AKTUALITET

‘SPAK prodhon publicitet por jo rezultate’, Dedaj: Drejtësia ka rënë me kohë sepse është e kapur nga një individ…

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Janar 2026, 10:42
‘SPAK prodhon publicitet por jo rezultate’, Dedaj: Drejtësia ka

Debati publik mbi efektivitetin e drejtësisë së re në Shqipëri vijon të jetë intensiv, me Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në qendër të vëmendjes. Megjithëse arrestimet e figurave të larta politike dhe ish-zyrtarëve kanë krijuar pritshmëri të mëdha, kritikat shtohen për mungesën e rezultateve konkrete, veçanërisht në aspektin e sekuestrimit të pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Sipas gazetari Reldar Dedaj që ishte i ftuar në emisionin e mëngjeist Kafe Shqeto në Syri tv, optimizmi fillestar për reformën në drejtësi është zbehur, pasi rezultati final, ai që prek drejtpërdrejt shoqërinë, duket se mungon. Argumenti kryesor është se ndërsa SPAK realizon operacione dhe arrestime të bujshme, duke prodhuar publicitet mediatik, hapi vendimtar – kthimi i parave të vjedhura qytetarëve përmes sekuestrimit – nuk po ndodh. Kjo qasje cilësohet më shumë si një sfidë PR sesa një luftë e mirëfilltë kundër korrupsionit. 

Janë përmendur raste specifike si ai i Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe Vangjush Dakos, të cilët u arrestuan për akuza korrupsioni por më pas u liruan, pa pasur një proces paralel efektiv të sekuestrimit të aseteve të tyre. Pyetja që shtrohet është: çfarë pasurie u është konfiskuar atyre? Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Dedaj tha se,  mungesa e një përgjigjeje të qartë përforcon idenë se drejtësia mbetet e paplotë dhe se pasojat financiare për aktet korruptive janë minimale.

Kritikat shkojnë më tej, duke aluduar për një qasje selektive të SPAK, ku goditjet përqendrohen shpesh te figura të opozitës, ndërkohë që zyrtarë të mazhorancës duket se i shpëtojnë të njëjtit nivel hetimi. Ky perceptim minon besimin tek paanshmëria e institucionit.

Në një dimension tjetër, diskutohet edhe përplasja mes pushteteve, siç ilustrohet nga çështja e ministres Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Sipas një këndvështrimi, ndërhyrja e një pushteti tek tjetri, edhe në emër të drejtësisë, mund të krijojë një precedent të rrezikshëm kushtetues. Kjo ndan logjikën penale të një hetimi nga ajo kushtetuese, e cila kërkon ruajtjen e balancave institucionale.

Në fund, sipas gazetarit, shqetësimi kryesor për qytetarët mbetet i njëjtë: përtej arrestimeve, a po i kthen drejtësia e re paratë e abuzimeve në arkën e shtetit? Për sa kohë që milionat e eurove të përfituara nga korrupsioni nuk sekuestrohen, perceptimi se lufta është më shumë një shfaqje sesa një betejë reale, do të vazhdojë të dominojë opinionin publik.

Reladar Dedaj: Dëgjo Flavio, se duhet të themi, duhet të jemi të qartë. E para e punës, dikur kam pasur një lloj optimizmi për drejtësinë e re, aktualisht unë nuk e shoh. Po, nuk e shoh drejtësinë e re si, sepse njeriu, njeriu sheh rezultatin, çfarë sjell në shoqëri. Pra unë nuk jam pjesë, pavarësisht se i mbështes opozitën shumë, sepse mendoj që kjo mazhorancë qeverisëse ka marrë fund. E mbështes edhe për shkak deri diku bindjeve të mia të djathta, por nuk them që SPAK-u po risjell tashmë ndonjë rezultat për shoqërinë shqiptare.

