
Një nga grupet e mashtrimit on-line, përmes rrjetit të Call-Centërave në Tiranë, nuk ka mundur të lirohet nga burgu në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit, edhe pse ata përdorën si “truke” para gjykatës nevojën për tu kujdesur ndaj fëmijëve të mitur, grave shtatzëna e deri tek operacionet kirurgjikale.
Megjithëse shumica e tyre duke filluar nga Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, e të tjerë, kanë pretenduar në gjykatë se janë familjarë të rregullt, kanë fëmijë dhe gra shtatzëna për tu kujdesur, sërish nuk e kanë bindur gjyqtaren e Apelit, Valdete Hoxha, ti zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në një masë më të butë izolimi.
Toçi, ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë pasi duhet të ushtronte detyrën e babait për përkujdesjen e një fëmije 2 vjeç. Ndërsa në të njëjtën linjë me të ishte dhe Xhoel Mekolli, i cili ka pretenduar se bashkëjetuesja e tij, A. Bishami, është shtatzënë dhe duhet të kujdeset për të, pasi ka rrezik.
Plus Mekolli, shtoi në gjykatë se vijimi i qëndrimit në burg i tij, rrezikon marrjen e infeksioneve, pasi i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal, konkretisht për “Sinus pilonidal recidiv”.
Tashmë Gjykata e Apelit Tiranë, ka zbardhur vendimin e plotë, duke i cilësuar, Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekollin, Aida Voklin, Ledjon Cenaj dhe persona të tjerë në kërkim, si individë që kanë bashkëpunuar mes njëri-tjetrin, duke mashtruar qindra qytetarë të huaj e për pasojë kanë sjellë dëme të mëdha ekonomike.
Në vendimin e zbardhur Gjykata e Apelit, vlerëson ekzistencën e këtij rrjeti “Call-Center-ash” që vepronin në Shqipëri, të organizuar nëpërmjet kompanive të marketingut online, ku disa persona dyshohet se siguronin infrastrukturën teknike, disa administronin kompanitë dhe ambientet, ndërsa persona të tjerë dyshohet se përfitonin dhe transferonin fondet e ardhura nga mashtrimi i shtetasve të huaj.
Sipas vendimit të gjykatës, Eduard Dalla, dyshohet si person që siguronte dhe menaxhonte infrastrukturën teknike të internetit dhe lidhjeveVOIP për call center-at.
Dyshimi ndaj tij lidhet me faktin se numri i tij i telefonit rezultonte i përdorur në kontrata interneti të lidhura me IP-të e identifikuara nga autoritetet austriake.
Gjithashtu, nga përgjimet dhe verifikimet rezulton se ai komunikonte me kompani interneti për instalime në adresa të ndryshme dhe dyshohet se shërbente si ndërmjetës për sigurimin dhe shpërndarjen e internetit në ambientet ku zhvillohej aktiviteti i Call-Center-ave.
Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dyshohen si persona me rol qendror në skemën financiare të mashtrimit.
Sipas të dhënave të autoriteteve austriake, në adresat e tyre kripto kanë kaluar shuma shumë të mëdha parash që lidhen me investimet e kryera nga viktimat.
Konkretisht, Mateo Hoxha dyshohet të ketë përfituar mbi 3.2 milion USD, ndërsa Tedi Agastra mbi 4.8 milion USD. Prokuroria dyshon se ata janë përfituesit fundorë të kriptovalutave të lidhura me aktivitetin mashtrues.
Gjithashtu, Ledio Toçi, dyshohet si person i lidhur drejtpërdrejt me ambientet dhe aktivitetin e Call Center- ave.
Ai rezulton të ketë qenë punësuar në kompani “Call-Center” si “Upstream Creative” dhe “Victory Communication”, ndërsa banesa ku ishte instaluar një nga lidhjet e internetit të përdorura në mashtrim rezultonte e marrë me qira prej tij dhe Aida Voklit.
Gjithashtu, një numër telefoni i referuar nga autoritetet austriake rezultonte formalisht në emër të vëllait të tij, por dyshohej se përdorej prej, Ledio Tocit.
Po ashtu dhe Xhoel Mekolli, dyshohet si person i lidhur me aktivitetin e call center-aveper shkak se IP. të e identifikuara nga autoritetet partnere rezultonin të përdorura edhe prej tij, ndërsa analizat teknike treguan numër të lartë lidhjesh me këto IP.
Mekolli, gjithashtu kishte qenë i punësuar në subjektin “Espiron Studio” dhe është konstatuar pranë ambienteve të dyshuara gjatë vëzhgimeve policore.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Qershor09:10
Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë, ja pse ndodhi vrasja e 74-vjeçarit
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kav...
AKTUALITET
25 Qershor08:56
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria r...
AKTUALITET
25 Qershor08:24
Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, në Sukth, të Durrësit.
Nj&e...
AKTUALITET
25 Qershor08:17
Denoncimi/ Helmohen sërish nga ushqimi rreth 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Piranjat News mësohet se rreth 50 kursantë të Akademisë së Sig...
AKTUALITET
25 Qershor07:47
Qeveria çon tek investimet fondet që vijnë nga rritja ekonomike, por dështon t’i realizojë
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm...
AKTUALITET
25 Qershor07:33
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.3 lekë, në shitje me 83.6 lekë.
Euro do të blihet me 93...
AKTUALITET
25 Qershor07:19
Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, m...
AKTUALITET
25 Qershor07:16
Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%
Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës...
AKTUALITET
24 Qershor23:15
Dy të plagosur me thikë në Sukth
Dy të rinj plagosen me thikë pas një konflikti në Sukth, njëri jashtë rrezikut për jetën
Një ngjarje e rënd&e...
AKTUALITET
24 Qershor23:13
Bllokohet AKSHI, qytetarët s’marrin dot shërbim në Kadastër, problemet vijojnë edhe pas miliona eurove investime
Dhjetëra qytetarë po denoncojnë në redaksinë e News24 pamundësinë për të marrë shërbimet e Hipotekës...