Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. K., 26 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit F. K. dhe M. G.
Njoftimi i policisë:
U kap në flagrancë në afërsi të Kamzës duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari. Shpallen në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij. Sekuestrohen rreth 524 gramë flori, veshje të ndryshme, një shumë parash, 2 makina qepëse, si dhe sende të tjera të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Diversity” duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave. Në afërsi të Kamzës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. K. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetën të fshehura në baterinë e automjetit 524 gramë flori.
Gjithashtu, në automjet u gjetën veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse, si dhe sende e pajisje të tjera.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 26 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit F. K. dhe M. G. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi E. K., në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe M. G., kanë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë mallrat e sipërpërmendura në mënyrë të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Mars10:18
Banka Botërore: Shqipërisë i mungojnë standardet e unifikuara të rekrutimit në administratën publike
Raporti i Bankës Botërore mbi Standardet e Zhvillimit dhe qëndrueshmërinë e institucioneve publike nxjerr në pah një problem ...
AKTUALITET
14 Mars10:08
Paratë i tjetërsoi për të mbuluar origjinën e paligjshme/ Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center-i
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e...
AKTUALITET
14 Mars09:58
EMRAT/ Sherr mes të rinjve në Sarandë, arrestohen 4 persona! Në kërkim dy të tjerë
Policia e Sarandës ka zbardhur një ngjarje me të shtëna me armë zjarri në ajër, të ndodhur në lagjen nr. 1 të ...
AKTUALITET
14 Mars09:11
Dita e Verës/ Ja rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë
Tirana është sot, në atmosferë festive për Ditën e Verës, ndërsa në disa akse kryesore të kryeqytetit vijon ku...
AKTUALITET
14 Mars08:17
Kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të shtunë
Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alterni...
AKTUALITET
13 Mars23:49
Gazetari: Porti do bëhet. Çfarë nuk bëhet me shumë lekë, bëhet edhe me më shumë lekë akoma
Nga Klodian Tomorri
Sot kryeministri tha që organizatat ndërkombëtare të krimit janë shqetësuar shumë nga ndërtimi i po...
AKTUALITET
13 Mars22:38
Trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Elbasan, makinat presin me orë për të hyrë në qytet (FOTO)
Mbrëmjen e sotme është regjistruar një trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan.
Me qindra mjete kanë mbetur...
AKTUALITET
13 Mars21:56
Tronditet Shkodra/ Familjarët gjejnë të vdekur në oborr djalin 19-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij....
AKTUALITET
13 Mars21:19
EMRI/ Akuza për trafik armësh, gjykata britanike “dritë jeshile” ekstradimit të 28-vjeçarit në Shqipëri
Një prej personave të kërkuar nga SPAK nën dyshimin si i përfshire në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Anglisë...
AKTUALITET
13 Mars20:43
“Miu hëngri kabullin”/ Denoncimi: Si tentuan autoritetet t'ia hedhin fajin brejtësit për djegien e Pallatit të Kulturës në Peshkopi
Një banor i Peshkopisë ka denoncuar për Piranjat news mungesën e masave minimale të sigurisë në Pallatin e Kulturës, p...