Mua më intereson rezultati, mua nuk më intereson fakti se sa publicitet prodhon SPAK-u. Unë po të bëj, po bëj një sfidë këtu. Më thoni, u arrestua Lefter Koka për korrupsion? U arrestua Alqi Bllako për korrupsion? Dhe dolën këta të dy. Vangjush Dako për korrupsion? Dhe doli. U arrestua Ilir Beqja, është brenda në burg? Më thuaj çfarë pasurie e tyre është sekuestruar? Një. Qoftë, dhe një ballkon. Ose një kasolle të këtyre.

E dini ju se çfarë, çfarë mbajnë të bllokuar këto? Çfarë kanë bënë një sekuestro preventive? E di çfarë kë kanë bërë? I kanë bërë vetëm, Jamararbër Maltezin. Një personi i cili e ka gjithçka me trashëgimi. Po. Tani, si do ta mbrojmë ne këtë lloj SPAK-u kur hyjnë ministrat e qeverisë së mazhorancës, hyjnë dhe dalin nga burgu dhe vijnë e bëjnë xhiro bulevardit me firmato duke duke provokuar qytetarët e varfër e këto dhe nuk ka sekuestrim pasurie, ku akuza dhe dënimi është bërë për miliona euro. Tani kë do mbrojmë ne? Kupton? Se mua po më çorientojnë edhe këta deputetët e opozitës, këta gjoja, euroatlantikët. Në frymë pra, në frymë. Euroatlantikë janë këta. Pro-SPAK-ut, këta godasin. SPAK-u kur vjen puna për të goditur, godit vetëm elementë, të opozitës. Çfarë drejtësie është kjo? Pa prodhuar rezultat. Po pse, ku është interesi im si qytetar? Thuaj, mua nuk më intereson që futen në burg individët. Madje, do ta them të vërtetë, mua s’më intereson burgu fare i atyre, mua më intereson sekuestrimi i pasurisë.

Flavio Qarri: Ka qenë një iniciativë para nja 10 vjetësh, amnisti për hajdutët e politikës me kusht që mos të jenë më në politikë dhe të dorëzojnë një pjesë.

Reldar Dedaj: Po dorëzojnë pasurinë, as kjo nuk më intereson fare. Po leje mo politikën leje sa të duan, po merri pasurinë. Merre atë që e kanë marrë popullit, pasurinë që e kanë vendosur padrejtë. Jo atë të drejtën se ka njerëz që janë edhe të zotë edhe e prodhojnë se sistemi kapitalist e ka këtë të mirë. Këtë, kjo më intereson mua si qytetar, ça më duhet mua burgu? Që t’i justifikoje, t’i justifikojë SPAK-u milionat që merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe buxheti i shtetit. E dini ju që është struktura që ka financimin më të madh? Dhe ka nxjerrë, një preambulë, që nuk jua gjejmë dot ne për shkak të informalitetit. Po ne 1.4, jemi këtu brenda o burrë. Ne jemi sa pesë pallate në Manhattan. Po të duan, për 24 orë e dinë se ku janë futur lekët e ku kanë dalur lekët. Po këta duan të prodhojnë, prodhojnë PR në kuptimin në kurriz të qytetarëve shqiptarë, sepse shtrëngimin e dhimbjen e thonjve që shtrëngon ky sistem, e vuajmë ne. Kaq. Po pse mor burrë? E çfarë e pengon SPAK-un të futet në sistemin e ndërtimit për të parë këtë.

