EDITORIAL

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për David, tim bir

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shtator 2026, 22:10

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për David, tim bir

Nga Haris Vongli

Unë quhem Haris Vongli dhe kam ikur 3 herë nga Shqipëria. Herën e parë, isha vetëm 18 vjeç. Ika, për një sistem arsimor më të mirë. Prindërit më përcollën deri te kufiri, në aeroport. Nuk i pushuan lotët, teksa më shihnin me valixhe në dorë për ta isha shumë e vogël por më tepër, sepse ishin të bindur që nuk do të kthehesha më.

Po unë u ktheva, edhe pse askush nuk e priste.

Shoqet e mia iknin, unë u ktheva, me ëndrrën jo vetëm të ndërtoj një jetë, por dhe të luftoj për ta ndryshuar Shqipërinë, qoftë dhe përmes politikës. Por ëndrrat shpejt ia lanë vendin zhgënjimit. Nuk humba vetëm punën, por dhe shpresën se diçka mund të ndryshonte.

Ndaj vendosa të iki për herë të dytë.

Këtë radhë, më kishin vrarë të sotmen.

Ime më më përcolli deri te dera, unë përsëri me valixhe në dorë.

U arsimova dhe më shumë, punova, kërkova një vend që të më zëvendësonte Shqipërinë, por nuk ishte e lehtë. Mendjen e kisha akoma këtu, te njerëzit e mi, te vendi im. Dhe prapë, shpresa ajo që thonë se vdes e fundit më bëri të rikthehem në Tiranë, këtë radhë me ëndrrën për të ndërtuar një jetë akademike.

Kur erdha, e gjeta Universitetin të dergjur.

Gjeta një mungesë të madhe të dëshirës për të dhënë e prodhuar dije.

Kërkova të bëja një doktoraturë.

Por nuk ma dhanë atë shans.

Ik, më tha mami me zemër të thyer, ik atje ku shanset ekzistojnë.

Ndaj mora valixhen për herë të tretë, e bindur që shpresën ma kishin vrarë përfundimisht.

Tani jetoj në Londër, mbrojta doktoraturën, ndërsa kam dhënë mësim në ‘Glasgow Caledonian University‘ dhe tani në ‘Health Science University‘.

Edhe sot, pas shumë vitesh, kur shoh pas, kuptoj që pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar me valixhe në dorë. Nëpër botë kam takuar qindra shqiptarë si unë. Edhe ata e mbajnë kokën pas. Me një dashuri të madhe, e pamundur për t’u kuptuar kur jeton këtu një dashuri përmalluese, gati mbytëse, për këtë vend nga kemi ikur!

Ne vërtet ikëm, por jetojmë të ndarë më dysh, me zemër e me mendje jemi edhe andej, edhe këtej, kemi mundim të dyfishtë. Kemi 2 shtëpi, kemi 2 familje, kemi dy histori, një jashtë e një brenda dhe kemi mbetur varur, as andej e as këtej.

Të gjithë ne do të donim të ktheheshim për të kontribuar këtu. Me dijet, me personalitetin e integritetin tonë. Por, kur vijmë, gjejmë të njëjtat probleme që na kanë detyruar të ikim. Dhe nuk janë vetëm hallet në dukje të “vogla” të së përditshmes: uji, dritat, çmimet, kanalizimet, shkollat e spitalet. Jo. Sëmundja tashmë ka pushtuar krejt ngrehinën.

Problemi nuk është më vetëm Rama që ka kapur pushtetin si një pronë private.

Por, është dhe ai tjetri që ka kapur median

Ai tjetri që ka kapur shëndetësinë

Ai tjetri që ka kapur sportin

Ai që ka kapur teatrin

Ai që ka kapur universitetin

Ai që ka kapur teknologjinë

Çdo hallkë e shoqërisë është e kapur, si modeli i Ramës. Me njerëz që rrinë përjetësisht në krye të çdo sektori. Dhe qeverisin bashkë. Dhe na përjashtojnë, bashkë.

Por, protestat

Protestat

Aty ku takoj tërë ata që i kam pasë takuar me valixhe në duar në dekadat e mërgimit

Kjo ëndërr për një Shqipëri të re

Po më bind të kthehem dhe një herë të katërt!

Ne nuk duam të kthejmë sindromën e vitit zero.

Ne duhet të kthejmë trurin. Kjo kërkon një sakrificë. Shqipëria duhet të rinohet. Kjo mendësi mund të zhbëhet vetëm nëse më të mirët nga ne kthehen dhe vendosin ta ndryshojnë, bashkë me ata që nuk kanë ikur akoma.

Dhe ky është shansi i fundit.

Për të ndërtuar një Shqipëri tjetër.

Jo më vetëm për vete, por dhe për tim bir, Davidin. Dua që im bir të rritet pranë njerëzve të tij, me gjakun e vet; gjyshërit, kushërinjtë, të komunikojë me ta në shqip dhe mos e ndërtojë gjithashtu personalitetin e tij me valixhe nëpër duar.

Davidi duhet të jetë i qartë se ku përket dhe të ndihet plot në shpirt.

Në tokën e vet.

Me diellin e vet./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

Ben Blushi EDITORIAL 16 Shtator18:53

Pse u dënua Hashimi?

Nga Ben Blushi  PSE U DËNUA HASHIMI Për fat të keq isha i bindur se Hashim Thaci dhe shokët e tij do dënoheshin. Edhe vetë...

Nga Lutfi Dervishi EDITORIAL 14 Shtator13:46

Keqkuptimi me takimet e së premtes!

Duket se ka një keqkuptim masiv për takimet e së premtes në orën 17:00. Njerëzit kanë kujtuar se do të shkojnë at...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime