Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË - Individët dhe kompanitë me rezidencë jashtë vendit kishin pothuajse 72 mijë llogari në sektorin bankar shqiptar vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive të jorezidentëve gjatë vitit 2024 u rrit me 19%. Numri i llogarive të jorezidentëve është në nivelet më të larta historike dhe dominohet me llogaritë e individëve, me pothuajse 97% të totalit.
Paralelisht, rritja e numrit të llogarive në vitet e fundit po shoqërohet edhe me rritje me ritme të larta të depozitave të jorezidentëve.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2024 depozitat e jorezidentëve në bankat tregtare shqiptare arritën vlerën e 29.5 miliardë lekëve ose rreth 300 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, vlera e depozitave të jorezidentëve është rritur me 8.9%.
Ndërkohë, në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, rritja do të kishte qenë edhe më e lartë, duke pasur parasysh që rreth 80% e depozitave të jorezidentëve janë në valutë të huaj, kryesisht në euro. Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë. Ky është kursi më i ulët historik i regjistruar në fund të vitit kalendarik dhe shumë afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, të regjistruar në nëntor 2024. Krahasuar me fundin e vitit 2023, kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 5.5%.
Depozitat e jorezidentëve janë një nga zërat që nuk përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë të ndjekur nga Banka e Shqipërisë në raportimin e statistikave. Rrjedhimisht, rritja e tyre nuk reflektohet në treguesin statistikor të depozitave të përfshira në paranë e gjerë, që përdoret përgjithësisht për të raportuar ecurinë e depozitave bankare me bazë mujore.
Tendenca e depozitave të jorezidentëve tregon një rritje në periudhën pas pandemisë, në linjë me ecurinë e përgjithshme të depozitave në sektorin bankar.
Megjithatë, pesha specifike e depozitave të jorezidentëve kundrejt totalit të depozitave bankare është e ulët, me rreth 1.7% të totalit të tyre. Në fund të vitit 2024, totali i depozitave në sektorin bankar shqiptar arriti vlerën e rreth 1.73 trilionë lekëve.
Depozitat e jorezidentëve në sektorin bankar shqiptar në të shkuarën kanë qenë kryesisht të lidhura me emigrantët, që një pjesë të kursimeve të tyre kanë zgjedhur t’i mbajnë në bankat shqiptare. Depozitat e jorezidentëve patën arritur nivelin më të lartë në fund të vitit 2014, për një shumë totale prej 24 miliardë lekësh.
Gjatë viteve në vazhdim, vlera e depozitave të jorezidentëve pësoi një rënie graduale, duke zbritur në intervalin mes 13 dhe 14 miliardë lekëve para pandemisë. Por, në tre vitet e fundit, ecuria e depozitave ka një tendencë të dukshme në rritje dhe tashmë ka tejkaluar nivelet e vitit 2014.
Kjo fazë përputhet edhe me një cikël të ri të rritjes së remitancave, që mund t’i atribuohet kryesisht valës së re të emigracionit të shqiptarëve në dekadën e fundit. Gjithashtu, rritja e depozitave të subjekteve jorezidentëve mund të lidhet gjithashtu edhe me rritjen e investimeve të huaja dhe sidomos me shtimin e shtetasve të huaj që investojnë në pasuri të paluajtshme në Shqipëri./ Monitor
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka kryer asnjë verifikim për një skemë të dyshuar kontrabandimi të qindra mijë...
Ekstradim TIRANË - Një 30-vjeçar i akuzuar për prodhim të lëndëve narkotike, është ekstraduar nga Madridi n&...
Policia TIRANË - Një 45-vjeçar i dënuar në Itali për disa vepra penale është arrestuar nga Policia në Tiran&...
Foto ilustruese MIRDITË - Një 15-vjeçar është arrestuar nga Policia në Mirditë pasi është kapur duke transpo...
Aksidenti ELBASAN - Tre nga pesë të plagosurit e aksidentit tragjik që ndodhi një ditë më parë në aksin Peqin-Elbas...
Foto ilustruese ELBASAN - Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim Sokol Mjacajn autor i vrasjes së Arben Lleshit, ngjarje e ndodhu...
Foto ilustruese TIRANË - Fillimisht një bazë ushtarake për regjimin komunist të Enver Oxhës, më pas një postë ...
Foto ilustruese TIRANË - Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve t...
Foto ilustruese TIRANË - Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohe...
LEZHË- Në qytetin e Lezhës u përkujtua 581 vjetori i Besëlidhjes se Lezhës, simbol ky i bashkimit të shqiptarëve n&eum...