Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

ELBASAN- Një ditë pas operacionit të SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale për të cilën u lëshuan 21 masa sigurie. Ndërkohë ditën e sotme Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit. Në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet ndërsa janë zbardhur detaje për trafikimin e narkotikëve në Holandë.
Nga hetimet bëhet me dije se në janar të vitit 2023 një konteiner i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Roterdamit ku është konstatuar pamje jo e zakonshme në dyshemenë e tij. Më tej theksohet se në vijim kamioni është dërguar për verifikime të mëtejshme në të cilën janë gjetur pako me lëndë narkotike të cilat janë nxjerrë nga konteineri. Në këtë konteiner u zbuluan 446 pako që përmbanin lëndë të dyshuara narkotike.
Për veprime të mëtejshme janë përzgjedhur 30 pako të rastësishme për kampionim ku janë marrë 3 gramë lëndë, ku u zbulua se pakot kishin prani të kokainës. Pas verifikimeve 446 pakot e dyshuara me kokainë janë asgjesuar me djegie. Më tej në dosje bëhet me dije se konteineri me banane ishte ngarkuar më 12 dhjetor të vitit 2020 në portin Guayaquil në Ekuador dhe ishte transportuar për në Roterdam ndërsa vendi ku do të shkarkohej ishte Antwerp më 5 janar 2021.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se para zbulimit të drogës ka patur edhe një incident tjetër më përpara. Mësohet se është gjetur lëndë narkotike në një konteiner më datë 2 dhjetor të vitit 2020 dhe për këtë arsye shoferin Roelf Otter dhe persona të tjerë që bashkëpunonin me të ishin në monitorim. Nga ky monitorim më pas u bë i mundur kapja e tre personave në janar të 2021-it.
Pjesë nga dosja:
EPISODI Nr. 4. (Trafikimi narkotikëve Holandë datë 05.01.2021). Në muajin Maj 2023, Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion policor se më datë 05.01.2021, autoritetet ligjzbatuese Holandeze gjatë kontrollit të konteinerit me numër identifikimi SUDU8014922-5 në në portin detar të Roterdamit, Holandë, kanë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 446 pako me lëndë narkotike, të dyshuar kokainë të fshehura në dyshemenë e kontenierit.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit 78 viti 2023 ka dërguar kërkesën për ndihmë juridike nr.L207 prot., datë 30.05.2023 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Mbretërisë së Holandës. Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.2778/1 Prot. datë 17.07.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Kompetente të Mbretërisë së Holandës, ku nga aktet e përcjella rezulton se: Më datë 05.01.2021, konteineri me numër SUDU 801492-5 pasi i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Rotterdamit janë konstatuar pamje jo të zakonshme në dyshemenë e tij. Ne vijim kamioni me targë 3-BNJ-5, me trajler dhe konteinerin me numër SUDU 801492-5, janë dërguar për verifikime të mëtejshme në një vend të posaçëm në ambientet e doganës. Pas shkarkimit të ngarkesës me banane është çmontuar dyshemeja e konteinerit në të cilën janë konstatuar pako me lëndë të dyshuara narkotike të cilat janë nxjerrë nga konteineri dhe pas numërimit dhe fotografimit kanë rezultuar gjithsej 446 pako që përmbanin lëndë të dyshuara narkotike.
Më pas janë përzgjedhur 30 pako të rastësishme për kampionim dhe 3 pako të rastësishme për testim për prani të lëndëve narkotike. Pas peshimit bruto të 30 pakot janë hequr të gjitha shtresat e paketimit dhe është realizuar peshimi neto. Nga çdo paketim i përzgjedhur, janë marrë 3 gramë lëndë, pluhur i bardhë, dhe është dëguar për analiza për ekzaminime të mëtejshme në laboratorin e doganës. Çdo qese ishte e pajisur me një numër unik SIN, përkatësisht SIN AA006501NL deri me AAOO6530NL. Më pas, mbi substancën pluhur të bardhë të përzgjedhur në mënyrë rastësore është spërkatur një sasi e vogël e lëngut narko spray. Lëngu më pas u kthye në blu, gjë që tregonte praninë e dyshuar të kokainës. Pas peshimit të 446 pakove me lëndë narkotike të dyshuar kokainë të gjetura në dyshemenë e konteinerit janë peshuar dhe ka rezultuar se pesha bruto e tyre ka qenë 526.25 kilogramë. Pas llogaritjes, pesha totale neto ka rezultuar 446.99 kilogramë. Pas këtij veprimi të 446 pakot e dyshuara me kokainë janë asgjesuar me djegie.
