
Procesi i votimit në Bashkinë e Tepelenës është mbyllur me një pjesëmarrje tejet të ulët, duke shënuar një nga shifrat më të dobëta të pjesëmarrjes në rang vendi. Vetëm 33.69% e qytetarëve me të drejtë vote iu drejtuan kutive, duke dëshmuar një apati masive ndaj procesit zgjedhor.
Pavarësisht qetësisë së përgjithshme, dita nuk kaloi pa tensione. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, Gabriel Guma, denoncoi se kishte indicie për transport të organizuar të votuesve në mbështetje të kandidatit kundërshtar, duke deklaruar se po mblidhen prova për të ndjekur rrugën ligjore. Në kontrast të thellë me shifrat alarmante të pjesëmarrjes, kryetarja e qendrës së votimit me numër 4394 në Tepelenë e cilësoi ditën e zgjedhjeve si “të veçantë dhe të bukur”. Sipas saj, procesi u karakterizua nga një bashkëpunim dhe komunikim i shkëlqyer mes komisionerëve dhe nuk u shënua asnjë incident.
Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj teksa ka raportuar nga QV ku ishte zhvendosur, pyeti edhe kryetaren e kësaj QV, e cila e konsideroi procesin e votimit si ‘të bukur’, në një ditë kur vetëm një e treta e qytetarëve votojnë. Në qendrën e saj votuan vetëm 318 nga 935 zgjedhës të regjistruar, një shifër që sipas saj i kalon 35%, ndryshe nga mesatarja zyrtare e gjithë bashkisë. Ky qëndrim tregon një shkëputje midis perceptimit të mbarëvajtjes teknike të procesit dhe realitetit të demokracisë së cunguar nga mospjesëmarrja.
Gazetari Fatjon Gjinaj: Edhe kodet përkatëse të cilat do të hapen vetëm pasi t'i shoqërojë policia në pallatin e kulturës Mustafa Matoiti në qendër të qytetit të Tepelenës. Procesi ka shkuar në 21 qendrat e votimit në rrethin e Tepelenës pa asnjë incident për t'u theksuar. Ndërkohë që nuk ka patur edhe denoncime të shpeshta sikurse janë bërë në zgjedhjet e kaluara, përveç një fakti që u transmetua rreth mesditës së sotme në njësi administrative të Tepelenës ku ishte vetë kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, i cili theksoi se kishte indicie për paraqitjen në qendrat e votimit të personave dhe subjekteve të paautorizuar që mundësonin transportin e qytetarëve dhe votuesve drejt kutive të votimit në mbështetje të kandidatit kundërshtar.
Gabriel Guma ishte ai që theksoi se po mblidhen materiale dhe prova për të provuar këto dyshime dhe denoncime dhe për të ndjekur më pas edhe rrugët ligjore. Në qendrën ku po raportojmë e cila mban numrin 43 94 është mbyllur me kodin përkatës kutia e votimit, janë duke u futur dokumentet e fundit në kutinë e materialit shoqërues të fletëve të votimit. Ndërkohë që sa i takon situatës do të marr shkurtimisht qëndrimin e kryetares së qendrës së votimit, për të na thënë se si ishte dita e sotme.
Gazetari Fatjon Gjinaj: Ndërkohë sa i takon situatës do të marr shkurtimisht qëndrimin e kryetares së qendrës së votimit, për të na thënë se si ishte dita e sotme. Pati problematika, incidente apo qoftë edhe me pajisjet e identifikimit biometrik të zgjedhësve?
Kryetarja e QV: Sot ishte një ditë e veçantë, një ditë e bukur, pasi kaluam shumë mirë. Kishim bashkëpunimin dhe një komunikim shumë të qartë dhe të pastër me të gjithë, me të gjithë komisionerët e kësaj qendre të votimit. Ishim, në listë ishin 935 zgjedhës dhe nga këta morën pjesë 318 votues. Gjatë procesit zgjedhor nuk patëm asnjë incident. Patëm shumë dhe vëzhgues që patën hyrë dhe panë se si ecte ecuria e zgjedhësve, e votimit dhe eci shumë bukur.
