INVESTIGIME

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shtator 2026, 21:13
Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë

Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit të Durrës Marina. Por ndërsa koha e largimit afrohet, Autoriteti Portual Durrës vijon të investojë në godinat dhe infrastrukturën e portit ekzistues.

Një prej rasteve më konkrete është tenderi për instalimin e paneleve fotovoltaike.

Në muajin qershor, Autoriteti Portual Durrës hapi një procedurë me fond limit 178 mijë euro pa TVSH për projektimin, instalimin, ndërtimin dhe kolaudimin e 368 moduleve fotovoltaike. Sipas dokumenteve të tenderit, këto panele parashikohet të prodhojnë, në kushte optimale, rreth 264 mijë kilovat/orë energji në vit.

Qëllimi është i qartë: energjia e prodhuar nga panelet do të përdoret për nevojat e godinave të Autoritetit Portual, duke ulur faturën e energjisë elektrike.

Por pikërisht këtu nis llogaria.

Nëse 264 mijë kilovat/orë do të bliheshin nga rrjeti elektrik, sipas përllogaritjes së bërë për këtë investigim, kostoja vjetore do të ishte rreth 30 mijë euro.

Por projekti i Durrës Marina parashikon që godina dhe aktiviteti aktual i portit të mos vijojnë në të njëjtën formë. Sipas afateve të projektit, faza e parë lidhet me një periudhë prej rreth 3 vitesh.

Dhe këtu del diferenca.

Në tre vite, kursimi teorik nga energjia do të ishte rreth 90 mijë euro.

Ndërkohë, investimi fillestar është 178 mijë euro.

Pra, vetëm nga kjo llogari, mbeten rreth 88 mijë euro diferencë.

Me fjalë të tjera, edhe nëse panelet prodhojnë energjinë e parashikuar dhe nëse kursimi vjetor arrin 30 mijë euro, brenda tre viteve investimi nuk rikuperohet.

Dhe pyetja bëhet edhe më e fortë: pse po investohen 178 mijë euro në panele për një godinë, kur vetë projekti i Portit të Durrësit parashikon zhvendosjen e aktivitetit portual?

Por panelet nuk janë shpenzimi i vetëm.

Në maj, Autoriteti Portual Durrës hapi një procedurë për 11 barriera dhe 11 trarë, me fond limit 98 mijë euro pa TVSH.

Kjo do të thotë një kosto mesatare prej rreth 4,454 euro për njësi pa TVSH, ose rreth 5,340 euro me TVSH.

Krahasimi me çmimet e tregut ngre pikëpyetje të tjera. Për pajisje të ngjashme, edhe duke marrë në konsideratë modele më cilësore dhe me gjatësi mbi 4 metra, çmimet e publikuara janë ndjeshëm më të ulëta.

Edhe nëse marrim si referencë një barrierë me teknologji më të avancuar, që mund të lexojë targat, çmimi i përmendur në treg shkon rreth 2,500 euro me TVSH.

Ndërsa Autoriteti Portual ka llogaritur mesatarisht 5,340 euro me TVSH për njësi.

Pra, diferenca është mbi 2 mijë e 800 euro për njësi.

Por edhe këtu nuk mbaron historia.

Autoriteti Portual ka hapur gjithashtu një tender për mirëmbajtjen e aseteve elektroenergjetike me fond limit 1.36 milionë euro pa TVSH, për një kontratë trevjeçare.

Nëse e ndajmë këtë shumë me tre vite, rezulton rreth 453 mijë euro në vit.

Dhe pikërisht kjo shifër kërkon një shpjegim.

Sepse në vitet e mëparshme, sipas të dhënave të disponueshme në dokumentet ekonomiko-financiare, shpenzimet për mirëmbajtje dhe riparime të aseteve elektroenergjetike kanë qenë më të ulëta. Ndërkohë, vetëm disa muaj përpara këtij tenderi, Autoriteti Portual kishte hapur një procedurë tjetër për blerjen e materialeve elektroenergjetike, me fond limit rreth 116 mijë euro pa TVSH.

Pra, materialet blihen veç dhe më pas tenderohet edhe mirëmbajtja e tyre për një vlerë prej 1.36 milionë eurosh.

Në të njëjtën periudhë dalin edhe shpenzime të tjera: rreth 40 mijë euro për mobilje, rreth 50 mijë euro për rehabilitimin e banjove dhe rreth 260 mijë euro për zhvendosjen e Portës 4.

Të gjitha këto ndodhin ndërsa Porti i Durrësit ka përpara një proces të madh zhvendosjeje drejt Porto Romanos.

Për këtë arsye, pyetja që Piranjat i drejton Autoritetit Portual Durrës është e thjeshtë: si është llogaritur leverdia ekonomike e këtyre investimeve dhe përse po bëhet sot, kur godina e portit pritet të lirohet në kuadër të projektit të Durrës Marina?/piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime