AKTUALITET

U arrestua se vodhi një tapet! Ndërron jetë në spital Jani Rustemi, qëndroi më shumë se një muaj në koma

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Maj 2023, 18:00

U arrestua se vodhi një tapet! Ndërron jetë në spital Jani

TIRANË- Jani Rustemi, i riu i cili ishte arrestuar prej 13 prillit pasi akuzohej për vjedhje dhe përfundoi në koma, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, ku ndodhej i shtruar prej 17 prillit, pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni. Sipas njoftimit zyrtar, Rusemi ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror në QSUT dhe në orën 16:20 ka ndërruar jetë. I riu ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë.

28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore fillimisht më 14 prill, ndërsa ndodhej ende në qelitë e paraburgimit 302 tek Mine Peza. Duke qenë se ai ishte konsumues i lëndëve narkotike, i është dhënë metadon. Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg.

Më 16 prill, 28-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.

Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore u transportua në spitalin "Nënë Tereza". Dy ditë më vonë, më datë 19, ai u shtrua zyrtarisht pasi siç deklaruan autoritetet ishte një person që konsumonte lëndë narkotike dhe po trajtohej me metadon në burg.

Pritet të hetohet nëse të riut i është dhënë mbidozë metadoni, që mund ta ketë çuar dhe në koma.

Për mënyrën e trajtimit të Rustemit ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH). Në reagimin zyrtar, KShH shkrunte se institucionet kanë kryer një sërë shkeljesh, se janë përdorur standarde të dyfishta duke mos e pranuar në burgun 313 por duke e mbajtur për 5 ditë në dhomat e policisë. Kjo gjë, sipas KShH-së i ka dëmtuar gjendjen shëndetësore të riut. KShH përmend dhe faktin që Rustemi është pjesë e komunitetit rom, gjë që ka bërë që autoritetet të mos e kishin prioritet situatën e tij.

Njoftimi për vdekjen e tij:

Jani Rustemi që ishte i shtruar në Reanimacionin Qëndror në QSUT, dhe në ora 16:20 ka ndërruar jetë, konfirmuar nga Mjeku. Rustemi është i datëlindjes 15.04.1995 lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore i dënuar më parë. 28-vjeçari ishte i shtruar ne Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të renduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “Bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”. Për ngjarjen u njoftua Prokuroria, Komisariti i Policisë dhe Specialistin e ShKBSB për veprime të metejshme hetimore.

jani rustemi vdes jani rustemi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?