7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Në Shqipëri, 44.5% e familjeve me fëmijë dhe 37% e familjeve që nuk kanë fëmijë, konsiderohen në rrezik varfërie ose përjashtim social, sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat, që mat treguesin (AROPE- At risk of poverty or social exclusion).
Kjo do të thotë që të paktën 37% e familjeve në vend ndodhën në të paktën një nga tre situatat: në rrezik varfërie, përballen me privim të rëndë material dhe social, ose jetojnë në një familje me intensitet shumë të ulët pune.
Personat numërohen vetëm një herë, edhe nëse preken nga më shumë se një prej këtyre kushteve. Konkretisht, në Shqipëri 44.5% e familjeve në Shqipëri, ose kanë të ardhura sa 60% e medianës kombëtare, ose nuk paguajnë dot fatura, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimet, ose jetojnë në një familje ku shumica e anëtarëve punojnë shumë pak, ose një kombinim i disa prej këtyre kushteve.
Shqipëria e ka këtë tregues më të lartin në Europë dhe shumë mbi mesataren europiane prej 19.8% për familjet pa fëmijë dhe 22.1% për familjet me fëmijë (20.9% mesatare).
Përkundrejt rritjes së kënaqshme ekonomike në shifra dhe treguesve stabël makro, që ka pasur vendi vitet e fundit, niveli i lartë i këtij treguesi është një sinjal, që zhvillimi nuk ka qenë gjithëpërfshirës, përsa kohë që varfëria në vend vijon të jetë e lartë.
Të ardhurat për frymë të Shqipërisë, sipas të dhënave të fundit të FMN-së për vitin 2026 janë 12.5 mijë dollarë, nga 4.1 mijë dollarë në vitin 2010. Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut, që e ka këtë tregues rreth 12 mijë dollarë për të njëjtën periudhë, ndërsa në 2010-n e kishte 4.8 mijë dollarë. Por, fuqia blerëse e shqiptarëve mbetet më e ulët se në Maqedoni, pavarësisht të ardhurave të rritura.
Varfëria e familjeve shqiptare është shumë e lartë se e rajonit. Në Mal të Zi, në rrezik varfërie janë 23% e familjeve pa fëmijë dhe 34.8% e familjeve me fëmijë. Në Serbi, këta tregues janë përkatësisht 27.6 dhe 21.4 (i vetmi në rajon ku familjet më fëmijë kanë nivel më të ulët varfërie se ato me fëmijë).
Edhe Maqedonia e Veriut, të cilës ia kaluam së fundmi për të ardhurat për frymë, ka 24.4% të familjeve pa fëmijë në varfëri dhe 29% të atyre me fëmijë. Mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bonjën.
Për të ardhurat për frymë, sipas FMN-së, kryeson Serbia (17.2 mijë dollarë) e ndjekur nga Mali i Zi (16.4 mijë dollarë). Bosnja dhe Kosova renditen poshtë Shqipërisë, me përkatësisht 10.7 mijë dollarë dhe gati 9 mijë dollarë.
Kur konsiderohesh në rrezik varfërie
Sipas Euriostat, Treguesi “në rrezik varfërie” mat përqindjen e personave që jetojnë me të ardhura më të ulëta se një prag i caktuar në vendin e tyre. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në rrezik varfërie nëse të ardhurat e tij të disponueshme (pas transfertave sociale) janë nën 60% të të ardhurave mediane kombëtare.
“Norma e privimit të rëndë material dhe social” (SMSD) mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë financiarisht disa nevoja bazë të jetesës. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në privim të rëndë material dhe social nëse nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elemente bazë, si pagesa e faturave, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimi i rregullt, interneti apo pjesëmarrja në aktivitete sociale.
Norma e privimit të rëndë material dhe social (SMSD) mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë financiarisht disa nevoja bazë të jetesës. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në privim të rëndë material dhe social nëse nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elemente bazë, si pagesa e faturave, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimi i rregullt, interneti apo pjesëmarrja në aktivitete sociale.
Personat që jetojnë në familje “me intensitet shumë të ulët pune” janë ata që jetojnë në familje ku anëtarët në moshë pune kanë punuar 20% ose më pak të potencialit të tyre total të punës gjatë vitit.
Sipas Eurostat, në vitin 2025, rreth 92.7 milionë persona në BE ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social, sa 20.9% e popullsisë së përgjithshme.
Norma AROPE ndryshonte ndjeshëm mes vendeve të BE-së. Bullgaria, me 29.0%, Greqia, me 27.5%, dhe Rumania, me 27.4%, raportuan përqindjet më të larta të personave në rrezik varfërie ose përjashtimi social në vitin 2025.
Në të kundërt, Holanda, Sllovenia, Polonia dhe Çekia kishin nivele më të ulëta se 16.0%. /Monitor
Pasi kanë kaluar 4 muaj nga përmbytjet e Lumit Vjosa, banorët e prekur në Ferras të Levanit shprehen se ende nuk kanë marrë a...
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur, ndërsa ata të zakonshmit njohën një rritje ...
“Rend sa në një farmaci në tjetrën, edhe pse jam 78 vjeçe, duke kërkuar ilaçet e tensionit; herë nuk i gjej dh...
Kryeministri Edi Rama, në një postim të bërë më 2 mars të këtij viti, i prezantoi punimet në Banjat e Bënj&eum...
Importet e naftës në muajin mars 2026 kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më...
Prindërit vazhdojnë të jenë skeptikë dhe hezitojnë të vaksinojnë fëmijët që kanë mbushur 1 vje&ccedi...
Ura e Vjetër e Bunës në Shkodër është dëmtuar sërish, duke rrezikuar jeten e banorëve. Qytetarët kërkojn&...
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë se 21 milionë euro për të stabilizuar rrëshqitjen e rrugës ...
Fshati Mëmëlisht në Bashkinë Pogradec po përballet me një problem sa i takon mungesës së hapësirave për varrez...
Një kanal i ujërave të zeza i lënë i hapur dhe i përzier me ujërat për vaditje, është kthyer në problem p...