AKTUALITET

Transporti rajonal Durrës dhe parkimi në QSUT, Fondi Shqiptar i Zhvillimit lidh dy kontrata 24 milionë euro

M.B. Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 07:42

Transporti rajonal Durrës dhe parkimi në QSUT, Fondi Shqiptar i

TIRANA- Dy kontrata me vlerë kumulative 2.4 miliardë lekë apo 24 milionë euro u lidhën së fundmi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me operatorët Geci dhe Salillari sa i takon dy projekteve të ndara.

Kontrata “Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve (Parkimi i QSUT): Ndërtimi i godinës së Parkimit Multifunksional me shume nivele në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT)” fituar nga Sallillari u fitua me vlerën 1.4 miliardë lekë apo 14 milionë euro.

“Projekti përbëhet nga dy ndërtesa me pesë kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Ndërtesa e parë do të shërbejë si parkim për automjetet me një volum 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Kjo ndërtesë do të lidhet me ndërtesën e re të mjekësisë së përgjithshme dhe ndërtesën kryesore të urgjencës. Ndërtesa e parkimit pozicionohet në hyrjen kryesore të QSUT-së, në perëndim të ndërtesës ekzistuese të urgjencës.

Ndërtesa e dytë do të jetë hotel dhe pozicionohet në veri të ndërtesës së parkimit e ndarë me një fugë 15 cm. Kjo ndërtesë ka 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe të logjistikës dhe 1 kat nëntokë që do të shërbejë për ambiente teknike në funksion të hotelit” thuhet në raportin teknik të procedurës së prokurimit.

Sakaq kontrata e dytë fituar nga GECI ka në objekt të saj ““Përmirësimi i Transportit Rajonal, me rrugë lidhëse kryesore (Unaza Durrës, etj): Lidhja e Currilave me rrugën Aleksandër Goga nëpërmjet rrugës Isuf Ferra,(Vangjel Gjurgaj), rruga Vojsava, rruga Prokop Meksi, rruga Abdulla Teku (Sul Demiri) dhe Pjeter Budi” me një ofertë 1 miliard lekë apo rreth 10 milionë euro.

Referuar raportit teknik të Bashkisë Durrës nënvizohet se kjo e fundit, në kuadër të zhvillit urban të qytetit dhe përmirësimit të infrastrukturës publike, kërkon të realizojë projektin e zbatimit (studimin dhe projektimin) për objektin: “Lidhja e Currilave me rrugën Aleksandër Goga nëpërmjet rrugës Pjeter Bogdani”. “Kërkesa për zhvillimin e projektit të infrastrukturës bazohet në nevojën për rizhvillimin e zonave kodrinore te Spitallës” thuhet në raport. Rruga në fjalë do të jetë e projektuar për shpejtësi 40km/orë si refernecë e Kodit Rrugor lidhur me zonat e banuara teksa në anësore të saj do të ketë korsi të dedikuara biçikletash.

Raporti teknik vlerëson se për pjesën tjetër, rrugët shtrihen në pjesën Veri – Perëndimore të qytetit te Durrësit, në zonën e Spitallës dhe e cila do te krijoje mundësinë për të lidhur rrugën Aleksandër Goga me Currilat. “ Objekti përbëhet nga 2 rrugë: – Rruga “Isuf Ferra”, e cila ka një gjatësi rreth 1202 ml. – Rruga “Currila” (Vazhdim), e cila ka një gjatësi rreth 342 metra linearë. Aktualisht rruga “Isuf Ferra”, është një rruge me 2 sense lëvizje, e shtruar me asfalt në një gjatësi rreth 800 metra linearë. Kjo rrugë është e amortizuar dhe e dëmtuar në pjesë të ndryshme të saj. Rruga e “Currilave” është e pa asfaltuar, dhe shërben për lëvizjen e banoreve të zonës” thuhet në raport./ Monitor

qsut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan