Zbardhet lista/ 44 restorantet ku u tregtua djathi "Brie" me bakterin e rrezikshëm Listeria
Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi "Brie" nga Italia, zbardhet nga media...
Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi "Brie" nga Italia, zbardhet nga media...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Nga Haris Vongli Unë quhem Haris Vongli dhe kam ikur 3 herë nga Shqipëria. Herën e parë, isha vetëm 18 vjeç. Ika, pë...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, katë...
Nga Florjan Binaj Nuk e di a ka një vend, ku shefja a shefi i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë kombëtare i ...
Altin Preka, efektiv i Policisë së Shkodrës, rrëfen për “Piranjat” historinë e përplasjeve të tij me epror&e...
Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit të Durr&eum...
E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore t...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku ishte e gjitha e fokusuar në Inteligjen...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Elbasan “Foltoren e Riprotritjes” së PD-së, ku ka folur për situa...

Partia Demokratike ka ngritur pikëpyetje lidhur me një pagesë prej 8.6 milionë lekësh ndaj kompanisë “TIMAK Defence”, duke pretenduar se dokumentet e procedurës janë hartuar pas lëshimit të faturës.
Në një deklaratë, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, publikoi një kronologji dokumentesh që, sipas saj, tregon se fatura është lëshuar përpara urdhrit për zhvillimin e procedurës dhe përpara lidhjes së kontratës.
Sipas dokumenteve të publikuara nga PD, më 8 korrik 2026 “TIMAK Defence” ka lëshuar faturën nr. 83/2026. Më 22 korrik është nxjerrë urdhri nr. 3419/6 për zhvillimin e procedurës, ndërsa më 6 gusht është lidhur kontrata nr. 3419/8.
Më 18 gusht 2026, sipas deklaratës, Thesari i ka paguar kompanisë 8.641.296 lekë si parapagim për blerjen e automjeteve për IKMT.
PD pretendon se kjo kronologji ngre pikëpyetje mbi mënyrën e ndjekjes së procedurës, pasi fatura është lëshuar 14 ditë përpara urdhrit për zhvillimin e saj dhe 29 ditë përpara lidhjes së kontratës.
“Si mund të faturohet një kontratë përpara se të urdhërohet procedura dhe përpara se të ekzistojë kontrata?”, shprehet Vangjeli, duke kërkuar shpjegime nga Ministria e Brendshme.
Partia Demokratike ngre gjithashtu pyetje mbi përdorimin e VKM-së nr. 638, datë 5 nëntor 2025, si referencë për pagesën dhe kërkon sqarime mbi marrëdhëniet e kompanisë “TIMAK Defence” me KAYO-n.
Sipas PD-së, në një procedurë normale rendi i dokumenteve duhet të jetë procedura, kontrata, fatura dhe më pas pagesa. Në rastin e denoncuar prej saj, pretendohet se dokumentet ndjekin një rend tjetër: fatura, procedura, kontrata dhe pagesa.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli
‘TIMAK DEFENCE’: Kur fatura vjen para procedurës dhe kontrata vjen më pas.
Një tjetër rast që kërkon përgjigje.
Përfituesi është ‘TIMAK Defence’, partneri i KAYO-s. Për pagesën përdoret si referencë edhe VKM nr. 638, datë 05.11.2025.
Kronologjia e dokumenteve është e qartë:
8 korrik 2026-’TIMAK Defence’ lëshon faturën nr. 83/2026.
22 korrik 2026-del urdhri nr. 3419/6 për zhvillimin e procedurës.
6 gusht 2026-lidhet kontrata nr. 3419/8.
18 gusht 2026-Thesari i paguan ‘TIMAK Defence’ 8.641.296 lekë, si parapagim për blerje automjetesh për IKMT.
Pra, fatura është lëshuar 14 ditë përpara urdhrit të procedurës dhe 29 ditë përpara kontratës!

Si mund të faturohet një kontratë përpara se të urdhërohet procedura dhe përpara se të ekzistojë kontrata?
A po përdoret VKM-ja si mburojë ligjore për t’i çuar fondet publike një kompanie të lidhur me KAYO-n?
procedura→kontrata→fatura→pagesa.
fatura→procedura→kontrata→pagesa.

Kush e kishte sigurinë se kontrata do të lidhej, kur fatura ishte lëshuar ende pa dalë urdhri për procedurën?
Kjo është ajo që Ministria e Brendshme duhet t’u shpjegojë shqiptarëve.
Faturat nuk mund të paraprijnë procedurat.
Kontratat nuk mund të justifikojnë retroaktivisht faturat.
Paratë publike nuk mund të shpërndahen pa transparencë.
Dokumentet janë aty. Tani presim përgjigjet.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Në Top Sto...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Gazetari Arion Sulo ka folur në “Top Story” për hetimin dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-drej...
Gazetari Bledian Koka ka zbuluar detaje të reja lidhur komunikimet e ish-drejtoreshës së shërbimit informativ shtetëror, Vlora Hyseni m...
Ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni, nuk ka besim te drejtësia shqiptare. Një gjë të tillë e njoftoi gazetarja Anila Hoxha në Top Stor...
Avokati Eugen Beci, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar hetimin e SPAK ndaj drejtoreshës së SHI...
Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se janë plot 503 komunikime mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni dhe biznesmenit Ergys Agasi që SP...
Vazhdon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në protestën e 117 kombëtare kundër qeverisë. Edhe pse u tha fillim...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...