Edi Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Elbasan, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj tij dhe socialistë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Elbasan, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj tij dhe socialistë...
Me flamuj kuq e zi, me pankarta të ndryshme e thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë marshuar në rrug&eum...
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi është shumë pranë rikthimit te Fenerbahçe, me mediat sportive që raportojnë se marr&...
Lamin Jamal ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi në “YouTube” se kishte mbetur shumë i zhg...
Nëntë persona janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Kansas City, Missouri, vetëm pak minuta larg bazës ku q...
Valës së protestave kundër projektit të investimit në Zvërnec dhe politikave të qeverisë shqiptare i janë bashkua...
Donald Trump ka pasur një përplasje të fortë me gazetaren Kristen Welker gjatë intervistës në emisionin “Meet the Pre...
Ka përfunduar protesta e tetë radhazi e zhvilluar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku qytetarë dhe aktivistë janë...
Futbollisti danez Christian Eriksen është rrëzuar në fushë gjatë një ndeshjeje miqësore të Danimarkës kund&e...
Zgjedhjet për presidencën e Real Madrid janë përmbyllur, me Florentino Pérez që është shpallur fitues, duke siguruar...
Ditën e sotme, gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar në ambientet e Burgut të Durrësit, në godinën B u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular i tipit “iPhone 17 Pro Max”, i cili i përkiste Klevis Hoxhosmanit.
Mësohet se telefoni në qelinë e Hoxhosmanit është gjetur pas një përgjimi të kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit përmes pajisjes “IMSI Catcher”, pasi i paraburgosuri ishte nën përgjim nga agjentët e BKH-së.
Më pas, agjentët kanë njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, e cila mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit në qelinë ku qëndronte Artur Hoxhosmani, ku u gjet edhe pajisja telefonike.
Klevis Hoxhosmani është një emër i njohur në hetimet e autoriteteve shqiptare dhe ndërkombëtare, i cili u arrestua me urdhër të SPAK nën dyshimet për përfshirje në trafik droge. Ai rezulton të ketë qenë pjesë e një dosjeje të gjerë hetimore që lidhet me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas të dhënave hetimore, Hoxhosmani dhe vëllai i tij, Arturi, dyshohen si pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal, i cili operonte në disa shtete dhe kishte lidhje të dyshuara me grupe të njohura të botës së krimit të organizuar. Në kuadër të hetimeve, SPAK ka sekuestruar një sasi prej rreth 250 kilogramësh kokainë në një operacion të mëparshëm, e cila dyshohet se ishte pjesë e një ngarkese më të madhe që synonte tregjet e Europës Perëndimore.
Në aspektin e aktivitetit ekonomik, Hoxhosmani rezulton të ketë pasur më herët lidhje me disa biznese në Britaninë e Madhe. Ai ka qenë pronar i një lavazhi makinash me emrin “Crystal Hand Carëash Of Bournemouth Limited”, i cili ka operuar në periudhën 2013–2015. Gjithashtu, ai ka figuruar si drejtor i kompanisë “Barrack Road Tyres Limited”, me qendër në Bournemouth, gjatë viteve 2014–2015. Më vonë, në vitin 2023, është themeluar edhe një subjekt tjetër me emrin “Opa Coffee Limited”, i cili ka ndryshuar adresë në vitin 2025.
Po ashtu ai dyshohet të ketë qenë i përfshirë në një rrjet më të gjerë kriminal të njohur si “Banda e Durrësit”, ku më pas drejtimi i strukturës dyshohet se ka kaluar te persona të tjerë të lidhur me të njëjtin rreth.
Hetuesit ndërkombëtarë kanë ngritur dyshime se rrjeti ku ai dyshohet të ketë qenë pjesë, ka operuar me një strukturë të mirëorganizuar, ku droga trafikohej nga Amerika Latine drejt porteve të Europës si Antëerp dhe Rotterdam, dhe më pas shpërndahej në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera të BE-së. Sipas dosjeve hetimore, lëndët narkotike fshiheshin në ngarkesa legale si banane, kakao apo materiale druri, për të shmangur kontrollet doganore.
Autoritetet daneze kanë sjellë në Shqipëri provat për të goditur një grup të strukturuar kriminal të cilët kan...
Ai dyshohet se përdori një karikues telefoni celular, të zhveshur nga qarqet elektrike, për të fshehur kokainën. Megjithatë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës ...
Gjatë seancës në Londër, Azizi deklaroi se pas prishjes së marrëdhënieve me Talo Çelën, ndaj tij ishte organizuar...
Katër burra janë dënuar me më shumë se 50 vjet burg së bashku për rolin e tyre në një komplot të madh pë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës ...
Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka ...
Këngëtari Alis, që përfaqëson Shqipërinë në skenën e Eurovizion 2026 me hitin “Nân”, do të n...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në qytetin e Sarandë, si dhe në Ksamil e zonat e tjera përreth. Sipas info...
Nga data 10 qershor 2026 hyn në fuqi fshirja e borxheve tatimore dhe doganore. Tatimpaguesit mund të përfitojnë falje 25% të detyrimeve...