Lagjja e mbuluar nga ujërat e zeza, qytetarët ngrenë alarmin në Elbasan
Banorët e lagjes Partizani në Elbasan kanë ngritur alarmin për një problem që sipas tyre po zgjat prej kohësh dhe po kthehe...
Banorët e lagjes Partizani në Elbasan kanë ngritur alarmin për një problem që sipas tyre po zgjat prej kohësh dhe po kthehe...
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas ...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me 6 vite burg të Shpend Sokolit, i akuzuar për “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nga institucionet ligjzbatuese partnere policia gjyqësore janë informuar se që nga nëntori i 2022, FBI po hetonte një treg të paligjshëm online me emrin Rydox.
Për disa muaj në 2020, Rydox u hoq nga online, por u rihap në shtator 2020. Rydox bënte reklama në Raidforums, një forum online kriminal i njohur, që ofron shitjen e regjistrave të spam, mjeteve për t’i dërguar ato si dhe tutorialet e tyre.
Rydox po ashtu ofron shitjen e kredencialeve për tu loguar në llogaritë e emailave, llogaritë e-commerce dhe llogaritë e takimeve online. Bazuar në shqyrtimin e të dhënave të faqes online, përdoruesit kryesor të tregut online janë aktore të krimit kibernetik të cilët blejnë dhe shesin informacionet e identifikimit personal te viktimave(“PII”) apo informacione të tjera të kësaj natyre.
Në shkurt 2023, forcat e zbatimit të ligjit, në koordinim me autoritetet e një vendi tjetër, morën provën shkencore të një serveri, që shërbente për rydox.cc.
Bazat e të dhënave përfshinin informacion për mbi 18,000 llogari të përdoruesve të Rydox, duke përfshirë usernames dhe adresat e emailit, transaksione monetare virtuale, paketa të blera nga përdoruesi si dhe të dhëna të gjendura në këto paketa të blera nga përdoruesit, apo një link për një dosje (file), që presupozohet se përmbante të dhënat e blera.
Nga analiza e bazës së të dhënave Rydox dhe vijimit të mëtejshëm të procesit ligjor, FBI ishte në gjendje të identifikonte tre administratorët e tregut Rydox. Shpend Sokol, nga Kosova, ishte një nga zhvilluesit e faqes së internetit të Rydox, bashkëpronar i kompanisë shqiptare Scythe Labs.
Së bashku me dy persona të tjerë, Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi, ai bashkëpunonte për të kryer këtë aktivitet të p-aligjshëm, ndërsa ishin nën hetim nga FBI.
Në vazhdim të përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dërguar dokumentet dhe materialet e tjera proceduriale. Nga të dhënat e komunikimeve në aplikacionin Facebook rezulton se këto komunikime fillojnë nga data 30.05.2016, ku vërehet se si ka filluar marrëdhënia ndërmjet Ardit Kutleshit dhe Shpend Sokoli, dakordësisë për rolin e secilit dhe përfitimet që do të kishin në vazhdim nga bashkëpunimi i tyre.
Gjithashtu vërehet mënyra e veprimit në fillimin e ndërtimit të Rydox, programimit dhe ndërtimin e çdo funksioni të Rydox, që të bëhej funksional nga ana e Shpend Sokolit, sipas kërkesave të Ardit Kutleshit.
Shihet qartë thotë SPAK se Shpend Sokoli kërkon marrjen e fitimeve materiale nga bashkëpunimi i tyre, si dhe përfitime të tjera për projekte që do të bëjnë së bashku.
Pjesë nga komunikimet mes tyre:
Ardit Kutleshi- qysh muna me bo psh ni update, me I marr qdo her fresh userat qe e kan reseller 1
Shpend Sokoli: Spo tmard vesh
Qqitu do nuk jon resellera do jon do e kan username ndryshe a muna me shkru naj komand qe lidhet me db me I bo update veq ata qe e kan reseller 1
-Mujm bojm najsen… spo di
-Hahaha still tirana lifestyle
-Se mu duft me ndrru vendodhjen per krime kibernetike
-Hahahah ka je
-Qe ndurrs qitu
-Tirane kesh diten e par
-Kit domain rydox.ru ma kan suspendu, tash e bleva rydox.cc edhe e shtova nhost si addon domain amo une e kom ble tjeter ka domain. E spo di qfar nameservera me i qit atje ku e kom ble domain Qe me u lidh me hostin e tanishëm
……..
Shpend Sokoli: I need some mofuckin help :p
Ardit Kutleshi: Mfal bal se nshpi sjom kon
-Sup?
-Qfar ka ndodhur
-Me bit coin 1 blerje me ma kry
-Qka ashtu
-Dmth ti mi bon 50 eki blerje une ti heki prej cmimit te rydoxit
-Okej G, qomi login te serverit
-le se i gjeta
-N notepad.
Një aksident ka ndodhur në Shkodër. Haki Bajrami 77 vjeç ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet....
Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar, i cili u kap me 45 kilogramë kokainë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, poli...
Një person i vdekur është gjetur nga kalimtarët e rastit në një nga rrugët e qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar pa...
Këshilli Bashkiak i Vlorës, me votat e mazhorancës socialiste në këtë këshill, ka miratuar tarifën për përdori...
Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga autoritetet greke në portin e Igumenicës, në një operacion të koordinuar ku...
Dhjetëra nëpunës civilë që kanë fituar betejat në gjykatë për largime të padrejta nga puna vijojnë të...
Drejtoresha ekzekutive në JP Morgan, Lorna Hajdini, e cila akuzohet se ka përdorur pushtetin e saj për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht m...
Pas kontrolleve të kryera me urdhër të SPAK në zyra, banesa, vila luksoze në jug të vendit apo kompani të ndryshme në ...
Sipas specialistit te zonave te mbrojtura Nexhip Hysolakoj, vetëm gjatë 2-3 muajve të fundit janë regjistruar tre raste kapjesh, me nj&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një mjet ka ...