AKTUALITET

Shumë zhurmë për asgjë/ Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin të 'Siguria' për situatën në Veri të Kosovës

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Qershor 2023, 17:40
Shumë zhurmë për asgjë/ Anulohet dëgjesa me Vlora

Seanca dëgjimore për raportin vjetor të vitit 2022, të veprimtarisë së Shërbimit Informativ Shtetëror u ndërpre dy herë në komisionin e Sigurisë pas debateve shterpë nëse duhej zhvilluar mbledhja me dyer të hapura apo të mbyllura. Kryetari i komisionit Nasip Naço disa herë iu drejtua Vlora Hysenit ta përcaktojë ajo nëse për shkak të përmbajtjes së raportit që do të lexonte do të duhej një mbledhje e hapur apo e mbyllur për mediat.

Në fund vendosi vetë Naço me votat e PS-se që raportimi të mbahej me dyer të mbyllura ndërsa hasi në debatet e deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili kërkoi që fillimisht të mbahej procedura e përcaktuar me rregullore për seancën, të shpjegoheshin arsyet se pse duhet të zhvillohej seanca me dyer të mbyllura e  pastaj të shkohej tek votimi.

Vlora Hyseni, Drejtuese e SHISH në Komisionin e Sigurisë
Vlora Hyseni, Drejtuese e SHISH në Komisionin e Sigurisë

Për më shumë se 40 minuta komisioni vijoi me debate të padobishme dhe në fund pas dy ndërprerjesh rezultoi se punimet e komisionit të ditës së hënë duhet të ndiqeshin me dyer të mbyllura dhe vetëm në praninë e anëtarëve që janë të pajisur me certifikatë sigurie.

Por seanca e ‘trete’ filloi sërish me debat. Anëtari i komisionit të Sigurisë, Ervin Salianjii e filloi mbledhjen duke i adresuar disa pyetje Vlora Hysenit që kishin lidhje me vizitën e saj në Serbi por edhe me rrjedhjen e disa informacioneve specifike nga SHISH ndaj personave të caktuar që janë publikuar në media, duke cituar madje edhe inicialet e një rasti referues.

Në këtë moment ka reaguar Nasip Naco i cili tha se nuk mund te lejonte që të flitej për informacione të klasifikuara si sekret, ndërkohe që Salianji e kundërshtoi me argumentin se ato ishin bërë publike në media.

Seanca vijoi me debate mes të dyve pa asnjë përmbajtje, duke bërë që kryetari i komisionit të mbyllë mbledhjen, por duke përdorur tjetër argument se në komision nuk mund të marrin pjesë anëtarë që nuk janë të pajisur me certifikatë sigurie. Dhe Naço, pa përmendur emra, sa duket e kishte për vetë deputetin Ervin Salianji  “Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. E kam pasur 5 vjeçare”, tha Salianji pas mbledhjes.

Kërkesa për raportimin e Vlora Hysenit te Siguria lidhur me ngjarjet në Veri ishte pika e dytë e rendit të ditës (pas leximit të raportit vjetor) dhe u përpilua nga deputeti Ferdinand Xhaferraj. Kërkesa e tij ishte mbështetur nga gjithë deputetët e opozitës, përveç Enkelejd Alibeajt, që nuk u pa në mbledhje

Ne foto: Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni
Ne foto: Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni

Ky do të ishte raportimi i parë i Vlora Hysenit para deputetëve, që prej marrjes zyrtarisht të detyrës në krye të SHISH në prill të 2023 dhe reagimi i parë i institucionit më të lartë të sigurisë në vend për çështjen e Veriut të Kosovës, gjë që nuk ndodhi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë