SOCIALE

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri? S'ka kontroll as transparencë, mbi 102 mijë njësi të skaduara hynë në treg

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Prill 2026, 16:46
Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri? S'ka kontroll as

“Rend sa në një farmaci në tjetrën, edhe pse jam 78 vjeçe, duke kërkuar ilaçet e tensionit; herë nuk i gjej dhe farmacistët duan të më japin të ngjashmet e tyre, e herë më vonohen kur i porosis,” na thotë një qytetare pranë 21 Dhjetorit.

Por pse mungojnë sot ilaçet?

Në Shqipëri, problemi i medikamenteve mjekësore nuk gjendet vetëm në farmaci, por shumë herë edhe në spitale. Mungesa, por në disa raste qytetarët përballen edhe me tregtimin e barnave të skaduara dhe pasiguritë mbi cilësinë e tyre. Qartazi, ky sistem në vend ka mungesë kontrolli dhe transparence. Ky problem u reflektua qartë edhe në Konferencën Mbarëkombëtare të Farmaceutikës, e zhvilluar së fundmi në Tiranë, ku pati diskutime. Nga njëra anë, qeveria artikuloi angazhimin për reforma dhe modernizim të sektorit, ndërsa nga ana tjetër, aktorët e tregut ngritën shqetësimin për mungesë transparence dhe vendimmarrje të përqendruar që, sipas tyre, po shkakton dëm në një sektor delikat.

Më tej, përfaqësues të industrisë farmaceutike sollën shembuj konkretë të këtyre problematikave, duke u nisur nga përvoja e tyre.

Një prej tyre lidhet me mënyrën se si përcaktohen çmimet e ilaçeve dhe përditësohen listat, procese që, sipas tyre, zhvillohen pa konsultim dhe pa informacion të mjaftueshëm për ta. Një tjetër rast është përfshirja e ilaçeve pa recetë në listën e kontrollit të çmimeve, gjë që për ta u tha se ishte jo e zakonshme. Kjo ka sjellë tërheqjen nga tregu të disa markave të njohura, duke krijuar boshllëqe në furnizim, sipas tyre.

Deklarata se qytetarët shqiptarë detyrohen të porosisin paracetamol apo ibuprofen nga jashtë përmes miqve apo të afërmve, nuk është thjesht dëshirë e tyre, por për faktin se në Shqipëri nuk sillen. Problemet nuk ndalen vetëm tek çmimet dhe furnizimi. Të dhënat nga auditimet tregojnë për një situatë edhe më shqetësuese.

Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndër vite, evidentojnë se mbi 102 mijë njësi ilaçesh të skaduara kanë hyrë në treg, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Po ashtu, janë konstatuar raste të shpërndarjes së medikamenteve spitalore në treg, duke treguar mungesë kontrolli në zinxhirin e furnizimit dhe përfshirje në listat e rimbursimit të ilaçeve pa çmim të miratuar apo pa kontrata furnizimi.

Sipas gjetjeve të Raportit të Auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, KLSH ka evidentuar dobësi serioze në mbikëqyrjen e zinxhirit farmaceutik, që prekin si furnizimin e qytetarëve, ashtu edhe mbrojtjen e fondeve publike.

Në disa depo farmaceutike janë konstatuar mijëra njësi barnash të skaduara prej më shumë se një viti, me vlera që arrijnë në dhjetëra milionë lekë. Sipas raportit, procedurat për asgjësimin e tyre nuk janë ndjekur me dokumentacion të plotë, çka rrit rrezikun që barna të tilla të rikthehen në qarkullim ose të mos gjurmohen siç duhet.

Nga ana tjetër, auditimi evidentoi edhe mungesa konkrete të ilaçeve të rimbursueshme në farmaci. Për dhjetëra barna nuk rezultonin kontrata furnizimi me importuesit, ndërsa për disa të tjera janë raportuar probleme me rinovimin e licencave apo ndërprerje prodhimi. Në praktikë, kjo ka sjellë boshllëqe në treg dhe vështirësi për pacientët që varen nga trajtimet periodike.

KLSH ngre shqetësim edhe për kontrollet e pamjaftueshme ndaj depove farmaceutike, mospërputhje të konsiderueshme në inventarë dhe mungesë verifikimi në terren për rastet kur raportohen mungesa ilaçesh. Sipas audituesve, sistemi ka funksionuar më shumë mbi deklarime administrative sesa mbi kontrolle reale.

Në këtë aspekt, krahasimi me vendet e Bashkimit Evropian tregon shumë diferencën. Në vendet e BE-së, sistemi farmaceutik bazohet në rregulla të forta, konsultim me aktorët e tregut dhe kontroll rigoroz e absolut të cilësisë në çdo hallkë të zinxhirit. Agjencitë rregullatore funksionojnë të pavarura dhe i nënshtrohen standardeve të larta të sigurisë.

Ndërsa Shqipëria ka bërë hapa drejt përafrimit me legjislacionin evropian, sidomos pas ndryshimeve të vitit 2015 që liberalizuan tregun, këto reforma duket se kanë ardhur pa mekanizmat e nevojshëm mbikëqyrës. Liberalizimi pa kontroll ka hapur rrugë për hyrjen e ilaçeve nga tregje jashtë BE-së, duke rritur dyshimet për cilësinë dhe sigurinë e tyre.

Kështu që është e paqartë deri kur qytetarët do të jenë në “kërkim” të ilaçeve, e mbi të gjitha të sigurt që nuk janë të skaduara.

Por e sigurt është që do të vijohet me porositë përmes të afërmve që në BE të marrim të paktën ilaçet, duke qenë se nuk arrijmë dot të krijojmë standarde si të BE-së./acqj.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan