Këlliçi: Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri Shëndetësie paralele, për t’ia dhënë mikut të tij izraelit!
Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre ak...
Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre ak...
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund...
Rruga “Terzia” në fshatin Shoshaj të Bashkisë së Matit ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme. Nëpërmjet...
Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...
Një sportist i klubit “Studenti” i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, duke denoncuar se prej më shumë se ...
Një fazë e sipërme e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX është përplasur me sipërfaqen e Hënës, d...
Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë–Ksami...
Një projektligj i qeverisë për krijimin e një shoqërie shtetërore, e cila do të marrë nën administrim pothuajse t...
Kompania MABCO, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorë...

Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku më shumë se gjysma e tyre po qëndrojnë në vend për të punuar.
Konkretisht, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor deri më 30 Qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 38,712 leje qëndrimi të miratuara për shtetasit e huaj.
Sipas shtetësisë, numrin më të lartë të lejeve e kanë shtetasit e Kosovës me 7,302 leje duke përbërë rreth 19% të totalit të lejeve aktive të qëndrimit.
Pas tyre, numrin më të lartë e përbëjnë shtetasit nga Italia me 4,332 leje qëndrimi apo me 11% të totalit. Numri i lejeve të qëndrimit të shtetasve nga India arriti në 3,882 duke zënë 10% të totalit, nga Filipinet në 3,638 (9.3% të totalit) dhe nga Egjipti me 3,441 apo 8% të lejeve aktive.
Punësimi mbetet arsyeja kryesore e qëndrimit të shtetasve të huaj në Shqipëri. Sipas të dhënave, numrin më të madh të lejeve të qëndrimit e zënë lejet unike për punëmarrës dhe lejet unike të vetëpunësimit. Për të dyja këto kategori, numri i tyre deri në qershor 2026 arriti në 22,693 leje për punësim, duke përbërë 59% të totalit të lejeve të qëndrimit.
Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesuan shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku të miratuara 10,258 leje unike për punëmarrës, duke përbërë rreth 50% të totalit të punësuarve në vend.
Pas tyre janë lejet për bashkim familjar. Deri në qershor 2026 numri i tyre arriti në 7,124 leje aktive duke përbërë 18% të totalit të lejeve aktive të qëndrimit.
Numri i lejeve për bashkim familjar dominohet nga shtetasit nga Kosova me 2,978 leje apo duke zënë rreth 42% të totalit të lejeve me motiv bashkimin familjar.
Edhe shtetasit italianë kanë një numër të konsiderueshëm të lejeve për bashkim familjar. Numri i tyre ka arritur në 783 leje apo 11% të lejeve për bashkim familjar. Pas tyre janë shtetasit turq të pajisur me 518 leje qëndrimi (apo 7% e totalit të lejeve për këtë kategori).
Ndërsa numri i lejeve për motivi studimi arriti në 1,261 duke përbërë 3% të totalit të lejeve aktive. Për këtë kategori lejet kryesohen nga shtetasit italiane me 462 leje apo që zënë rreth 37% të tyre. Pas tyre vijnë shtetasit indianë. Me leje studimi janë të pajisur 426 shtetas indianë apo 34% e totalit për këtë kategori lejesh.
Për lejet me motiv humanitar, numri më i madh është regjistruar për shtetasit e Iranit ku numri i tyre arrin në 2,440, ndërsa shtetasit e vendeve të tjera paraqesin një numër dukshëm më të ulët në këtë kategori./ Monitor
Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të...
Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka përcjellë pranë autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e biznesmenit shqipt...
Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Pocest, në Njësinë Administrative Maqellarë t&e...
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një këmbësor ka hu...
Një shpërthim i fortë raportohet në zonën e Laprakës në kryeqytet. Në rrjetet sociale qytetarët shkruajnë se ...
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të mërkure shpatin e Malit të Gjerë, m...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombë...
Situata nga zjarri masiv në Mallakastër vijon të mbetet alarmante. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshir&eu...
Pas publikimit të një videoje ditën e sotme nga Piranjat News, ku një Jet Ski lëviz me shpejtësi të lartë mes pushuesve ...