Sipas sistemit të Doganës AFIS, ka rezultuar se konteineri i ngarkuar me banane ishte ngarkuar më 12 dhjetor në portin Guayaquil (Ekuador) dhe ishte transportuar për në Rotterdam me kompaninë MAERSK BRANI. Në Urdhrin e Transportit të kompanisë P. Visser Transport BV (me numër sendi 31-BNJ-5.04) vendi ku do të shkarkohej konteineri ishte "Antëerp Neë Fruit Terminal" Rostockëg 1 haven 212 në Antëerpen dhe se konteineri do të linte terminalin në Antëerpen më 5 janar 2021. Marrësi i konteinerit doli se ishte kompania RIVA Fruit, me adresë në: Koopliedenëeg 5, 2991LN në Barendrecht.
Kompania e tranporteve MAERSK Benelux B.V. ka përcjellë të dhënat që kjo kompani dispononte në lidhje me konteinerin me numër SUDU 801492-5, i cili ishte ngarkuar me banane në Ekuador. Dërgues ishte kompania Sentiver S.A., e cila e kishte ngarkuar atë në anijen
MAERSK Brani në portin Quayaquil, në Ekuador me destinacion portin e Antwerpen. Si pritës i mallit ishte dhënë emri i kompanisë ABC Fresh Trading B.V. me seli në Hagë, së cilës i ishte dhënë edhe release/pinkodi për nxjerrjen e konteinerit. Nga analizat e kryera nga Laboratori i Doganës u konstatua se të gjitha mostrat me identifikimi SIN AAOO6501NL deri me AAOO6530NL përmbanin kokainë.
Nga verifikimet e kryera nga HARC Rotterdam ka rezultuar se kompania P.Vissert Transport BV ka patur edhe një incident ku është gjetur lëndë narkotike në konteinerin që transportonte më datë 02.12.2020 dhe për këtë arsye HARC ka patur në monitorim shoferin Roelf Otter dhe persona të tjerë që bashkëpunonin me të, duke e finalizuar më datë 05.01.2021, sipas dosjes së HARC Rotterdam kanë qenë të përfshirë R.Ottter, D. Buijtenhuis, P.visser dhe R. Van Soest.
Në kuadër të këtyre hetimeve autoritetet ligjzbatuese kanë arrestuar shtetasit: Dirk Evert Patrick Buijtenhuis i datëlindjes 16 shkurt 1985, Roelof den Otter, i datëlindjes 17.04.1971 lindur në Zoelen, Holandë, Dirk Evert Buijtenhuis, i datëlindjes 16.02.1985 lindur në Amersfoort, Holandë.
Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional./Dosja.al
operacioni i spak droge ne holande
ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan j...
suel cela TIRANË- Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruar nga Dosja.al, janë zbardhur bisedat m...
Gjoni dhe Roka ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvi...
suel cela TIRANË- Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al lidhur me goditjen...
TIRANË- Mbi 35 protestues janë shoqëruar këtë mbrëmje nga policia, në lidhje me protestën e zhvilluar mbasditen e...
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj part...
Protesta TIRANË- Mediat e huaja kanë kthyer vëmendjen në vendin tonë ndërsa kanë publikuar artikuj në lidhje me pro...
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë tre persona mbetën të plagosur. M&eu...
DURRË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një 60-vjeçar me iniciale M...
foto ilustruese TIRANË- Ka përfunduar pas tre orësh mosbindja civile e sotme e Partisë Demokratike. Bëhet me dije se qarkullimi &e...