Ti ke Kosovën. Pse Kosova, ndërton më lirë se ne? Dhe pse ne më shumë? Sepse këtu ka korrupsion, shumë të madh. Po SPAK-u nuk e sheh këtë. Kupton? Dhe ne jemi bërë, në kuptimin qesharak edhe si gazetarë edhe si media që i shkojmë logjikës së PR-it që ka SPAK-u. Dhe kjo është shumë e frikshme për qytetarët. T'i kthehemi te zonja Balluku se duhet edhe guxim ndonjëherë t’i thuash ca gjëra. Struktura e posaçme ka hyrë në ekzekutim. Unë po të isha deputet i opozitës do të kërkoja që Gjykata Kushtetuese t’i japi të drejtë kryeministrit. Pikë. Ka hyrë në ekzekutim. Nuk mund të krijohet një precedent i tillë që një sistem tjetër, një pushtet tjetër, të futet në një pushtet tjetër. Kur janë të gjitha kushtet për të vazhduar hetimin. Këtu ka logjikë penale dhe logjikë kushtetuese. Dhe e dyta. S’ka pasur asnjë lloj pengese. Nuk ke prishje provash sepse ta tregoj. Po prit se këto, kjo gjykohet për pabarazinë në tendera. Po. Do të thotë që kush e njeh administratën publike, dosjet shpërndahen në katër palë njëherë. Një arkivohet, një tjetër e marrin konkurrentët e tij. E dyta, është kryer veprimi. Është veprimi i kryer mor. Që s'ka shanse kushdo të ngrihet, të ngrihet, nuk e fsheh dot atë atë provë. Është kryer veprimi se ti e ke të shkruar aty. Koha e veprimit që është gjoja te përgjimet e telefonike dhe koha e veprimit në dokumente. A ka përputhje? A mund ta tregojë SPAK-u, ka përputhje këtu koha e veprimit në telefon me kohën e veprimit... Se duhet ta dimë ne si qytetarë se këtu është ndërtuar mjegull e jashtëzakonshme.

E dyta, e nxjerrin rolin e zëvendëskryeministrit, e nxjerrin si psikopate, ose handikapate. 300 apartamente, dy jahte. Po vetëm që sa është gati, ka dalë nga psikiatria mund ta bëjë një njeri të tillë se një njeri që ka një logjikë normale minimale të themi nuk e bën një gafë të tillë. Tani, si i mëshohen këto gjëra? Nga dalin këto informacione? Për shembull, në dy-tre elementë që unë kam lexuar nga dosja, me burimet e mia, nuk e shoh atë. Nuk e shoh. Dhe e dyta, 16000 faqe, pjesa më e madhe janë të gjithë prokurimet që kanë marrë nga arkiva e ministrisë. Janë dy-tre elementë nga telefonatat e Berberit. Kjo është e vërteta tani. Tani, shih në Gjykatën Kushtetuese, nuk e di, e ndoqe me vëmendje shumë të madhe atë. Po të shihje argumentet që jepeshin prokurorët e SPAK-ut, aty ishin në Gjykatë Kushtetuese, këtu jepnin argumente për gjykatat e ulët penale. Aty ishin kushtetuese, është problem kushtetues, ajo ka shkuar për problem kushtetues, nuk ka shkuar për problemin është e fajshme apo s’është e fajshme. Atë e vendos gjykata me vendim të formës së prerë, por padiskutim duhet të pengohet denigrimi i figurave sepse do përfundojmë në të njëjtën logjikë siç ra viktimë, Jamarbër dhe Argita Malltezi me punën e apartamentit të, që i kishin gjoja shitur Safet Gicit. Që e kishin falsifikuar dhe dokumentin, e kishin futur dhe në dosjen e Partizanit si argument, dhe ja japin opinionit publik dhe mediat e regjimit të denigrojnë. Hajde tani, hajde bindin njerëzit se si është e vërteta ne këtë punë. Që ai ishte një apartament i trashëguar nga familja kur kohën ata që janë martuar dhe kjo është e vërtetuar, e vërtetueshme totalisht. Plus e vërtetueshme dhe me dokument. Po si arrijnë, falsifikojnë një dokument një strukturë e posaçme që marrin miliarda e miliarda euro që është drejtësia më e shtrenjtë sot në Evropë? Dikush a do të bëjë ca pyetje normale këtu në këtë vend apo do i mëshojmë idesë se kjo qeveri ka rënë. Kjo kuptohet që ka rënë se i kemi të gjithë indikatorët e jetës ekonomike në vend. Ne e përjetojmë çdo ditë, e përjetojmë. Po a bie dhe drejtësia me Ballukun? E përjetojmë. Pra, brenda marsit... drejtësia ka rënë, Balluku nuk është asnjë lloj gjëje te pjesa e drejtësisë. Drejtësia ka rënë me kohë. Drejtësia ka rënë me kohë sepse është një drejtësi e kapur nga një individ…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan