
Në 23 Shkurt të vitit 2009, është bërë regjistrimi i një prone me sipërfaqe prej 20 mijë metrash në emrin e shtetasit Mahmuat Agasi. Prona e përvetësuar me falsifikim i është shitur shtetasit Altin Haruni për vetëm 1,4 milionë lekë. Ky person, rezultonte punonjës i Kadastrës Durrës në atë kohë.
“Pronar de fakto të këtyre pasurive dyshohet se nuk janë personat që janë pronarë de jure. Emri i shtetasit Mahmut Agasi gjendet në listën që Agron Bejdo i ka dërguar në datën 21 Shkurt 2021 Aleksandër Lahos dhe në listën që Vullnet Muça i ka dërguar Aleksandër Lahos në 23 Shkurt 2023”, citohet në dokumentet hetimore.
Në analizimin e praktikës së përvetësuar nën emrin e shtetasit Hajdar Kila, SPAK ka zbuluar disa komunikime interesante mes Aleksandër Lahos dhe Vullnet Muçës, vëllait të tij. Ky i fundit, duket i shqetësuar pasi falsifikimet nuk janë bërë cilësore dhe janë të kuptueshme.
Vullneti: Të dyja si surrati i vet i kanë bërë.
Rrumi: Po kartelat i bëmë neve para se ti fusnim, apo jam gabim? Po çfarë s’të pëlqen te këto, shkrimi apo ndonjë gjë tjetër…?
Kjo bisedë vërteton se si futeshin në arkivën e Kadastrës së Durrësit dokumentet e falsifikuara, që ndërroheshin me ato origjinale.
“Cdo dokument aty është futur dorazi apo manualisht dhe normalisht që ka lënë vend për abuzime, se ti e fusje një tapi’ sot e tërhiqje nesër nga arshiva, një tapi apo gentplan”, tha eksperti Gjergji Begaj.
Duke përllogaritur të gjitha praktikat që SPAK ka arritur ti vërtetojë si të falsifikuara në këtë hetim, sipërfaqja totale shkon në plot 200 mijë metër katrorë tokë e shpërndarë në 11 emra fiktivë. Pra, një hapësirë marramendëse që vlen miliona euro. Duhet të theksojmë se janë ende disa praktika që përbëjnë qindra hektarë tokë me vlerë deri në qindra milionë euro. Në këtë lojë të madhe, nuk janë korruptuar vetëm zyrtarët, por edhe njerëzit e ligjit…
Vullneti: I ka cuar për akt ekspertimi ai prokurori…
Rrumi: Fola, i ka ky të gjitha, u ndava shumë mirë…Unë do ti bëj gjërat që mos të bëjnë riekspertim, dhe po ta bëjnë të vijë te linja jonë…Është ok.”
Atëherë kam futur dhe një avokat tjetër të takojë dikë ti thotë të tërhiqet.
Vullneti: Po te firmat ajo ‘A’ thoshte po me ca kuptova e ka bërë me Fredin pak lojën për ndonjë kafe…
Prokuroria po heton për dhjetëra parcela të tjera ku bien në sy disa komunikime që flasin për tokat në Porto Romano, në afërsi të zonës së Portit të Ri. Rrumi me vëllanë zbulojnë në komunikime se janë pronarë de fakto të dhjetëra dynymëve, edhe pse prokuroria nuk i ka faktuar ende.
“Në datën 7 Gusht 2020 Aleksandër Laho bisedon me kontaktin Vullnet Muça, lidhur me një sipërfaqe toke prej 88 dynymësh e ndodhur në parcelën nr. 93 në Porto Romano. Vullneti i dërgon fotografi të vendodhjes së tokës dhe e informon Aleksandrin se te ky vend do të ndërtohet Port dhe se toka ndodhet te i njëjti vend ku Aleksandri ka bërë dhe prona të tjera me Arditin”, citohet në dosje. Rrumi porosit të vëllain të flasë me një person të quajtur Fetau, që mos të ndërhyjë te kjo parcelë pasi ‘po e bëjmë ne’. Pra, e paralajmëron se do ta përvetësojë ai. Në komunikime zbulohet se ata nuk përdorin vetëm forcën por edhe paranë. Bisedat zbulojnë në një rast se kanë paguar deri në 100 Mijë euro për të sistemuar dokumentet.
