Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një vajzë vetëm 2-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas aksidentalisht nga makina që drejtohej nga babai i saj në oborrin e banesës.
Tragjedia ndodhi mëngjesin e sotëm në Bollengo, pranë Ivreas në Torino. Vogëlushja, Elodie Kullafi, dyshohet se i ka shpëtuar për një moment vëmendjes së nënës, ndërsa babai i saj, 29-vjeçari Intrit Kullafi, po lëvizte makinën mbrapsht në oborr për ta dërguar të bijën në çerdhe.
Përplasja rezultoi fatale për të miturën. Prindërit e dërguan menjëherë drejt spitalit në Ivrea, por fatkeqësisht 2-vjeçarja mbërriti pa shenja jete. Mjekët tentuan për më shumë se një orë ta rikthenin në jetë, por pa sukses.
Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë që ka tronditur jo vetëm familjen shqiptare, por edhe komunitetin ku ata jetonin prej vitesh.
Sipas mediave italiane, familja Kullafi ishte e integruar prej kohësh në zonë dhe nuk kishte fëmijë të tjerë. Kryebashkiaku i Bollengos, Luigi Ricca, ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke deklaruar se kjo është “një dhimbje për të gjithë komunitetin”.
Një tragjedi rrëqethëse që i ka lënë pa fjalë banorët e zonës dhe ka shkatërruar jetën e dy prindërve shqiptarë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Maj20:01
U detyrua të pinte fostoksinë? Motra e Xhuana Nikollit mesazh Eraldo Fizit: Do vijë dita që do ta paguash!
“Vajze e ëmbël, e qeshur, shumë zemërgjerë, një vajzë që prekej nga fjalët, që kishte një dashuri t...
AKTUALITET
19 Maj20:00
Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për pavlefshmëri të përgjimeve
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzoi të martën më 19 maj përmes një vendimi të ndërmjet&eum...
AKTUALITET
19 Maj19:01
Inceneratori i Elbasanit/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli, burg për ish-ministrin Lefter Koka
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO në lidhje me inceneratorët e Elbasanit.
Në vendi...
AKTUALITET
19 Maj18:59
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, burg përjetë për Laert Haxhiun
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë, (19 maj 2026) rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi d&eum...
AKTUALITET
19 Maj18:40
Vrasja e Iliara Sulës, prokuroria italiane kërkon dënim maksimal për ish të dashurin
Mark Antony Samson, i riu që vrau në mënyrë makabre ish-të dashurën e tij dhe studenten shqiptare Ilaria Sula në Itali, prite...
AKTUALITET
19 Maj18:25
“Për të matur tensionin”/ Gazetari Hoxha tregon si kamuflohen “eskortat” për të hyrë në burgje
Gazetari Artan Hoxha është ndalur në debatin e hapur ditët e fundit mbi çështjen e të ashtuquajturave “eskorta”...
AKTUALITET
19 Maj18:10
EMRAT/ U arrestuan për ndërtimet, Gjykata e Sarandës vendos pas 6 orësh seancë për drejtuesit e policisë
Ka zgjatur 7 orë seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj katër efektivëve të Komisariatit të Sarandës, të...
AKTUALITET
19 Maj17:59
Tërhiqet nga tregu produkti EnerBiO Dinkel Waffeln Natur
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve ka njoftuar se biskotat gjermane, “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur” janë tërhequr n...