prokuroria fier
FIER- Prokuroria e Fierit ka sekuestruar mbi 1 milionë euro pasuri të një personi me iniciale N. Gj., i cili është i dënuar për disa vepra penale.
Nga hetimet pasurore është provuar se disa prej pasurive të këtij personi dhe familjarëve të tij, kishin burimin në veprimtari kriminale.
Prokuroria paraqiti kërkesën për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të N. GJ. Në listën e sekuestrimin përfshihen: apartamente, godina banimi, dyqane, etj.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit, N.Gj, dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkesën për sekuestrimin e pasurive së këtyre shtetasve. Më konkretisht sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:
1. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;
2. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;
3. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;
4. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;
5. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;
6. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;
7. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;
8. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;
9. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;
10. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;
11. Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;
12. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;
13. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;
14. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;
15. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
16. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;
17. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;
18. Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.
19. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.
21. Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.
fier prokuroria sekuestro pasurie
Artikuj te sugjeruar
ZH.LL
AKTUALITET
27 Nëntor10:26
Goditet një rast prostitucioni në Elbasan/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe 2 kolumbiane
operacioni policor
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 kolumbiane, konkretisht 20-vjeçarja me iniciale A.P. dh...
ZH.LL
AKTUALITET
27 Nëntor10:14
Protesta e opozitës/ Mbi 50 të shoqëruar në polici dhe 2 të arrestuar, procedohen penalisht deputetët organizatorë
protesta
TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar me shoqërimet e protestuesve, të cilët u përplasen fizikisht me efektivët gjat&e...
ZH.LL
AKTUALITET
27 Nëntor09:27
Protesta e punonjësve të një fasonerie në Vlorë/ Kërkojnë paga dhe kushte më të mira: 8 muaj pa siguracione
protesta
VLORË- Rreth 250 punonjës kryesisht gra të një fasonerie në Vlorë, kanë dalë sërish sot në prote...
ZH.LL
AKTUALITET
27 Nëntor08:54
U kapën me 30 kg marijuanë në makinë, arrestohet 2 shqiptare në Greqi
droga e sekuestruar
GREQI- Dy shqiptare, një 25-vjeçare dhe një 54-vjeçare janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me d...
M.B.
AKTUALITET
27 Nëntor07:34
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
TIRANA- Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të që...
n.f
AKTUALITET
26 Nëntor23:23
Do përfshihej në një ngjarje kriminale për llogari të fisit Bajri, Suel Çela komunikon me Prekë Kodrën: Amanet aty mos u përzi...
ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elba...
n.f
AKTUALITET
26 Nëntor23:10
Operacioni i SPAK/ 446 pako kokainë poshtë dyshemesë së kamionit me banane, si u zbulua ngarkesa e nisur nga Ekuadori drejt Holandës
ELBASAN- Një ditë pas operacionit të SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën k...
r.ll
AKTUALITET
26 Nëntor23:05
"1 mm afër zemrës...ske ca thu...", Si e provuan qitësin për atentatin ndaj Ardian Çopjas?
suel cela
TIRANË- Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruar nga Dosja.al, janë zbardhur bisedat m...