AKTUALITET

Si gafa e sekretares pengon ekstradimin e atentatorëve të Edmond Haxhisë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2025, 15:59
Si gafa e sekretares pengon ekstradimin e atentatorëve të Edmond

Një gafë e ish-sekretares së shtetit Yvette Cooper e shfrytëzuar maksimalisht në gjykatën e Apelit në Londër nga avokatët mbrojtës, nuk ka mundur të lirojë nga burgu të kërkuarit e drejtësisë shqiptare Edmond Haxhia dhe 4 britanikët e akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Për të dytën ditë në Gjykatën e Apelit në Londër, këtë të Premte, është shqyrtuar kërkesa e palës mbrojtëse të Edmon Haxhisë dhe katër britanikëve për të bllokuar ekstradimin drejt Shqipërisë, si të akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023.

Avokati mbrojtës i Edmond Haxhisë, përdori si kartë bllokuese të ekstradimit, një gabim të ish sekretares së shtetit Yvette Cooper, e cila firmosi ekstradimin e tyre në bazë të akuzave të mëparshme dhe jo ato të shqyrtuara dhe miratuara në Gusht 2024 nga gjyka Westmisnter e ekstradimeve.

Avokati Endmond Haxhisë i tha gjykatësit Mr. Justice Swift se:“E gjej shqetësuese në këtë rast që nuk ka asnjë shpjegim nga Sekretarja e Shtetit se pse ndodhi kjo. Pakujdesi? Një pakujdesi e tillë është shqetësuese, apo jo. Ky nuk është një ushtrim i vështirë. Unë bëra sugjerimin që ndoshta Sekretarja e Shtetit duhej të kishte lexuar vendimin e gjyqtarit kur lejoi ekstradimin. Ajo as nuk kishte nevojë ta bënte këtë, por të paktën të kuptonte se akuzat kishin ndryshuar.”

Nëse gjykatësi apelit Mr. Justice Swift do të pranonte këtë argument të mbrojtjes, atëherë Edmond Haxhia dhe 4 britanikët do të liroheshim automatikisht ditën e sotme duke rrëzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradimin e tyre.

Por kjo nuk ndodhi. Mr. Justice Swift është tërhequr për një vendim i cili do të publikohet në javët në vazhdim që do të thotë se të kërkuarit me urdhra arresti lëshuar prej Prokurorisë së Lezhës, arrestuar në Angli, do të qëndrojnë në burg përvec Harriet Bridgeman e lirë me kusht, nën mbrojtje policore në një adresë sekrete.

Të enjten David Ball përfaqësuesi i shtetit shqiptarë në këtë proces kundërshtoi të gjitha pretendimet e mbrojtjes për mos të ekstraduar  Edmond Haxhinë bashkë me britanikët Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson, Edmond Haxhia dhe Steven Hund.

Sipas Prokurorisë së Lezhës Edmon Haxhia është nën akuzë si organizatori vrasjes së Ardian Nikulajt.

Ndërsa katër britanikët akuzohen se erdhën si grup vëzhgimi duke i dhënë informacione Ruben Saraivës tashmë nën akuzë dhe në proces gjykimi në Gjykatën e Lezhës  për vrasje.

Një tjetër argument bllokues i mbrojtjes ishte se paçka se shteti shqiptarë me firmën e ish ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, garantoi mos të akuzuarin e tyre për gjakmarrje që parashikon burg përjetë, kjo sipas mbrojtjes nuk mjafton pasi gjykatësit janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen nga garancitë e qeverisë.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan