
Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi theu masën e sigurisë dhe mashtroi, duke u prezantuar si agjent imobiliar.
Mësohet se në pranga ka rënë pranga shtetasi A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Policia ra në gjurmët e 34-vjeçarit, pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas që i ishte prezantuar si agjent imobiliar, dhe për këtë arsye i kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira.
Policia njofton se nga kontrolli në automjetin me të cilin shtetasi A. G. lëvizte në rrugën “Kastriotët”, në momentin e kapjes, u gjet 1 armë sportive (pistoletë) që mbahej pa leje, ndërsa nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u gjet një palë targa që nga verifikimet rezultojnë të vjedhura.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Implikimi”.
Theu masën e sigurisë dhe mashtroi, duke u prezantuar si agjent imobiliar, arrestohet 34-vjeçari që lëvizte me pistoletë sportive, në automjet, dhe posedonte një palë targa të vjedhura.
Sekuestrohen arma sportive dhe targat.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas që i ishte prezantuar si agjent imobiliar, dhe për këtë arsye i kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Implikimi”.
Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin shtetasi A. G. lëvizte në rrugën “Kastriotët”, në momentin e kapjes, u gjet 1 armë sportive (pistoletë) që mbahej pa leje, ndërsa nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u gjet një palë targa që nga verifikimet rezultojnë të vjedhura.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Dhjetor10:19
Plas brenda familjes/ I riu bën për spital vëllanë, arrestohet nga policia
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka bërë për spital vëllanë e tij.
B...
AKTUALITET
12 Dhjetor10:16
Shkolla turke në Himarë, Suli akuza për Vangjel Tavon: Po na kthen 500 vjet pas, plan i fshehtë indoktrinimi
Sekretari i OMONIA-s në Himarë, Marin Suli, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo...
AKTUALITET
12 Dhjetor10:11
Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi rrugën e korrupsionit, ministri Vëngu po rrezikon Shqipërinë
Një kontratë e lidhur nga qeveria shqiptare me një firmë izraelite po konsiderohet si “maja e ajsbergut” të një afer...
AKTUALITET
12 Dhjetor10:06
Falsifikuan firmën e babait të ndjerë', Denoncuesi: ‘Do të kërkoj drejtësi deri në fund
Një betejë e gjatë ligjore ka marrë një kthesë të papritur, duke shtyrë Ardit Lalën, të bëjë ka...
AKTUALITET
12 Dhjetor10:10
Ndërtimet pa leje, përfundojnë në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektori dhe dy inspektorët e IMT në Vaun e Dejës (EMRAT)
Punonjësit e policisë së Vaut të Dejës, kryeinspektori dh dy inspektorë të kësaj bashkie kanë përfunduar n&eum...
AKTUALITET
12 Dhjetor10:01
VIDEO/ Morën peng një person dhe i kërkuan 70 mijë euro, momenti kur arrestohen 3 autorët
Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se morën peng një shtetas kosovar, Fisnik Xhaka. Sipas informacioneve n&e...
AKTUALITET
12 Dhjetor09:56
Ish kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK
Ish-kryetari socialist i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë s&e...
AKTUALITET
12 Dhjetor09:51
Antimafia Italiane jep alarmin: Mafia shqiptare tani ndërvepron direkt me kartelet e mëdha të Amerikës Latine
Në vitin 2025, operacionet e Drejtorisë Hetimore të Antimafia (DIA) së Barit çuan në konfiskime përfundimtare në t&e...
AKTUALITET
12 Dhjetor09:39
Aksident në Durrës, kamioni i pret rrugën makinës
Një aksident pa pasoja në njerëz është regjistruar sot në rrugën e Spitallës, pranë Universitetit. Sipas informac...