Mes dhimbjes së thellë dhe lotëve, sot në Shëngjin iu dha lamtumira e fundit 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. Familjarë, të afërm dhe dhjetëra qytetarë morën pjesë në ceremoninë mortore për ta përcjellë në banesën e fundit të renë, rasti i së cilës ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shumë pikëpyetje mbi rrethanat që çuan në këtë fund tragjik.
Miqtë dhe të afërmit e së ndjerës tregojnë për një situatë të vështirë që ajo kishte përjetuar në jetën e saj personale kohët e fundit. Sipas dëshmive të tyre, marrëdhënia me ish-bashkëshortin kishte qenë e mbushur me konflikte të vazhdueshme dhe shkaku kryesor ishte nëna e 25-vjeçarit.
“Konfliktet kanë nisur sepse nëna e Eraldo Fizit futej në mesin e tyre dhe i ngatërronte me njëri-tjetrin”.
“Vjehrra e saj është një grua katile që e mbyllte në dhomë me çelës, e rrihte, e ofendonte madje edhe rrobat e saj i hidhte. Ajo është zanafilla kryesore pastaj djali, i cili thjesht dëgjonte mamanë e tij, por konflikti kryesor është e ëma”.
Familjarët, miqtë dhe të afërmit bëjnë përgjegjës ish-bashkëshortin, duke pretenduar se ai e kishte dhunuar dhe përndjekur, duke e shtyrë drejt aktit ekstrem. Madje, tronditëse janë detajet se vajza ka patur thyerje të nofullës dhe dëmtime të shumta në fytyrë, për këtë arsye arkivoli është mbajtur i mbyllur dhe askush nuk është lejuar ta shohë.
Qytetarë që kanë njohur nga afër situatën kërkojnë që rasti të hetohet në mënyrë të plotë nga autoritetet, për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen e 25-vjeçares.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të reja zyrtare mbi këto pretendime, ndërsa ish-bashkëshorti Eraldo Fizi vijon të jetë në kërkim.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, i riu ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 mars dhe dyshohet se kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes në Tiranë pasi nuk e pranonte ndarjen dhe aty kanë nisur konfliktet e agravuara mes tyre.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Mars16:36
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën: Situata mund të përkeqësohet
Megjithëse në distancë mbi 1 mijë e 700 kilometra, tensionet në Lindjen e Mesme po i përcjellin dita-ditës efektet në Sh...
AKTUALITET
12 Mars16:24
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë! Në pranga dy vajza dhe një djalë
Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është rrahur nga tre të rinj në Tiranë. Sipas s...
AKTUALITET
12 Mars16:16
EMRI/ Mashtroi në formularin e dekriminalizimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak Lushnje
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjes, Armelin Meta.&nbs...
AKTUALITET
12 Mars16:12
Qytetari shqiptar në Kuvajt denoncon skandalin: Ambasada shqiptare është mbyllur pa paralajmërim, ambasadori ia ka mbathur!
Një qytetar shqiptar që jeton dhe punon në Kuvajt, shtet i pavarur që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, në...
AKTUALITET
12 Mars16:00
Ministria e Brendshme publikon emrat e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë/ Në garë dhe dy zonja
Kandidatët, sipas rendit alfabetik, janë: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Ejona Gurbardhi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan...
AKTUALITET
12 Mars15:53
Përplasi aksidentalisht për vdekje 43-vjeçarin në guroren e Dajtit, arrestohet fadromisti!
Aksidenti me pasojë vdekje në një gurore në zonën e Dajtit, ka çuar pas hekurave një 56-vjeçar të dyshuar.
P...
AKTUALITET
12 Mars14:57
Gjuetia me dinamit dëmton bregdetin e Vlorës, specialistët: Shpërthimi shkatërron habitatin
Në bregdetin e Vlorës gjuetia me dinamit mbetet një problem. Sipas specialisteve kjo mënyrë dëmton faunën dhe largon peshku...
AKTUALITET
12 Mars14:48
Skandal në Tufinë, varrezat mbushen plot me mbeturina
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen shqetësuese në varrezat e Tufinës, ku mbeturinat janë bër&eum...
AKTUALITET
12 Mars14:33
Kuadri ligjor për gratë në ekonomi: Shqipëria mbetet pas rajonit, çalon te zbatimi
Shqipëria ka ndërtuar një kuadër ligjor relativisht të fortë për të drejtat ekonomike të grave. Megjithatë, ...