Zelensky propozon bisedime ballë për ballë në një letër të hapur drejtuar Putinit
Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe Vladimir Putinit në një përpj...
Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe Vladimir Putinit në një përpj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir...
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati, ka bër&eum...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më...
Është nën kontratë me Mallorca-n deri në 2028, por në Spanjë dhe Turqi, e bëjnë të sigurt rikthimin e Vedat ...
Koreja e Veriut prezantoi të enjten një impiant të ri për prodhimin e lëndës djegëse që përdoret në bombat b...
Sot është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve, të cilët kundërshtojnë projektin turistik në zon&eu...
Një avokat britanik për të drejtat e njeriut thotë se ish-bashkëshortja e nipit të sundimtarit të Dubait është zh...
Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, ësht&...
Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq,...

Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u mor zyrtarisht e pandehur në 31 tetor 2025 me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera publike. Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.
Hetimi ka nisur pas një kontrolli në banesën e ish-Drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në shkurt 2024, ku u sekuestruan telefona, pajisje kompjuterike dhe dokumente. Ekspertimi i këtyre pajisjeve ka mundësuar rikuperimin e komunikimeve të Berberit dhe bashkëshortes së tij, Adela Ruko, të cilat sollën më pas krijimin e një dosjeje që lidhet edhe me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe përfshirjen e Ballukut në hetime.
Mësohet se Balluku ka rënë në rrjetën e komunikimeve me vartësin e saj Ervis Berberi gjatë kohës kur ai drejtonte ARRSH-në, ndërsa roli i saj në paracaktimin e fituesve të tenderave publikë mbetet objekt hetimi.
Tenderi i tunelit të Llogarasë, i hapur nga ministria e Infrastrukturës në 1 dhjetor 2021, u fitua në mars 2022 nga bashkimi i kompanive “Hill International N.V” dhe “Net-Group”, pasi kompanitë “Stucky L.T.D” dhe “Gjeokonsult & CO” u skualifikuan për shkelje të kushteve të tenderit. SPAK dyshon se kjo skualifikim mund të ketë qenë i qëllimshëm për favorizimin e fituesve, për shkak të lidhjeve mes Berberit, biznesmenit Valter Begaj dhe ministres Belinda Balluku.
Hetimet kanë përfshirë gjithashtu tërheqjen e dokumenteve nga ARRSH për praktikën e prokurimit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, si dhe verifikimin e aksioneve të kompanisë “Net-Group”, të cilat më 4 dhjetor 2024 iu dhuruan bashkëshortes së Valter Begajt, Loreta Vallja.
Njoftimi zyrtar i SPAK (31 tetor 2025)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.
Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00.
Mesazhet e Ballukut me Berberin
Në tenderin e parë, ku “Gjoka Konstruksion” dha ofertën më të mirë (rreth 140 milionë euro), komunikimet mes Ballukut dhe Berberit tregojnë një kthesë të menjëhershme saj për garën që po zhvillohej nga disa kompani private. Ministrja shpreh një hezitim të papritur dhe kërkon ta ndalë garën. “Kam atë ndjesinë time që nuk duhet”, i shkruan ajo ish-vartësit. Më pas, bëhet ultimative: “Mendoj ta anulojmë. Skualifikoi të gjithë”.
Berberi nuk humb kohë as duke pyetur për pasoja ligjore, as duke kërkuar mbështetje procedurale: “E ke të frikshme ndjesinë”, ia kthen, dhe nis menjëherë hapat për anulim. Të nesërmen, ministrja ngul këmbë edhe më fort: “Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjencë”. Përgjigjja e Berberit është e prerë: “E mbyllem. Sot e ke të mbaruar”.
Këto shkëmbime e provojnë se procedurat dirigjoheshin drejtpërdrejt nga Belinda Balluku deri në imtësi. Siç shpjegohet në dosjen e SPAK, asnjë nga kompanitë nuk e fiton garën dhe të gjitha skualifikohen siç kishte urdhëruar ministrja.
Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2021, hapet tenderi i ri me të njëjtin objekt, por me parametra të riformatuar dhe me një pritshmëri të qartë mbi fituesin e preferuar. Më 23 maj, Balluku kërkon me nxitim hapjen e garës së re: “Kur do ta hapësh Llogarasën se plasa” i shkruan Berberit i cili i shpjegon se po pritet miratimi i dokumenteve nga vartësja.
Balluku në këtë periudhë duket se ka marrë një detyrë jo dhe aq të lehtë për të realizuar një tender të trukuar. I duhen përreth njerëz besnikë. Për ta “karikuar” Evis Berberin dhe njëkohësisht për të konsoliduar kontrollin mbi procesin, ministrja e shpërblen atë me postin kyç në ARRSH. Më 28 maj, toni i saj bëhet personal dhe udhëzues.
Balluku i shkruan: “I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar ups and doëns shumë herë, por e rëndësishme është që unë ty të konsideroj një nga personat më të afërt… Hermetik, asnjë takim, asnjë premtim, të jesh prezent në çdo kantier, të mos marrësh vendime pa konsultim. Mos më zhgënje! Ta gëzosh, sapo e more emërimin!”
Tri ditë më pas, më 31 maj 2021, Berberi emërohet drejtor i përgjithshëm i ARRSH-së. Për SPAK, kjo përputhje datash tregon qartë se drejtimi i ARRSH-së nga një njeri “i bindur” ishte pjesë e zinxhirit të kontrollit mbi tenderin.
