Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

LEZHË- Në qytetin e Lezhës u përkujtua 581 vjetori i Besëlidhjes se Lezhës, simbol ky i bashkimit të shqiptarëve në mbrojtje të trojeve të tyre. Siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, në ceremonitë e rastit merrnin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë si dhe përfaqësues të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, Presheva dhe Ulqini, të cilët, në përshendetjet e tyre theksuan rëndësinë e kësaj ngjarje për shqiptarët edhe në ditët e sotme.
Ceremonitë përkujtimore në nderim të 581 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës nisën me vendosjen e kurorave në Memorialin e Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit Skendërbeut nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetarët e komunave me popullsi shqiptare në Luginën e Preshevës dhe Ulqinit si dhe nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe autoritetet vendore. Më pas, në sheshin përpara Memorialit u zbulua shtatorja e Skendërbeut, vepër e skulptorit Ardian Pepa.
Duke folur në ceremoninë e përurimit të shtatores së Skendërbeut, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot, në një kohë zhvillimesh dhe sfidash të shpejta, ashtu si në vitin 1444 nevojitet një qasje e përbashkët, vizion afatgjatë dhe një vullnet i përbashkët për t’a forcuar rolin e shpiptarëve në rajon dhe në botë.
“ Në këtë përvjetor të rëndësishëm Lidhja e Lezhës nuk është thjeshtë një episod i së kaluarës, por është një frymëzim për të ardhmen tonë. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët kudo që ndodhen me lidhjet e tyre të pandashme duhet të vazhdojnë rrugën e bashkëpunimit dhe forcimit të pozitës së tyre ndërkombëtare. Ashtu si Skendërbeu dhe princërit shqiptarë, që hodhën themelet e rezistencës dhe unitetit, sot kemi përgjegjësinë historike që t’a çojmë para këtë amanet duke ndërtuar institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe shtete të denja, gjithnjë duke i qëndruar pranë njëri- tjetrit", deklaroi ajo.
Kryetarja e Komunës së Preshevës në Serbi, Ardita Sinani, tha se shqiptarëve vazhdojnë t’u mohohen të drejtat elementare në Luginën e Preshevës, duke synuar t’i shuajnë përmes diskriminimit, përjashtimit dhe spastrimit etnik të heshtur.
“Prandaj sot, nga ky vend i historisë, le të themi me zë të lartë se nuk ka forcë që mund të na asimilojë dhe nuk ka padrejtësi që mund të na thyej. Ne kemi kaluar shekuj të pushtimit, kemi qëndruar përballë perandorive edhe sot nuk do të dorëzohemi", deklaroi ajo.
Edhe përfaqësuesi i Qeverisë së Shqipërisë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, theksoi rëndësinë e mesazhit të bashkimit dhe bashkëpunimit që Besëlidhja e Lezhës përcjell edhe sot e kësaj dite për të gjithë shqiptarët.
“Mesazhi i bashkimit të madh të shqiptarëve për t’i dalë zot trojeve shqiptare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut në një udhëkryq të rrezikshëm të historisë tonë të përbashkët është më aktual se kurrë për ne shqiptarët sot, kur na duhet të punojmë fort dhe të bashkërendojmë përpjekjet tona për tu bashkuar si shqiptarë me Bashkimin Europian“, tha ai.
581-vjetorin e Kuvendit historik të Besëlidhjes së Lezhës e përshëndetën edhe kryetari i Bashkisë së Ulqinit në Mal të Zi, Genc Nimanbegu, kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, si dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu./ VOA
TIRANË- Gjykata e Lartë ditën e sotme ka shqyrtuar rekursin e 11 të pandehurve të "grupit të zjarrit", të akuzuar p&eu...
MEMALIAJ- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Policia bën me dije se aksi...
ITALI- Katër shqiptarë janë arrestuar në fundjavë nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në m...
ITALI- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mediat e h...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Një 'bos' shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani, është kthyer fshehurazi n&eu...
foto ilustruese TIRANË- Dy shefat e policisë të arrestuar nga operacioni antidrogë i SPAK dhe një tjetër i shpallur në ...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me operacionin antidrogë ku janë lë shuar 10 m...
gaz demi ne spak TIRANË- Biznesmeni Gaz Demi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Sipas informaci...
aksidenti ELBASAN- Dy persona humbën jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në ...
aksidenti PEQIN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Peqin- Elbasan. Një automjet tip "Benz...