
Gjykata Kushtetuese, e cila u mblodh sot në lidhje me “zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe dhe Gjykatës së Posaçme mbi vendimin për pezullimin e ushtrimit të detyrës së një anëtari të Këshillit të Ministrave”, nuk mori as sot një vendim mbi rastin “Balluku”.
Kryeministri Edi Rama ankimoi vendimin e GJKKO për shfuqizimin e masë së pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërkohë Gjykata Kushtetuese rikthehu në detyrë numrin dy të qeverisë.
PEZULLIMI I BALLUKUT NGA GJKKO
Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.
Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.
Akuzat me të cilat përballet Balluku:
Ndryshe nga më parë, kur numri dy i qeverisë ishte e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe, SPAK njoftoi se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë. E se i duhet leje për ta arrestuar.
“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:
“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Shkurt14:47
Iute Credit “rrjep” qytetarët, shteti fle gjumë
Institucionet mikrofinanciare janë kthyer në një gangrenë që po rrjepin xhepat e qytetarëve të cilët nga halli drejtoh...
AKTUALITET
3 Shkurt14:39
Maliq/ Uji i pijshëm në Terovë e Pendavinj me erë të rëndë dhe ngjyrë, banorët: Po helmohemi
Rreth 400 banorë të fshatit Terovë në Bashkinë Maliq po përballen prej dy javësh me ndotje të ujit të pijshë...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
3 Shkurt14:33
45 vite burgim për grupin e Pogradecit, që tregtonte drogë në disa zona të qytetit
Plot 45 vite burgim, ka kërkuar në gjykatë prokuroria e Korçës për grupin e Pogradecit që tregtonin heroinë dhe koka...
AKTUALITET
3 Shkurt14:27
Të dënuarit i zbulohet drogë në burgun e Fierit, e fshihte në zonën intime
Një sasi e dyshuar lënde narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendim...
AKTUALITET
3 Shkurt14:21
Shpërndanin drogë në Kukës, goditet grupi i të miturve! Si u zbuluan nga policia
Një grup të miturish që akuzohen se bënin shpërndarjen e drogës në qytetin e Kukësit është goditur sot pas n...
AKTUALITET
3 Shkurt14:12
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës është ashpërsuar më tej, teksa Behgjet Pacolli ka denoncuar publi...
AKTUALITET
3 Shkurt14:10
Shembet një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon aksin drejt Dhërmiut
Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme, pas atyre në Tunelin e Murrizit, Qukës-Qafë-Plloçë, Lib...
AKTUALITET
3 Shkurt14:05
Konflikti mes familjeve Ndoka–Nikulaj/ Artan Hoxha: Hera e tretë mund të jetë fatale
Një konflikt i nisur një vit më parë në Shëngjin mes të rinjve Ndoka dhe Nikulaj solli atentatin e tre ditëve më ...
AKTUALITET
3 Shkurt14:03
Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, dallgë deri në 6.5 metra
Nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk do të lejohen të dalin në det në Vlorë. Shkak...
AKTUALITET
3 Shkurt13:56
Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët
Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pa...