AKTUALITET

“Situatë e tensionuar, Veliaj etiketoi prokurorin…”/ Lala tregon ç’ndodhi në gjyqin e Veliajt

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 21:37
“Situatë e tensionuar, Veliaj etiketoi prokurorin…”/
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje se çfarë ndodhi në gjyqin e Veliajt i cili nisi në mëngjes dhe përfundoi në orën 22.00 të ditës së djeshme. Lala e futar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se deri në mbrëmje, ishin zyrtarë të lartë të Bashkisë, vartës të Veliajt, që mbajtën tubim. Lala më tej tha se ka patur debate të forta mes Veliajt dhe prokurorit të posaçëm, Olsi Dado, të cilin e kishte etiketuar si person që e përndjek. Po ashtu Lala tha se vetëm njëri nga biznesmenëve nuk është njohur me masën dhe ka komunikuar me SPAK se ku do të kthehet nga jashtë vendit. Lala shpjegoi edhe argumentet që përdori gjykata për të mos ndryshuar masën për Erion Veliajn.

“Seanca nisi në 08:30, Veliaj bashkë me Elman Abulen u shoqëruan nga Blloku i Sigurisë në gjykatë, ndërkohë që zonja Xoxa mbërriti e shoqëruar nga oficerë policie. Biznesmenët janë në “detyrim paraqitje”. U ndërpre sepse avokatët kërkuan të njihen me aktet. Janë 66 fashikuj të depozituar, dosje mjaft voluminoze. Deri në mbrëmje, ishin zyrtarë të lartë të Bashkisë, vartës të Veliajt, që mbajtën tubim.

Nga njëra anë bëhej thirrje për lirimin e Veliajt, por nga ana tjetër të burgosurit thërrisnin “Hajde këtu Erion Veliaj, je hajdut!”. Më pas rifillon seanca, ka patur debate të forta mes Veliajt dhe prokurorit të posacëm, Olsi Dado, të cilin e kishte etiketuar si person që e përndjek, pervers, lunatik, etj, thuajse të njëjtin qëndrim ka mbajtur në sallën e gjyqit, ka thënë po përndiqni bashkëshorten time, etj. Prokurori i ka tërhequr vëmendjen që t’i përmbahet provave.

Në orën 22, gjykata e la në fuqi masën e sigurisë për zotin Veliaj dhe të lehtësojë masën për zonjën Xoxa në detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Vetëm njëri nga biznesmenëve nuk u njoh me masën dhe ka komunikuar me SPAK se ku do të kthehet nga jashtë vendit. Media nuk u la të futet brenda, as të kapërcejmë pragun, për të shmangur ndonjë foto. Gjatë qëndrimit zoti Veliaj nuk ka patur problematika me policinë, i është ofruar vetëm ujë. Ka patur tension në ajër. Në momentin që po dilte furgoni mbështetësit e tij e bllokuan, derisa ndërhyri policia. Kishte edhe zyrtarë të bashkisë, artistë e me radhë. 

Argumenti thelbësor që gjykata ka përdorur për masën arrest me burg, është një dhe i vetëm. Gjykata thotë se ekziston rreziku potencial, që zoti Veliaj intimidon dëshmitarët dhe mund të “helmojë” provat, sepse ka mesazhe të tij të drejtuara drejt zyrtarëv të BKH duke i intimiduar me qëllim që të mos marrin në pyetje bashkëshorten dhe vartësin, pra në këto kushte që Veliaj ka pushtet politik dhe ekonomik, lidhje te fuqishme, imagjino kur e bën me njerëzit e drejtësisë, merreni me mend si mund të sillet me dëshmitarët në këtë proces. Pra kjo është përdorur për masën arrest në burg.

Zoti Veliaj ndërkohë që ishte nën hetim, për korrupsion dhe pastrim parash, prokurorët pretendojnë se ai ka dërguar mesazhe direkte ndaj hetuesve të BKH, madje bashkëshortja bashkë me Klotilda Bushkën kanë kërcënuar dhe intimiduar dëshmitarë. Zonja Xoxa ka marrë telefonin e ish-vartëses dhe ka kërkuar që ajo të thotë se nuk mban mend asgjë. Ky është argumenti kryesor për masën e sigurisë”, tha Lala. 

klodiana lala

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë