Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona lidhur me vdekjen tragjike të 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private në kryeqytet, të mjekut Roland dhe Ina Xhaxho, babë e bijë.
Sipas organit të akuzës, hetimet kanë zbuluar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore, mashtrim ndaj prindërve dhe neglizhencë profesionale, të cilat, sipas ekspertizave mjekoligjore, kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore me ndarjen nga jeta të të miturit.
Dosja e prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit, shtetasit B.S. pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet.
Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr.6477, të vitit 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, dërgoi në gjyq shtetasit R.Xh dhe M.G., për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ dhe ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 85 dhe 143/2 të Kodit Penal, shtetasen I.Xh. për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm’ parashikuar nga nenet 85, 143/2 dhe 180/a/2 të Kodit Penal, shtetasit E.S. dhe E.A. për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit D.A. dhe V.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’ parashikuar nga neni 96/1 i Kodit Penal.
Më datë 28.09.2023, i mituri B.S., iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë, tek Klinika “Splendent” drejtuar nga mjekët R.Xh dhe I. Xh. Pas ndërhyrjes i mituri kthehet në shtëpi dhe brenda pak orësh dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore (koma dhe insuficencë respiratore akute), në Spitalin e Pediatrisë në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku dhe më pas në datën 01.10.2023, ndërroi jetë.
Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë, u arrit në konkluzionin se: Shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore, është shkaku kryesor i vdekjes të pacientit të mitur B.S. Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që trajtuan të miturin, u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.
Këto shkelje kanë konsistuar në: – moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit; mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim, i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit;
ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për trajtim të tepërt.
nxjerrjen plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.
Gjithashtu nga hetimi rezultoi e provuar se dy stomatologët I.Xh dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit duke i marrë pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 prej tyre ishin hapur por nuk ishin mbushur. Për këtë fakt, ndaj tyre u ngrit akuza për nenin 143/2 të K.Penal. Ndërkohë nga hetimi, u provua që stomatologia I.Xh. pas ngjarjes ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit të saj në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka rinovuar, në përputhje me procedurat ligjore, licencën si stomatologe nga Urdhri i Stomatologut.
Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore edhe nga ana e ekspertëve të I.M.L.-së, shtetasit E.S dhe E. A.
Gjithashtu shkelje u konstatuan edhe tek mjekët roje të pediatrisë V.A. dhe D.S. në momentin që i mituri u dërgua në spital. Mjekët nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë. Si rrjedhojë edhe moskryerja e veprimeve të tyre ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të të miturit, edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë, fakt që rezultoi nga akti i riekspertimit, pasi vdekja e tij nuk erdhi nga mosveprimet e tyre, por nga shkaku kryesor dhe i drejtpërdrejtë, që ishin veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve R.Xh., I.Xh dhe M.G.
Shkëlqim Hajdari është emëruar ditën e sotme në postin e prefektit të Tiranës. Hajdari dha dorëheqjen nga posti ...
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm, 6 shku...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Për pozicionin në fjal&e...
Klubi nga Ekuadori, Astillero FC, i cili luan në Kategorinë e Dytë, ishte në qendër të polemikave publike pas një hetimi t&...
Një tragjedi është shmangur në zonën e Vrinës në Bashkinë Konispol, fal vëmendjes dhe reagimit të shpejt&eum...
Tragjedia e tërmetit të vitit 2019, ka lënë ende pasoja për disa qytetarë të dëmtuar. Majlinda Cipi, banore e lagjes K...
Ngjarja e 4 shkurtit 1944, e njohur në kujtesën historike si një nga masakrat më të errëta në Tiranë, vazhdon të ...
Eksperti i sigurisë ushqimore, Granit Sokoli, në intervistë në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, e cilësoi ç&eu...
Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme në Portin e Durrësit. Mëso...
Një tragjedi e përmasave të mëdha ka ndodhur në Itali, ku një familje shqiptare është shuar për shkak të rrj...