Aty, kuptohet se si zyrtarët ‘motivohen’ në paligjshmëri duke marrë shuma të ndryshme parash në këmbim të bashkëpunimit me krimin./tch
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Tetor22:11
Përplasje si në filma në autostradë, zbardhet ngjarja me protagonistë shqiptarë. Dëshmia: Altini u “çmend” nga xhelozia për të dashurën
Njësia Hetimore Italiane e Parmës (RIS), ka zbardhur një ngjarje të ndodhur rreth dy vite më parë, kur një 28-vjeçar s...
AKTUALITET
22 Tetor21:59
Gazetari Rai-t: Vrasës shqiptarë donin të më eleminonin, ndaj mora mbrojtje
Gazetari i Rai-t, Sigfrido Ranucci, foli këtë të mërkurë lidhur me dyshimet për atentatin që iu bë disa ditë m&eu...
AKTUALITET
22 Tetor21:53
Flet gazetari i Rai-t pas atentatit: Vajza shpëtoi për fat
Për herë të parë, pas atentatit, për një media shqiptare ka folur gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci. Ranucci ka fo...
AKTUALITET
22 Tetor21:43
Bllokimi i monopatinave/ Ja pse urdhëri i ministres Koçiu shkel Kodin Rrugor dhe s’duhet të zbatohet
Prej ditësh, në rrugët e Tiranës po zhvillohet një situatë tragji-komike, në të cilën punonjësit e Policis&e...
AKTUALITET
22 Tetor21:05
Kërkesa e familjes së Martinajt/ Gazetari ngre dyshimin e fortë: Ja kush është i dyshuari për zhdukjen e Ervisit
Gazetari Elton Qyno ka folur pas kërkesës së familjes së Ervis Martinajt për ta shpallur zyrtarisht të zhdukur. Qyno ...
AKTUALITET
22 Tetor20:58
Kushëriri u gjet i vdekur në humnerë, ish-polici vë në lëvizje Prokurorinë e Shkodrës dhe tregon se pse e kanë vrarë
Prokuroria e Shkodër ka nisur hetimet për vdekjen misterioze të Mirel Çokajt, trupi i të cilit u gjet më 18 shtator 2025 në...
AKTUALITET
22 Tetor20:55
Ku janë shkeljet e Aeroportit të Vlorës? Lika: Bashkimi i operatorëve dështoi, duhet ribërë tenderi
Ekspertja Meri Lika, thotë se asnjë nga kompanitë shqiptare që janë kontraktuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës...
AKTUALITET
22 Tetor20:25
Vrasja e dyfishtë për kafen në Manzë, policia gjen automjetin e autorit të një prej vrasjeve. Ku e kishte fshehur
Pas ngjarjes së rëndë në Manzë të Durrësit me dy të vrarë, policia ka gjetur automjetin e 21-vjeçarit Dani...
AKTUALITET
22 Tetor20:17
EMRAT/ Bashkëshorti ekzekuton me armë 29-vjeçaren shqiptare në Kanada, nënë e katër fëmijëve. Autori e pëson rëndë
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Brampton të Kanadasë mëngjesin e së dielës, ku një grua shqiptare, Savannah Ku...
AKTUALITET
22 Tetor20:11
Video/ Makina e ngarkuar me dru, qarkullon pa sinjalistikë dhe pa targa në aksin Guri i Zi-Shkodër
Këto pamje të siguruara nga qytetarët tregojnë një automjet pa targa, që po transporton një ngarkesë me dru në ak...