Shenjat më me fat për sot! Njihuni me horoskopin, e diel 21 qershor
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti, me temperatura që do të rriten ndjeshëm në shumic...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...

Prokuroria e Posaçme nuk është aspak dakord me lirimin para kohe nga burgu të ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar me tre vendime jo-përfundimtare për atë që konsiderohet si “afera e inceneratorëve”.
Në Shkurt 2026, Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e marrë nga shkalla e parë për lirimin para kohe të Kokës, nën argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit.
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka bërë rekurs ndaj këtij vendimi, duke këmbëngulur se Lefter Koka duhet të rikthehet në ambjentet e paraburgimit.
Rekursi është dorëzuar në 10 Prill 2026 në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, si institucioni që ka dhënë vendimin më të fundit në radhë.
Ligji procedurial parashikon që rekursi t’i njoftohet menjëherë të pandehurit. Por, në rastin e Kokës, ai rezulton se nuk ka marrë njoftim nëpërmjet shërbimit postar.
Gjykata e Apelit të Posaçëm thotë në një njoftim publik se “kërkuesit/të pandehurit Lefter Haki Koka nuk i është komunikuar rekursi, pasi nga shërbimi postar është kthyer dëftesa e komunikimit me shënimin: “Larguar”.
Në këto kushte, Gjykata ka vendosur të përdor mekanizmin e fundit ligjor të njoftimit, atë të “shpalljes publike”.
Lirimi para kohe i Lefter Kokës
Ish-Ministri i Mjedisit, Koka, i arrestuar në dhjetor 2021 për “shpërdorim detyre”, “pastrim produktesh të veprës penale” dhe “korrupsion” është dënuar me tre vendime jo-përfundimtare për atë që konsiderohet “afera e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës”.
Në dhjetor të vitit 2025, Gjykata e Posaçme mori në shqyrtim kërkesën e tij për lirim, si pasojë e përfundimit të afateve maksimale të paraburgimit.
Prokuroria e Posaçme e kundërshtoi këtë kërkesë, me argumentin se ajo nuk qëndron procedurialisht. Por, Gjykata e Posaçme e pa situatën shumë ndryshe.
Sipas trupës gjyqësore, Lefter Koka kishte tejkaluar afatet e paraburgimit, bazuar në një intepretim që ka bërë më herët Gjykata e Lartë lidhur me llogaritjen e kohës në qeli, në rastet kur ka mbivendosje të masave të sigurimit dhe dënimeve penale.
Për Gjykatën e Posaçme, SPAK-u nuk ka arritur ta kuptojë si duhet orientimin që ka dhënë Gjykata e Lartë në një vendim të vitit 2024. Dhe, në konkluzon, vendimi lirimin nga burgu të ish-ministrit të Mjedisit.
Prokuroria e Posaçme e ankimoi vendimin. Gjykata e Apelit të Posaçëm, në 26 Shkurt 2026, la në fuqi vendimin për lirimin e Kokës. Ky vendim bazohet në orientimin e Gjykatës së Lartë, një orientim që, sipas trupës së Apelit, gjithësesi, “ngre pikëpyetje për zbatueshmërinë dhe domosdoshmërinë e tij”.
Arrestimi dhe dënimi i Lefter Kokës
Lefter Koka u arrestua në 14 dhjetor të vitit 2021, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Më tej, ndaj tij u caktuan masa sigurimi “arrest me burg” edhe për “inceneratorin e Fierit” dhe “inceneratorin e Tiranës”.
Ndaj tij u zhvilluan tre procese gjyqësore paralele, të cilat nuk u bashkuan kurrë, megjithëse kishin dinamikë, zhvillim dhe personazhe thuajse të njëjtë.
Në shtator të vitit 2023, Koka u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim edhe për “inceneratorin e Fierit”. Ky rast ëshë ende në shqyrtim, pasi Gjykata e Lartë e ka rikthyer në Apelin e Posaçëm.
Në nëntor 2024, Lefter Koka u dënua nga Apeli i Posaçëm për aferën e inceneratorit të Elbasanit, me 10 vjet burgim. Për shkak të procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 6 vjet e 8 muaj.
Për “inceneratorin e Tiranës, Koka u dënua me 3 vjet e 4 muaj në Prill të vitit 2025. Edhe ky proces u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe Lefter Koka u dënua përfundimisht me 2 vjet burgim. Në të njëjtën seancë, Gjykata e Posaçme shpalli se Koka e ka shlyer këtë dënim me periudhën e paraburgimit. Ky rast është në shqyrtim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.
Në mënyrë të përmbledhur, përgjatë katër viteve të fundit mbi Lefter Kokën kanë rënduar tre dënime dhe tre masa sigurimi “arrest në burg”.
Avokati i Erion Veliajt, në një deklaratë për mediat theksoi se seanca e sotme është shtyrë për shkak të parregul...
Pamjet filmike tregojnë një bandë shqiptare të maskuar, duke filmuar veten në TikTok gjatë bastisjes së një 'sht&e...
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi p...
Policia e Korçës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur një ditë më parë, ku një person mbeti i plagosur. Sherri ndodhi ...
Një ngarkesë prej 22 kg kokainë dhe arsenal armësh të paligjshme u sekuestruan gjatë një operacioni në Asti të Ital...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët që nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke h...
Gjatë javë së tretë të prillit, një dyzinë mediash online dhe llogari në rrjetet sociale shpërndanë një l...
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e zhvilluar në Korçë. Nga hetimet dyshohet se konflikti ka patur si shkak hapësir...
Sot Kosova ndodhet në ditë zie kombëtare për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta të enjten në moshë...
Shkeljet në sigurinë në punë po kthehen në një kosto të drejtpërdrejtë për bizneset shqiptare, ndërsa v...