
“Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë”, “jo tre po 10 në javë i përballoj”! Ky është një nga komunikimet që Eldi Dizdari ka me Shpëtim Aliun, kreun e një organizate kriminale që furnizonte me kokainë të paktën 4 grupime shqipfolëse.
Në komunikimet mes dy të shumëkërkuarve që janë zbardhur në dosjen e SPAK, Dizdari i kërkon Aliut nisje kokaine pa limit, pasi mund ta presë në Europë, deri në 10 tonë kokainë.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Eldi Dizdari porosiste sasi të mëdha kokaine nga Aliu, fakt që konfirmohet se vetëm brenda pak ditësh ai i ka transferuar kreut të organizatës të paktën 8 mln euro drejt Ekuadorit.
Sipas SPAK, Dizdari ka bashkëpunuar me Aliun dhe Armando Pacanin për organizimin e dërgesave me kokainë nga Ekuadori drejt porteve evropiane.
Hetimet kanë zbuluar përmes komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC se Shpëtim Aliu kishte rolin e siguruesit dhe organizatorit të nisjes së ngarkesave me kokainë për llogari të Dizdarit.
Ky i fundit kërkon vazhdimisht nisjen e sasive të mëdha të kokainës, duke u zotuar se ka mundësinë t’i nxjerrë nga portet, ndërsa i kujton se ngarkesat mund të nisen me çdo metodë fshehjeje.
Krahas Dizdarit e Pacanit, si dhe Sokol Bibajt, Shpëtim Aliu bashkëpunonte ngushtë edhe me Dritan Gjikën, një prej emrave më të rëndësishëm të botës së narkotrafikut.
SPAK thotë se nga zbardhja e komunikimeve, si Gjika ashtu edhe Aliu janë të rëndësishëm në hierarkinë e organizatës kriminale. Rezulton se Dritan Gjika siguronte kokainë, ndërsa Aliu garantonte nxjerrjen e sigurt të ngarkesave nga porti i Ekuadorit.
Të dy, sipas SPAK, kishin arritur deri aty sa të korruptonin edhe zyrtarë në Ekuador. “Këtu na shohin të gjithë si dollar”, shkruan Aliu në drejtim të Dritan Gjikës, duke shprehur shqetësim se kishte bërë shpenzime për pagesat e korruptimit të zyrtarëve.
Pjesë e organizatës së Shpëtim Aliut janë edhe dy nipat e tij: Oklid Ej Ouejdi alias Oklid Aliu alias Oklid Dalipi dhe Naldi Yzeraj.
Ej Ouejdi, sipas SPAK, është përgjegjës për aktivitetin kriminal në Europë.
Salvatore alias Shpëtim Aliu furnizonte me kokainë disa grupe kriminale të drejtuara nga Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Sokol Bibaj dhe Dritan Gjika. SPAK goditi perandorinë e Aliut duke firmosur 10 urdhër-arreste, ndërsa u sekuestruan pasuri me vlerë 150 mln euro.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
28 Qershor13:57
22-vjeçari kamuflohej si punonjës policie dhe u tregoi policëve dokumenta të rreme, arrestohet
Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, pasi i është prezantuar efektivëve t&eum...
AKTUALITET
28 Qershor11:37
41-vjeçarja merret peng dhe dhunohet në një dyqan elektroshtëpiakesh
Dy persona, pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës në Tiranë, janë arrestuar nga Po...
AKTUALITET
28 Qershor11:03
Emri/ Qarkullonte me armë, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari
Policia e Krujës ka arrestuar një 31-vjeçari nga Lezha, i cili qarkullonte i armatosur me armë zjarri. Ai u lokalizua dhe u ndalua n&eum...
AKTUALITET
28 Qershor10:51
Aksident në Novoselë, një i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
28 Qershor10:31
Uzurpohet plazhi publik i Kalasë në Vlorë, denoncimi qytetarit: Vendosin natën shezllona!
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të paligjshëm në plazhin e Kalasë në Vlorë, k...
AKTUALITET
28 Qershor10:25
Detaje/ Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur
Në orët e para të mëngjesit të sotëm (28 qershor) në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndet&e...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
28 Qershor10:14
Denoncimi i qytetarit: Tabelat e rrugës Elbasan–Librazhd në Xibrakë po bëhen shkak për aksidente vdekjeprurëse
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e "Piranjat News" një problem serioz të sigurisë rrugore në segmentin Elbasan–L...
AKTUALITET
28 Qershor10:05
Turisti ngre alarmin: Varkat shkarkojnë thasë me mbeturina në Krorëz e Kakome
Një turist ka denoncuar një rast të ndotjes në plazhin e Krorezit, duke treguar se varkat e vizitorëve sjellin me vete edhe thasë...
AKTUALITET
28 Qershor09:24
Para BE-së, 20% e kantiereve të ndërtimit, pa standarde sigurie
20% e kantiereve të ndërtimit nga totali i 338 prej tyre të inspektuara deri tani nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit...
AKTUALITET
28 Qershor08:48
Shqipëria turistike “ngec” në trafik
Turizmi në Shqipëri po rritet më shpejt se rrugët që duhet ta mbështesin. Trafiku në akset drejt bregdetit, Veriut dhe Jugl...