Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama provokon: Mos ua prishni flamingove plazhin me kanoçe birre!
Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në zonën e Nartës, duke i...
Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në zonën e Nartës, duke i...
Prodhimi i qershisë i kënaqshëm dhe cilësor, por fermerët përballen me mungesë fuqie punëtore dhe pikash grumbullimi ...
Mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Mabë të Lezhës vijon të mbetet një problem i pazgjidhur për banorët e z...
Kur qeveria përballet me protesta dhe skandale, zgjedh të fajësojë Iranin. Por alibia e luftës hibride nuk mbulon dot krizën e t...
Eksportet e rimëkëmbura në vitin 2025 u panë me optimizëm në fillim të këtij viti, por Euro e dobët, kostot e rri...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ish ministrja socialiste, Ermelinda Meksi ka reaguar sërish mbi debatet që kanë shoqëruar protestat e fundit kundër projektit të...
Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara pa...
Dashi Energjia juaj është në rritje dhe do të ndiheni më të motivuar për të përfunduar detyrat e lëna pezul...
Shqipëria do të karakterizohet nga kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimeve të Institutit t&eu...

Nga dera e SPAK, lideri i opozitës, Sali Berisha ka publikuar dokumente zyrtare që hedhin dritë mbi manovrat e ish kreut të SPAK për të justifikuar pasuritë përpara vetingut. Vjehrri i Altin Dumanit dhe bashkëshortja e tij në 2019 kanë nënshkruar një deklaratë tek noteri ku pohojnë vila e tyre ku jeton me qira kreu i SPAK, Altin Dumani është ndërtuar falë një donacioni prej 45 mijë paundësh të një pastori anglez.
Vila është ndërtuar nga viti 1999 deri në vitin 2003, teksa dokumentet tregojnë se deri në vitin 2004 toka ku është ndërtuar vila ka qënë në pronësi të shtetasit Gëzim Cullhaj. Kontrata e shitjes së tokës mes familjes Cullhaj dhe familjes Pango përpara noterit Fatmir Laçej është bërë në 24.9.2004, pra gati një vit e gjysmë pasi vila 3 katëshe ishte ndërtuar.
Dokumentet e publikuara nga lideri i opozitës, Sali Berisha, para godinës së SPAK në lidhje me ish-kreun e këtij institucioni, Altin Dumani, nxjerrin në dritë një tjetër skandal, se si u fsheh para komisioneve të Vetingut vila në të cilën aktualisht Dumani jeton. Në vetëdeklarimin e tij në vitin 2003, Altin Dumani është shprehur se jeton me qira në një vilë trekatëshe, në pronësi të bashkëshortes së tij në Kombinat. Për të përforcuar faktin që Altin Dumani nuk ka lidhje me këtë godinë, prindërit e bashkëshortes së tij, në vitin 2019, kanë bërë edhe një deklaratë noteriale, që do të përdorej përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, deklaratë e cila më pas do të zhdukej nga dosja, pikërisht për arsyet e mashtrimit me të.
Në këtë deklaratë ata shprehen se vila ku jeton me qira ish-kreu i SPAK ka nisur të ndërtohet nga viti 1999 dhe ka përfunduar në vitin 2003 dhe është ndërtuar me financimet e një çifti pastorësh nga Anglia, Graham dhe Eunice Ball.
Sipas familjes Pango, çifti anglez, të cilët i kanë ndërtuar vilën 3-katëshe në zonën e Kombinatit, kanë vendosur t’u shtrojnë edhe rrugën e lagjes me asfalt.
“Në vitin 1998 kemi takuar në ishullin e Kretës bashkëshortët Graham dhe Eunice Ball, çift pastorësh anglezë me të cilët u miqësuam dhe i ftuam të vinin në Shqipëri. Po në vitin 1998, çifti Ball erdhi për vizitë në Shqipëri. Pasi panë kushtet jo shumë të favorshme në të cilat jetonin vajzat tona, Alketa, Adelina dhe Albana, të cilat jetonin në një dhomë në ish-Shkollën e Partisë në Laprakë, ata u angazhuan të na ndihmonin në ndërtimin e një shtëpie në zonën e Kombinatit, në rrugën që tani emërtohet si Petro Strugji. Ne si familje kishim disa kursime nga puna jonë, por jo të mjaftueshme për të ndërtuar një banesë për të gjithë familjen. Pra, kjo ndërtesë është ndërtuar nga familja e misionarit anglez Graham Ball dhe gruas së tij. Nuk e mbaj mend mirë shumën e parave që ata kanë sjellë, por prej vitit 1999 deri në vitin 2003 kanë qenë 45 mijë paund. Në vitin 2003, kur u ndërtua edhe kati i fundit i banesës, u vendos edhe çatia. Graham dhe Eunice Ball, që nga viti 2003 deri në vitin 2008, kanë ardhur disa herë në Shqipëri, një apo dy herë në vit, ku jetonin te shtëpia jonë. Çifti Ball jo vetëm na ka ndihmuar për ndërtimin e shtëpisë, por ata kanë ndërtuar edhe rrugën, sepse ishte e pashtruar, me qëllim që të përfitonte i tërë komuniteti” thuhet në deklaratëmj noteriale.
Me këtë deklaratë noteriale, që do të përdorej në Komisionin e Vetingut, vjehrri i Altin Dumanit, Jorgo Pango, dhe gruaja e tij, Arikla Pango, u kujdesën që të thonë se dhëndri i tyre nuk ka asnjë kontribut financiar për ndërtimin e godinës 3-katëshe, pasi janë martuar pasi vila ishte ndërtuar.
“Me anë të kësaj deklarate konfirmojmë se dhëndri ynë, Altin Dumani, nuk ka asnjë kontribut financiar për ndërtimin e kësaj shtëpie. Ai është martuar me vajzën tonë, Alketa Pango Dumani, në janar 2003, kohë kur po përfundonte kati i tretë dhe financat ishin siguruar. Shtëpia ka filluar të banohet nga familja Pango që prej vitit 2000.”
Kjo deklaratë noteriale është marrë e mirëqenë nga Komisioni i Vetingut, që as ka marrë mundimin e analizimit të dokumenteve të mëtejshme, ndërkohë që për raste të tjera ka pasur shkarkime edhe për probleme më të vogla. Në dokumentet që kryedemokrati Sali Berisha publikoi sot para SPAK, rezulton se e gjithë deklarata rezulton një mashtrim, për faktin se toka në të cilën është ndërtuar vila, deri në vitin 2004, rezulton të ketë qenë tokë arë.
Dokumenti që shikoni në pamje është një kontratë shitjeje e vitit 2004 dhe konfirmon se deri më 24.09.2004, toka ku është ndërtuar vila, një sipërfaqe prej 307 m², deri në këtë datë ka qenë tokë arë në pronësi të shtetasit Gëzim Çullhaj. Siç duket në këtë dokument, Gëzim Çullhaj ia ka shitur tokën familjes së Jorgo Pangos në datën 24.09.2004 dhe kjo është kontrata noteriale mes palëve, e nënshkruar te noteri Fatmir Laçej. Po aq e dyshimtë është edhe vlera e deklaruar, pasi toka është shitur për vetëm 500 mijë lekë të reja, ndërkohë që për këtë sipërfaqe çdo qytetar normal duhet të paguajë shumë herë më shumë.

