Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Viti 2025 shënon një kulmim të ri në metodologjinë investigative të Prokurorisë së Posaçme, ku teknologjia është shndërruar në armën kryesore kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
Sipas të dhënave të fundit nga raporti vjetor i institucionit, SPAK ka ndërmarrë një ofensivë të gjerë përmes përgjimeve dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike, duke krijuar një “arkivë” voluminoze provash që po trondisin themelet e politikës dhe botës së krimit.
Gjatë vitit që lamë pas, Zyra e Përgjimeve ka operuar nën një presion të jashtëzakonshëm pune, duke monitoruar në kohë reale komunikimet e mbi 3 mijë pajisjeve telefonike. Ky proces nuk ka qenë thjesht një procedurë rutinë, por një operacion i mirëfilltë inteligjence që është shtrirë në 186 procedime penale të ndryshme. Për të legjitimuar këtë ndërhyrje masive në privatësinë e personave nën hetim, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kanë bashkëvepruar përmes një numri rekord vendimesh. Prokurorët kanë lëshuar mbi 250 autorizime të drejtpërdrejta, ndërkohë që Gjykata ka miratuar rreth 1700 akte që lidhen me lejimin e përgjimeve, vleftësimin e tyre apo zgjatjen e afateve të monitorimit për shkak të kompleksitetit të çështjeve.
Ajo që e bën këtë vit të veçantë është fakti se përgjimet nuk kanë shërbyer vetëm për të vërtetuar dyshimet fillestare. Në shumë raste, bisedat e zbardhura kanë hapur “Kutinë e Pandorës”, duke zbuluar elementë të veprave të tjera penale që nuk ishin pjesë e objektit fillestar të hetimit. Kjo ka detyruar SPAK-un që të regjistrojë me dhjetëra procedime të reja kryesisht, duke e shtrirë rrjetën e drejtësisë edhe mbi personazhe që deri dje mendohej se ishin jashtë rrezes së radarit.
Paralelisht me veshin që dëgjon bisedat në kohë reale, SPAK ka intensifikuar edhe sekuestrimin e provave fizike digjitale. Sektori i ekspertizës është përballur me një fluks të madh pajisjeve, ku vetëm gjatë vitit 2025 janë ekzaminuar mbi 600 prova të ndryshme. Mes tyre spikasin 503 telefona celularë dhe tableta, të cilët konsiderohen sot si “dëshmitarët e heshtur” më të rëndësishëm në çdo proces gjyqësor. Përveç telefonave, në duart e ekspertëve kanë përfunduar edhe rreth 100 kompjuterë dhe qindra pajisje të tjera memorie si USB dhe disqe të jashtëm, duke krijuar një hartë të plotë të transaksioneve, komunikimeve sekrete dhe lëvizjeve të dyshimta.
Ky trend i ri i hetimit ka futur në ankth radhët e politikës dhe administratës së lartë. Pas rasteve të bujshme, ku sekuestrimi i telefonave të personazheve si Monika Kryemadhi u kthye në çelësin që dërgoi ish-Presidentin Ilir Meta pas hekurave, frika është përhapur kudo. Raportohet se një pjesë e madhe e funksionarëve publikë, deputetëve dhe ministrave kanë nisur të ndryshojnë sjelljen e tyre komunikuese. Shumë prej tyre kanë asgjësuar pajisjet e vjetra apo kanë kaluar në përdorimin e aplikacioneve me enkriptim të lartë, por siç tregon edhe raporti i SPAK-ut, asnjë masë mbrojtëse nuk duket e mjaftueshme përballë kapaciteteve të reja të BKH-së dhe ekspertëve digjitalë.
Edhe pse krahasuar me vitin 2024 ka një luhatje të lehtë në numrin e pajisjeve të sekuestruara, cilësia dhe rëndësia e tyre mbetet vendimtare. Përgjatë vitit 2025, ekspertët kanë arritur të finalizojnë qindra akte ekspertimi, duke zbardhur të dhëna nga qindra telefona që tashmë janë kthyer në prova të pakontestueshme në sallat e gjyqeve. Ky intensitet pune tregon se drejtësia e re po mbështetet gjithnjë e më pak te dëshmitë që mund të ndryshojnë dhe gjithnjë e më shumë te gjurma digjitale, e cila, ndryshe nga njerëzit, nuk harron dhe nuk gënjen.
Një mekanizëm i vajosur mirë, një stafetë e vazhdueshme automjetesh për të furnizuar qendrat e trafikimit të drogës...
Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona ...
Një 47-vjeçar në Tiranë ka qëlluar veten me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40. Policia e Tiranës njof...
Tension mbizotëroi në zyrat e EFKA-s në Rrugën e Pireut në Omonia, pasi një burrë 61-vjeçar shqiptar hyri me forcë...
Nga Ola Xama Sot dëgjuam se si kryeministri analizoi një për një arritjet që ka patur sektori i infrastrukturës dhe energjisë...
Është arritur përparim në hetimin për vdekjen e një pensionisteje të pasur, e vrarë në shtëpinë e saj n&e...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Kapshticë–Kostur, në territorin gre...
Të shtëna me armë zjarri dhe një skenë si nëpër filma u regjistrua pasditen e kësaj të hënë në lag...
Komisioni i Prokurimit Publik ndryshoi fituesin e tenderit kontrovers për ndërtimin e Ujësjellësit të fshatrave Kolonjë dhe Picar ...
Drejtori i Përgjithshëm i Task Forcës në AKUK, (Agjensia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime), Arnold Pashollari, është...