VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...

Këshillat e qarqeve kanë pasur profile shumë të ndryshme shpenzimesh gjatë vitit 2025. Në disa qarqe, buxheti është përqendruar kryesisht te pagat e personelit, ndërsa në të tjera peshën më të madhe e kanë marrë shpenzimet kapitale, pra investimet.
Në total, për 12 këshillat e qarqeve, shpenzimet e vitit 2025 arrijnë në rreth 994.9 milionë lekë. Zëri më i madh rezulton ai i shpenzimeve kapitale, me rreth 351.4 milionë lekë, ose 35.3% të totalit. Pas tyre vijnë shpenzimet për personelin, me 311.5 milionë lekë, ose 31.3% të totalit. Shpenzimet “të tjera” zënë 184.3 milionë lekë, ndërsa shpenzimet operative 147.7 milionë lekë.
Qarku që ka shpenzuar më shumë në total është Tirana, me rreth 181.4 milionë lekë. Ajo ndiqet nga Korça, me 119.1 milionë lekë, Durrësi, me 116.5 milionë lekë, Elbasani, me 95 milionë lekë, dhe Vlora, me 94 milionë lekë. Në fund të listës janë Gjirokastra, me 36.9 milionë lekë, Kukësi, me 39.7 milionë lekë, dhe Fieri, me 49.2 milionë lekë.
Diferencën më të madhe në strukturën e shpenzimeve e bëjnë investimet kapitale. Këshilli i Qarkut Tiranë ka shpenzuar 130.7 milionë lekë për këtë zë në 2025, shumë herë më shumë se në vitin 2024, kur shpenzimet kapitale ishin vetëm 2.93 milionë lekë. Kjo e bën Tiranën qarkun me peshën më të lartë të investimeve në buxhetin e saj, pasi shpenzimet kapitale përbëjnë rreth 72% të totalit.
Pas Tiranës vjen Durrësi, me 74.9 milionë lekë shpenzime kapitale, nga 7.42 milionë lekë një vit më parë. Edhe këtu investimet janë zëri dominues, duke zënë mbi 64% të totalit të shpenzimeve të qarkut. Korça renditet e treta, me 47.5 milionë lekë shpenzime kapitale, nga 21.95 milionë lekë në 2024. Më pas vjen Vlora, me 27.9 milionë lekë.
Në krahun tjetër, disa qarqe kanë pasur nivel shumë të ulët investimesh kapitale. Gjirokastra ka shpenzuar vetëm 0.4 milionë lekë për këtë zë, Berati 1.2 milionë lekë, ndërsa Elbasani 4.8 milionë lekë, me rënie të fortë krahasuar me vitin 2024, kur kishte shpenzuar 27.10 milionë lekë për kapitale.
Sa i përket personelit, qarku që ka paguar më shumë është sërish Tirana, me 32.4 milionë lekë. Pas saj renditen Elbasani, me 30.2 milionë lekë, Lezha, me 27.8 milionë lekë, Fieri, me 27.6 milionë lekë, Shkodra, me 27.5 milionë lekë, dhe Durrësi, me 26.7 milionë lekë.
Por pesha e pagave në buxhet nuk është e njëjtë kudo. Në Gjirokastër, personeli zë pjesën më të madhe të shpenzimeve, me 25 milionë lekë nga 36.9 milionë lekë në total. Edhe në Kukës, pagat janë zëri kryesor, me 23.3 milionë lekë nga 39.7 milionë lekë gjithsej. E njëjta prirje shihet edhe në Fier, ku për personelin janë shpenzuar 27.6 milionë lekë, ndërsa totali i shpenzimeve është 49.2 milionë lekë.
Kjo tregon se në disa qarqe buxheti ka më shumë karakter administrativ, ndërsa hapësira për investime është më e kufizuar.
Një tjetër zë me peshë të rëndësishme është kategoria “të tjera”. Elbasani kryeson këtë grup, me 48.7 milionë lekë, që përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të shpenzimeve të qarkut. Në vitin 2024, ky zë ishte edhe më i lartë, 60.98 milionë lekë.
Pas Elbasanit vjen Berati, ku “shpenzime të tjera” arrijnë në 30 milionë lekë, më shumë se çdo kategori tjetër në buxhetin e qarkut. Në këtë qark, personeli është 21 milionë lekë, shpenzimet operative 13.5 milionë lekë, ndërsa investimet kapitale vetëm 1.2 milionë lekë.
Edhe Korça, Shkodra dhe Vlora kanë shifra të larta në këtë kategori. Korça ka 29.3 milionë lekë, Shkodra 28.3 milionë lekë, ndërsa Vlora 28 milionë lekë.
Për shpenzimet operative, të cilat lidhen me funksionimin e përditshëm të institucionit, nivelin më të lartë e ka Korça, me 17.1 milionë lekë. Pas saj renditen Vlora, me 17 milionë lekë, Shkodra, me 16.6 milionë lekë, Durrësi, me 14.9 milionë lekë, Lezha, me 13.6 milionë lekë, dhe Berati, me 13.5 milionë lekë.
Më pak për operative kanë shpenzuar Kukësi, me 6.1 milionë lekë, dhe Fieri, me 7 milionë lekë./ekofin.al
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
Një vatër zjarri është shfaqur këtë të diel në kodrat e fshatit Peshtani i Madh, të Qarkut Fier. Zjarrfikës...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Fshati i Mafsheqit, në malësinë e Krujës, ka burime të shumta natyrore dhe potencial për zhvillimin e turizmit, por sot për...
Disa të moshuar kanë deklaruar se janë aty që nga dita e parë sepse i tërheqin 5 pikat dhe kërkojnë dorëheqjen e ...
Në emisionin “Autokton” me autore Anila Ahmataj, u soll historia e jashtëzakonshme e familjes Buxhakaj nga fshati Ramicë i Labë...
Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, nuk ngre pikëpyet...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku një karro...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re t&...