Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Kredia e sektorit bankar për sektorin e hotelerisë u rrit me ritme të shpejta vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit nëntor 2024, portofoli i huasë për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor arriti vlerën e 43.9 miliardë lekëve ose rreth 447 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, portofoli i kredisë në këtë sektor është zgjeruar me 23%. Kjo rritje është afërsisht 50% më e lartë se norma e rritjes së portofolit total të kredisë për biznesin në të njëjtën periudhë.
Kreditë e reja të disbursuara gjatë 11 muajve të vitit 2024 arritën vlerën e 11.5 miliardë lekëve, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Zgjerimi i kredisë dëshmon se sektori bankar është shfaqur mjaft aktiv në mbështetjen e investimeve të reja në këtë sektor. Periudha që ndoqi pandeminë ka sjellë një rritje të shpejtë të turizmit në vend dhe ka tërhequr një interes të lartë për investime të reja në sektorin e hotelerisë.
Mbështetur në të dhënat e INSTAT, që nga fillimi i vitit 2021 janë dhënë 173 leje të reja për ndërtimin e hoteleve. Vlera e investimit, bazuar në të dhënat e lejeve të ndërtimit, vlerësohet në rreth 22.3 miliardë lekë. Deri në fund të vitit 2022, INSTAT raportonte gjithsej 1580 struktura akomoduese turistike, por megjithatë numri i përgjithshëm i tyre vlerësohet jetë ndjeshëm më i lartë, edhe për shkak të informalitetit të konsiderueshëm, veçanërisht në aktivitetet e turizmit familjar.
Në vitet e fundit, investimet në turizëm po përfshijnë edhe projekte elitare, sidomos në zonën e bregdetit të jugut. Këto investime janë nxitur pjesërisht edhe nga lehtësitë fiskale të aplikuara nga qeveria shqiptare për hotelet me katër dhe pesë yje, që kanë si qëllim shtimin e strukturave të turizmit elitar në vend.
Turizmi ka qenë shtylla kryesore e rritjes ekonomike të vendit në vitet e fundit, qoftë me ndikimin direkt në sektorin e shërbimeve, qoftë në ndikimin që ka pasur në zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme. Për 11-mujorin e vitit 2024, Shqipërinë vizituan më shumë se 11 milionë shtetas të huaj, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.
Në tërësi, kreditimi i biznesit vitin e kaluar është rritur me ritmet më të larta në 15 vitet e fundit. Kredia e re për 11 muajt e vitit 2024 arriti vlerën e 234 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 29%. Ndërsa teprica e portofolit në fund të nëntorit kishte vlerën e 464 miliardë lekëve, 14.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor
Foto ilustruese FIER - Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në autostradën Vlorë-Fie...
Kanabis TIRANË - Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë ...
Masivi i gurëve SHKODËR - Moti i keq me reshje të dendura shiu që pushtoi vendin një ditë më parë ka shkaktuar prob...
Pamje nga sulmi KOSOVË - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Shirok, në Suharekë, ku një qen ësht&eu...
Parashqevi Simaku TIRANË - Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë së fundmi më tepër detaje në lidhje me gjendjen ...
Foto ilustruese TIRANË - Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë vi...
Tirana TIRANË - Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që...
EUROPA- Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shënde...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Reshjet ...
Bashkeliturgjia TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur një lutje për festën e Shën Anastas Persianit. Mësohe...