Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxha, ka dëshmuar në seancën e radhës të procesit gjyqësor “Plumbi i Artë”, duke dhënë deklarime mbi disa nga ngjarjet e rënda kriminale për të cilat po zhvillohet gjykimi. Hoxha deklaroi se Festim Qolin e njeh prej rreth 20 vitesh dhe se është njohur me të në një ditëlindje.
Në rrëfimin e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Sipas Hoxhës, Qoli nuk i ka folur asnjëherë për Nuredinin. Sa i përket Elvis Dedjes, Hoxha tha se kishte dëgjuar nga Festimi se e kishte pasur ortak, por mohoi çdo përfshirje në vrasjen e tij.
“Vrasjen e Elvis Dedjes nuk e kam kryer unë dhe nuk e di kush e ka bërë. Nuk mbaj mend të kem qenë me Festimin ditën e ngjarjes. Nuk kam folur ndonjëherë me Nuredinin për këtë ngjarje,” u shpreh ai. Hoxha pranoi përfshirjen në vrasjen e Dorian Shkozës, duke deklaruar se porosia kishte ardhur nga Erion Alibej, të cilin ai e referoi me nofkën “Krymi”, ndërsa ndërmjetës sipas tij kishte qenë Nuredini.
Sipas dëshmisë, shkak për ngjarjen ishte pretendimi i Alibejt se Shkoza kishte qenë i përfshirë në vrasjen e familjarëve të tij. Ai shtoi se nuk kishte pasur informatorë në atë ngjarje dhe se nuk e njeh Asllan Plakun. Në lidhje me vrasjen e Emiliano Ramazanit, Hoxha deklaroi se Nuredini u kishte thënë se informacioni merrej nga Erion Alibej.
Për Xhuliano Hoxhën, ai mohoi përfshirjen e Nuredinit, duke thënë se nuk i ishte përmendur asnjëherë emri i tij dhe se nuk e kishte parë në vendngjarje. Hoxha tha se për Sokol Sanxhaktarin kishte vetëm dijeni të përgjithshme.
Sipas tij, Nuredini i kishte përmendur se Sanxhaktari kishte qenë dhëndri i një kryebashkiaku në atë kohë. “Nuk kemi marrë ndonjëherë porosi për vrasjen e tij, por e kemi diskutuar. Nuredini na ka thënë se kishte biseduar me dikë për këtë çështje. Unë nuk kam shkuar ndonjëherë në Elbasan për ta vëzhguar,” deklaroi ai.
Sipas tij, porosia kishte ardhur nga vëllezërit Dizdari dhe lidhej me një çështje borxhi. Ai deklaroi se Aleksandër Baho, i njohur si “Sakati”, do të siguronte informacion për lëvizjet e djalit të Mashës, pasi fillimisht objektiv kishte qenë ai. Hoxha tha se kishte marrë 10 mijë euro parapagim, ndërsa sipas tij, për djalin e Mashës ishte premtuar një pagesë prej 150 mijë eurosh dhe për Lulëzim Mashën 100 mijë euro.
Emra të tjerë të përmendur
I penduari deklaroi se nuk e njeh Suel Çelën dhe se nuk e ka takuar asnjëherë. Sa i përket Otin Kilës, Hoxha tha se emri i tij ishte në një listë të hartuar nga Nuredini, ku përfshiheshin edhe vëllezërit Ramazani. Më vonë, sipas tij, ishte thënë se ekzistonte informacion se ai kishte strehuar Talo Çelën. Procesi “Plumbi i Artë” vijon me dëgjimin e dëshmive dhe shqyrtimin e provave për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që tronditën vendin.
“Festim Qolin e njoh prej 20 vitesh. Ai nuk më ka folur ndonjëherë për Nuredinin. E kam njohur te ditëlindja e Festimit. Festimi më ka treguar se Elvis Dedjen e ka pasur ortak.
Nuk e kam kryer unë vrasjen e tij dhe nuk di kush e ka bërë. Nuk mbaj mend të kem qenë me Festimin ditën e ngjarjes.