Gazetari Fatjon Gjinaj: E konsideroni për dy herë radhazi një ditë shumë të bukur dhe të veçantë sikurse duhet të jetë një ditë zgjedhjes. Por a është e bukur dhe e veçantë një ditë kur drejt kutive të votimit shkojnë vetëm 33% e zgjedhësve? Dhe si e konsideroni këtë mospjesëmarrje që është në shifra të ulëta?
Kryetarja e QV: Ne e quajmë të bukur sepse kaluam shumë mirë, me një qetësi, me një mirëkuptim dhe pa incident.
Gazetari Fatjon Gjinaj: Si e konsideroni pjesëmarrjen e ulët?
Kryetarja e QV: Mendoj se, mendoj se jo dhe shumë e ulët për ne si, ne si ne si qendër votimi jemi të kënaqshëm sepse ka emigrantë, ka migrantë, kështu që ne jemi mbi 35% në bazë të numrit të zgjedhësve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Nëntor19:29
A ishin zgjedhjet e pjesshme të suksesshme? Celibashi: Jo edhe aq shumë
Me mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashkitë e vendit, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në prononcim...
AKTUALITET
9 Nëntor19:21
Kutitë drejt qendrave të numërimit/ Ja sa ishte pjesëmarrja totale e votuesve në zgjedhjet e pjeshme
Procesi i votimit ka përfunduar në 5 bashkitë ku mbaheshin zgjedhjet në vend. Menjëherë pas përfundimit të votimit, ka...
AKTUALITET
9 Nëntor19:04
EMRAT/ Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën tragjikisht dy të rinj shqiptarë
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në Itali, ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë. Mediat italiane...
AKTUALITET
9 Nëntor18:51
Mbyllen votimet në Mat/ Akuza për presion dhe vonesa në numërim, ja çfarë pritet të ndodhë
Procesi i votimit në Bashkinë e Matit është mbyllur zyrtarisht, duke i hapur rrugë numërimit të votave për të zgj...
AKTUALITET
9 Nëntor18:42
Në mëngjes hodhi votën në kuti e pasdite u rikthye në punë! Kandidati për Bashkinë Cërrik në detyrë si mjek pranë skuadrës së Elbasanit
Kandidati i Pavarur për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha ka vijuar punën e tij si mjek, pasi votoi këtë mëngjes për...
AKTUALITET
9 Nëntor18:28
Pak minuta para mbylljes së procesit zgjedhor, ndërpritet energjia elektrike në qyetin e Vlorës
Kjo e dielë ishte një ditë votimi për qytetarët e 5 bashkive në vend Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena. Në qyt...
AKTUALITET
9 Nëntor18:12
Mbyllet votimi në 5 bashkitë, pjesëmarrja tepër e ulët. Të rinjtë ‘braktisin’ kutitë e votimit!
Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e r...
AKTUALITET
9 Nëntor18:06
Sekreti i votës së zbuluar! Nga Vlora në Mat- një ditë votimi që zbuloi fytyrën e vërtetë të sistemit
Dita e zgjedhjeve lokale në pesë bashki të vendit nuk ka kaluar pa incidente. Raportime të shumta nga terreni tregojnë për shkel...
AKTUALITET
9 Nëntor17:53
Politikë e qëllimshme? Turqia hyn, Perëndimi del/ Ekonomia shqiptare në kthetrat e klientelizmit
Largimi i kompanive perëndimore dhe zëvendësimi i tyre me kompani vendase e turko-arabo-kineze favorizon ekonominë klienteliste dhe kontro...
AKTUALITET
9 Nëntor17:47
VIDEO/ Incident në Berat, gazetari ndalohet të raportojë zgjedhjet
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha ka qenë pjëse e një incidenti të ndodhur pak më parë këtë të diel në...