Në vijim, komunikimet dëshmojnë takime dhe koordinime me përfaqësuesit e kompanive turke që, sipas hetimit, ishin të paracaktuara për të fituar garën. Më 20 gusht, Evis Berberi shkruan me Arta Gurabardhin (punonjëse e MIE): “Visi hajde t’i takojmë bashkë se kështu tha shefja”, për të mos marrë mbi vete, e vetme, një takim që e vë administratën në konflikt të pastër interesi.
Verifikimi në TIMS e përforcon këtë linjë: inxhinieri turk Ayhan Altun, përfaqësues i “Intekar Yapi”, ka hyrë në Shqipëri më 18 gusht dhe ka dalë më 21 gusht, pikërisht gjatë periudhës së takimeve.
Gjatë së njëjtës periudhë, në telefonin e Berberit gjendet edhe një mesazh në anglisht, i dërguar nga Belinda Balluku. Ky mesazh vlen për të treguar se veç drejtorit të ARRSH, në komunikimin direkt me turqit ishte edhe vetë Belinda Balluku, së cilës i janë shpjeguar edhe “referencat” politike të kompanive: “Ne kemi krijuar një bashkim shoqërish (joint venture) duke marrë me vete shoqërinë ASL INS.TAAH.VE SAN.TIC.LTD.STI. me ne. Kjo është një shoqëri që ka ndërtuar një tunel autostrade 2×14 km në Turqi, dhe është gjithashtu një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë”.
Ndërkohë në Tiranë, Balluku vijon të shtyjë përpara takimet operative: “Fole me Artën? Turqi gjëkundi… Nesër në 11 takim. Dhe aktivizojmë atë që takuam të premten”, i shkruan ajo Berberit, duke e shtyrë që të lëvizë me shpejtësi me inxhinierët e kompanisë së parapëlqyer.
Në shtator 2021, gara hyn në fazën e mbylljes. Edhe këtu, ministrja kontrollon ritmin dhe shifrat që u propozuan nga të gjitha kompanitë. Më 7 shtator, Berberi i dërgon fotografitë nga dokumentat e tenderit; Balluku pyet: “Po ofertat?”. Berberi liston: “Kinezi 185.754.927 milion euro, Limak 18.690.597.185, Albania Glob Affaire 18 miliardë, Inter 17 miliardë, Albbuilding 15.848.808.298.”
Reagimi i Ballukut është i menjëhershëm: “Qenkemi shkelqyer me pak fjalë.” Pak çaste më pas, Berberi thekson: “I pari me të dytin 10 milion euro diferencë super fare përmbledhje”, dhe ministrja vulos: “Sigurisht ka hyrë skandal poshtë, por nuk plotëson kushtet sigurisht”.
Vetëm se SPAK, pasi ka parë dokumentat ka dalë në përfundimin se situata nuk ishte “e shkëlqyer”.
Rezulton se konsorciumi turk “Intekar–ASL”, që u shpall fitues i tenderit për tunelin e Llogarasë nuk plotësonte asnjë nga kriteret thelbësore ligjore dhe teknike, pasi nuk kishte dorëzuar dokumente që provonte se kapitalet nuk ishin nën përmbarim, nuk kishte përkthime të certifikuara në shqip, nuk kishte dëshmi për ndërtim ure mbi 120 metra, kishte paraqitur certifikata ISO të pavlefshme dhe nuk kishte dokumentuar kontratat e punës për 250 punonjës aktivë, duke e bërë kështu shpalljen e tij fitues një shkelje të hapur të ligjit të prokurimeve publike.
Duke parë përfshirjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në çdo hap të procedurave, qëndrimi i prokurorit është i prerë: “Nga aktet e administruara rezulton se operatori ekonomik ‘Intekar–ASL’ është shpallur fitues në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit. Kjo ka ndodhur në sajë të veprimeve të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.”
Dhe në pasazhin vijues përcaktohet natyra e akuzës: “Shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, në bashkëpunim.”
Dosja e tunelit të Llogarasë është një ndër të paktat ku përfshirja e një ministreje provohet përmes komunikimeve të drejtpërdrejta, të ruajtura, të datuara dhe të verifikueshme teknikisht. Nuk ka dëshmi apo interpretime, por një zinxhir mesazhesh që e ndjekin vendimmarrjen nga fillimi deri në fund.
Telefoni Blackberry i një vartësi që nuk i besonte më shefes së tij është bërë dëshmia më e rëndë që drejtësia shqiptare ka pasur ndonjëherë në duar ndaj një anëtareje të kabinetit qeveritar në detyrë. Belinda Balluku është marrë e pandehur në gjendje të lirë, ndërsa hetimet thotë SPAK, ende vijojnë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë dhënë sot një përditësim të detajuar mbi situat&e...
Është zbardhur dëshmia e Daniel Pepës, autori i vrasjes së Florian Paluçit në Manzë të Durrësit më 22...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njëherësh, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, është pezulluar nga detyra m...
Lumi Shkumbin raportohet se ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat bujqësore brenda argjinaturës. Shkak janë prurjet e s...
Përmes një postimi inxhinieri Pavlo Shkarpa shkruan se dalja jashtë funksioni e parkingut në Berat për të cilin u harxhuan milia...
Një denoncim ka ardhur nga qytetarët për plehrat që shpesh herë pushtojnë trotuaret e Tiranës. Prej ditësh koshat nuk ...
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, ka pranuar se nuk ndihet i qetë me idenë e dëbimit me forcë të famil...
Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar përmbytjen e 50 hektarë toke bujqësore në fushën e Maliqit. Sipas raportimeve ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në seancën plenare për Pr/Buxhetin 2026, e ka cilësuar...
Nga Elton Qyno Një aksion policor, është duke u kryer në qytetin e Durrësit, duke çuar në arrestimin e rreth mbi 1...