëndron pranë në dhimbjen e kësaj humbjeje të parakohshme.
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, në p...
Garda Civile spanjolle, në kuadër të operacionit “Bimban”, ka shkatërruar një laborator të brendshëm me 400 bim...
Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë i janë drejtuar Kuvendit me një letër lidhur me...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendos...
Një situatë e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në një kafene në Tiranë. Sipas pamjeve t&eum...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.02 lekë dhe do shitet me 81.3 lekë. Ndër...
Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash të fortifikuara në...
Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka reaguar për skandalin që ka përfshirë ish drejtuesen e Shërbimit Informativ Shte...
Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë së tyre,...
Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar ekstremin jugor ku mëng...