"Bëmë takim familjar" - Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues!
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar në Durrës gjatë operacionit policor “Informacioni”, pasi dys...
Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, 15-vjeçari që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të ...
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot në Gjirokastër, në orën 12:00, një takim me banorët për reformën territoriale. Taki...
Gazeta e rëndësishme britanike ‘Observer’, publikoi një reportazh të gjatë për protestat që kanë kapluar S...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është rikthyer edhe një herë te marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë, gjatë konventës vjetore të partisë së saj Fratelli d’Italia, të mbajtur në Romë. Në fjalimin e saj, Meloni këmbënguli se qendrat për emigrantët në Shqipëri “do të funksionojnë”, duke fajësuar për vonesat dhe mosfunksionimin aktual, vendimet e gjyqësorit italian, të cilat i cilësoi si ideologjike.
“Dua ta di, më argëton të imagjinoj se çfarë do të thonë tani gjyqtarët italianë, duke qenë se Evropa po miraton atë listë ku figurojnë pikërisht vendet e origjinës së atyre migrantëve që, për shkak të vendimeve ideologjike, na është penguar t’i transferojmë në Shqipëri,” u shpreh Meloni. Sipas saj, zhvillimet në nivel evropian përbëjnë një konfirmim të linjës së ndjekur nga qeveria italiane.
Kryeministrja italiane deklaroi se projekti nuk është braktisur dhe se funksionimi i qendrave është vetëm çështje kohe. “Po ndodh saktësisht ashtu siç ju kam thënë gjithmonë: qendrat në Shqipëri do të funksionojnë. Vetëm se do të funksionojnë falë gjyqtarëve, me një vonesë prej një viti e gjysmë,” tha ajo, duke pranuar në mënyrë indirekte se zbatimi i marrëveshjes ka pësuar vonesa të konsiderueshme.
Megjithatë, faktet tregojnë një tjetër realitet. Qendrat për emigrantët në Shqipëri janë sot pothuajse bosh, jo për shkak të gjyqtarëve apo të ashtuquajturave gjykata të politizuara, sic i cilëson kryeministrja italiane, por sepse vetë modeli i marrëveshjes Itali–Shqipëri rezulton problematik dhe në kundërshtim me legjislacionin italian dhe atë evropian.
Vetë Meloni ka pranuar publikisht se ekziston rreziku i një dëmi financiar për shtetin italian. “Ndaj atyre që thonë se këtu po konfigurohet një dëm për buxhetin e shtetit, po, çështja ekziston, zonja dhe zotërinj, por kundërshtimi nuk duhet t’i drejtohet qeverisë, duke qenë se ne mund ta kishim nisur një vit e gjysmë më parë,” deklaroi ajo, duke ia atribuar përgjegjësinë sistemit gjyqësor.
Këto deklarata vijnë pas kritikave të forta dhe denoncimeve të vazhdueshme nga organizatat e shoqërisë civile, mes tyre edhe ActionAid. Sipas të dhënave të publikuara prej saj, fondet e destinuara për ndërtimin dhe funksionimin e qendrave në Shqipëri arrijnë në 73.5 milionë euro. Në total, Ministria italiane e Mbrojtjes ka shpallur tenderë me vlerë 82 milionë euro dhe ka nënshkruar kontrata për mbi 74 milionë euro, ndërsa mbi 61 milionë euro janë shpenzuar realisht, shuma që janë më shumë se dyfishi i parashikimit fillestar prej 31.2 milionë eurosh.
E gjithë kjo ka ndodhur për struktura që sot rezultojnë praktikisht të papërdorura.Në fjalimin e saj, Meloni u përpoq ta paraqiste situatën si një betejë politike të fituar, duke theksuar se “paradigma ka ndryshuar” dhe se Italia ka treguar vendosmëri. “Me sa duket duhej një Itali e vendosur, që të kishte guximin t’i thoshte gjërat ashtu siç janë,” tha ajo.
Kryeministrja shtoi gjithashtu se, sipas saj, qeveria ka arritur të ulë ndjeshëm mbërritjet e emigrantëve të parregulltë dhe të rrisë dëbimet e tyre. “Nëse sot, falë masave që kemi zbatuar, kemi ulur ndjeshëm numrin e emigracionit ilegal në Itali dhe kemi rritur ndjeshëm kthimet, kur këto norma të bëhen operative do të mund të bëjmë shumë më mirë,” u shpreh Meloni, duke theksuar se qeveria e saj nuk do të ndalet. “Sot si dje, nuk do të na pengojnë të bëjmë atë që italianët na kanë kërkuar të bëjmë me votën e tyre, me çdo kosto.”
Megjithatë, përtej retorikës së fortë politike, realiteti i qendrave bosh në Shqipëri mbetet simboli më i qartë i një marrëveshjeje të ndërtuar mbi baza ligjore të brishta dhe të kontestuara që në fillim një projekt që deri më tani ka prodhuar më shumë kosto financiare dhe përplasje institucionale sesa rezultate konkrete.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 15 dhjetor vendimin për lënien në fuqi të vendimit t&e...
Ka nisur Foltorja e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Kreu i PD, Sali Berisha, sapo ka mbërritur në sheshin para godinë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 15 dhjetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të ...
Shqipëria, ky vend i vogël sa një qytet në Itali apo Turqi, është kthyer në parajsën “offshore” për shu...
Shtatë qytetarë shqiptarë që banonin në Langhirano, Parma janë mes të dyshuarve në një operacion të madh antid...
Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 21-vjeçar, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik ...
Bashkia e Tiranës i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) me një shkresë zyrtare duke i kërkuar t’...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të hënë në “Q...
Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u godit&...
Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në f...