Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
LEZHË- Gjenden dhe asgjësohen 5396 fidanë kanabis të mbjellura në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër. Mësohet se janë arrestuar dy autorë si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Gjithashtu janë proceduar për shpërdorim detyre, kryetarët e fshatrave Gëziq dhe Vinjoll, në qarkun Lezhë, 2 inspektorë pyjesh të zonave, si dhe kryetari i fshatit Bodin, në Elbasan.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve, gjenden në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër, dhe asgjësohen në total 5396 fidanë dhe bimë cannabis sativa.
Identifikohen 3 shtetas, autorë të rasteve të kultivimit në Lezhë dhe në Elbasan. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.
Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, kryetarët e fshatrave Gëziq dhe Vinjoll, në qarkun Lezhë, 2 inspektorë pyjesh të zonave, si dhe kryetari i fshatit Bodin, në Elbasan.
Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë goditur disa raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë zbuluar në pyllin e fshatit Gëziq, një hapësirë që ishte përshtatuar për kultivimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 500 fidanë cannabisi në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, të cilët u asgjësuan nga Policia. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u vu në pranga shtetasi M. Gj., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi P. Gj., 32 vjeç. Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Gj. B., 63 vjeç, kryetar i fshatit Gëziq dhe për shtetasin P. Ç., 65 vjeç, specialist pyjesh për zonën e Gëziqit.
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë gjetur në territorin e fshatit Vinjoll, Kurbin, 288 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vinjoll, shtetasin I. B., 52 vjeç dhe për shtetasin M. Gj., 36 vjeç, inpektor pyjesh në fshatin Vinjoll.
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan gjetën në terren malor, në fshatin Bodin, 29 bimë narkotike cannabis sativa. Për këtë rast, u arrestua autori i dyshuar, shtetasi F. B., 44 vjeç. Gjithashtu, u proceduan penalisht kryetari i fshatit Bodin, për shpërdorim të detyrës, dhe xhaxhai i të arrestuarit, për moskallëzim të krimit.
-shërbimet e DVP Shkodër kanë gjetur në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Temal, 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis sativa.
Strukturat hetimore të drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë dhe Elbasan, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
Foto ilustruese DURRËS- Një 35-vjeçar është arrestuar në doganën e Hanit të Hotit pasi ishte shpallur në...
Agim Doçi TIRANË- Poeti dhe tekstshkruesi i mirënjohur shqiptar Agim Doçi është ndarë nga jeta në mosh&eum...
foto ilustruese TIRANË- Janë publikuar tezat e provimit të fundit të maturës, lendët me zgjedhje. Siç ka ...
Foto ilustruese TIRANA- Një 38-vjeçar me inicialet A. F., është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italis...
Agim Doçi TIRANA- Poeti i mirënjohur shqiptar Agim Doçi është ndarë nga jeta. Ai pësoi të shtunë...
Foto ilustruese TIRANA- Të dhënat e UNICIF për varfërinë ushqimore të fëmijëve në Shqipëri janë alar...
Foto ilustruese TIRANA- Për këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht t&e...
AMP TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dot në flagrancë një oficer policie, pasi akuzohet për shpërdor...
trafiku TIRANË- Policia Rrugore ka lajmëruar se ka një fluks të madh të lëvizjes nga zonat bregdetare drejt Tiranës...
bresheri ERSEKË- I nxehti afrikan duket se ka nisur të largohet nga vendi, pasi Erseka dhe rrethinat e saj pak më herët janë p&eum...