Tani pyetja që shtrohet është: a kanë gënjyer vjehrrit e Altin Dumanit në deklaratën noteriale në vitin 2019 që i shërbeu Dumanit për vettingun?
Familja Pango dhe misionari Ball a kanë ndërtuar në një tokë të zënë?

A ka nënshkruar noteri Fatmir Laçej një kontratë fiktive mes familjeve Çullhaj dhe Pango dhe a është verifikuar kjo kontratë?

Cilado qoftë e vërteta, fakti është që dokumentet zyrtare tregojnë se toka dhe vila janë ndërtuar pasi Altin Dumani ka qenë i martuar dhe, për rrjedhojë, ka pasur detyrimin që të deklarojë se ku janë gjetur paratë që financuan ndërtimin e saj./syritv
Një aksion policor i kryer në bashkëpunim dhe më prokurorinë e Tiranës, ka çuar në arrestimin e 4 personave dhe zbulim...
Një 46-vjeçar shqiptar, vdiq sot (18 maj) në Greqi, ndërsa ishte duke punuar një projekt ndërtimi të rrjetit të uj&eum...
Një incident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e...
Një tjetër operacion kontrolli është zhvilluar në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqi...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e masës së si...
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke ngritur shqetësime për përfshirjen e efektiv&...
Nisja sot nga puna të platformës e-Albania me teknologji dhe standarde moderne për aksesim, nuk ka rritur të zgjidhë problematikat me...
Një banore e fshatit Dritas në Tapiz, i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për problemin në tokën e saj. ...
Forcat ushtarake të Izraelit kanë ndaluar një flotilje anijesh aktivistësh që po përpiqeshin të thyenin bllokadën deta...
Dy fjalë për hyrje, Sigurimi i Shtetit fillimisht u krijua me të ashtuquajturin “Batalioni i Sigurimit”, i cili drejtohej nga Kadri H...