Nuk kam folur ndonjëherë me Nuredinin për këtë ngjarje.
Jam i përfshirë në vrasjen e Dorian Shkozës. Porosia ka qenë e “Krymit” (Erion Alibejt), por ndërmjetës ishte Nuredini. Shkak ishte pretendimi i “Krymit” se Shkoza kishte qenë te vrasja e familjarëve të tij. Nuk kishte informatorë në atë ngjarje. Asllan Plakun nuk e njoh. Erion Alibejn nuk e kam takuar ndonjëherë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit, Nuredini na ka thënë që merrte informacion nga Erion Alibej. Për Xhuliano Hoxhën, Nuredini nuk më ka folur ndonjëherë.
Nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje dhe as e kam parë në vendngjarje.
Sokol Sanxhaktarin? E kam dëgjuar se kush është. Nuredini më ka thënë që ka qenë dhëndri i një kryebashkiaku atëherë. Nuk kemi marrë ndonjëherë porosi për vrasjen e tij, por e kemi diskutuar.
Nuredini na ka thënë se kishte diskutuar me dikë për vrasjen e tij. Nuk kam shkuar ndonjëherë në Elbasan për ta vëzhguar. Nuk e njoh shtetasin Suel Çela. Nuk e kam takuar ndonjëherë. Për Otin Kilën, Nuredini kishte bërë një listë. Ky ishte në listë, që “duhej bërë”. Ishte ai dhe vëllezërit Ramazani. Më vonë, Nuredini tha se kishte informacion që ai kishte strehuar Talo Çelën.”, tha Hoxha.
I penduari Erion Alibej pyetje për Hoxhën.
Alibej: Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?
Hoxha: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bije ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Herën e dytë, kur u ndërmorën veprime, e kemi diskutuar në aplikacion.
Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?
Hoxha: Nuredini thoshte diçka për një lidhje. Nuk e di mirë.
Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.
Hoxha: Tani, unë po them çfarë më ka thënë Nuredini. Se çfarë është ai, kjo është tjetër gjë.
Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, të ka pritur dikush me një “C-Class” gri. Skerdi Tasi ka thënë se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim?
Hoxha: Jo, nuk e njoh. Kam marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit. Kjo për shkak se këta ishin bërë bashkë dhe ishin bërë kundra Krymit.
U mor porosia po nuk u bë, se ishte Covidi. Ndoci ka jetuar nga zona e “Misto Mames”. I kam kaluar në lagje, ma ka treguar Nuredini.
Bije shumë në sy se ishte pandemi, nuk kishte ku rrije. Sipas Nuredinin Krymi e kishte porositur. Ai investonte.
Pastaj Ndoci ra në burg. Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e tij, por nuk e kemi realizuar.
Astrit Nixha, një nga emrat e shquar të arkitekturës shqiptare, me karrierë 30 vjeçare, i vlerësuar me disa çmime ndë...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me një anektodë të kohës së komunizmit shqetësimit të ngritur nga kryeprokurori Olsian...
Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët këtë të enjte. Ngjarja është shënuar n&eu...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për një nga grupet më të rrezikshme t&e...
Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë. D&eum...
Ekspertët thonë se prodhimi tani po kthehet në nivele më normale pas goditjes nga valët e të nxehtit dhe thatësirat. Ç...
Gjykata e Posaçme ka dënuar 5 sirianët dhe 2 algjerianët të cilët më 25 maj 2023, hapën zjarr ndaj policis&e...
Trita Hospital kërkon të sqarojë opinionin publik mbi ngjarjet e lidhura me rastin e shtetasit italian Massimo Ferro, i cili ndërroi jet&eum...
40-vjeçarja Elona Bregu, punonjëse e një firme pastrimi në Kuçovë, e cila kërcënoi se do hidhej nga vin&ccedi...
Afrim Qendro do të jetë kryetar i ri i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Bëhet me dije se ai do të prezantohet si d...