Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Ngjarja e 4 shkurtit 1944, e njohur në kujtesën historike si një nga masakrat më të errëta në Tiranë, vazhdon të jetë objekt debatesh të forta. Megjithatë, një analizë e re e fakteve dhe dokumenteve historike, e mbështetur në dëshmi të protagonistëve, hedh dritë mbi një version të ndryshëm nga ai i propaganduar për dekada nga regjimi komunist.
Studiuesi Auron Tare, i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' tha se ngjarja e 4 shkurtit nuk ishte një operacion i forcave gjermane, siç është pretenduar historikisht.
Dokumentet e kohës, përfshirë ato gjermane të publikuara nga studiuesi Maringlen Kasmi, si dhe dëshmitë e protagonistëve të drejtpërdrejtë si Xhafer Deva dhe Kadri Cakrani, tregojnë se bëhej fjalë për një përplasje të armatosur mes dy grupimeve rivale shqiptare.
Ky këndvështrim e zhvendos përgjegjësinë nga forcat pushtuese gjermane, duke e paraqitur ngjarjen si një kapitull tragjik të konfliktit të brendshëm shqiptar, pa një përfshirje të drejtpërdrejtë të ushtrisë gjermane.
Një nga pikat më të diskutuara mbetet numri i viktimave. Shifra 84, sipas Tares, e cila është gdhendur në imagjinatën kolektive, duket se nuk gjen mbështetje në dokumentet arkivore.
Burimi i kësaj shifre është një artikull i botuar në gazetën "Bashkimi" në vitin 1946. Pavarësisht se ky numër u bë zyrtar dhe u përdor gjerësisht nga propaganda, deri më sot nuk ekziston një listë e plotë emërore që të vërtetojë 84 viktima.
Mospërputhja mes numrit të pretenduar dhe provave dokumentare e bën të vështirë konfirmimin e këtij versioni, duke e lënë atë në kufijtë e një miti politik.
Ky rishikim historik nxjerr në pah jo vetëm kompleksitetin e ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, por edhe mënyrën se si historia është përdorur për qëllime politike.
Deklarata e plotë:
“Ngjarje me këto përmasa, sigurisht janë të debatueshme. Jo vetëm tek ne, po dhe në vende të tjera.
Ka këndvështrime të ndryshme, por mendoj unë, tashmë distanca e mjaftueshme kohore, ëh, nga ngjarje të tilla, na lejon që t'i shikojmë ato me, me shumë ftohtësi dhe bazuar në dëshmi.
Dhe ngjarja e 4 shkurtit, në mendimin tim, është e mirë-dokumentuar, sepse ka dokumenta të kohës, pra të shtetit të asaj kohe, ka dhe dëshmi të dëshmitarëve dhe të protagonistëve, të cilët në një kohë mbas ngjarjes, kanë shkruar apo kanë dëshmuar, ëh, për këtë gjë. Dhe mendoj që është një nga ngjarjet që nuk kishte pse të kishte më debat, sepse është një ngjarje e cila ka ndodhur.
Por interesanet ka qenë fakti që mbas '45-ës, kjo ngjarje i është veshur gjithmonë gjermanëve, me bashkëpunimin e trupave, bashkëpunuese, pra kolaboracioniste.
Ndërkohë, sipas dokumentacionit të kohës, sipas dokumentave gjermane, të cilat i ka botuar edhe studiuesi Maringlen Kasmi, por dhe sipas dëshmive të protagonistëve, të cilët janë Kadri Cakrani, Xhafer Deva, apo njerëz përqark tyre, bëhet e qartë mjaft mirë që ky ka qenë një përplasje midis dy grupimeve, ëh, shqiptare, pa përfshirjen direkt të forcave gjermane në, në Tiranë.
Nga, nga dokumentat në arkiv del që nuk ka emra për 84 vetë, ka shumë më pak dhe gjithmonë ka qenë një debat mbi listen, ka pasur disa numra.
Ajo që ka ngelur te 84-a pra, është një artikull I botuar diku në '46-ën, në gazetën Bashkimi të kohës, e cila e sillte numrin 84 dhe ai numër mbeti.
Por ky numër nuk ka qenë i mbështetur, apo deri më sot nuk është i mbështetu me një listë emrash të të pushkatuarve, apo të humburve gjatë asaj nate. Dhe për këtë arsye është e vështirë që ende sot t'i mbetemi këtij numri, sepse nuk na përputhet me dokumentat e kohës”.
Eksperti i sigurisë ushqimore, Granit Sokoli, në intervistë në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, e cilësoi ç&eu...
Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme në Portin e Durrësit. Mëso...
Një tragjedi e përmasave të mëdha ka ndodhur në Itali, ku një familje shqiptare është shuar për shkak të rrj...
Avioni privat i Jeffrey Epstein para 8 viteve kishte ateruar në Aeroportin e Tiranës. Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në emisionin ...
10 vjet reformë në drejtësi në Shqipëri – Vrasja e një gjyqtari më 2025 nxjerr në pah një sistem n&eu...
Prokurorët e dosjes “Veliaj”, Altin Dumani dhe Olsi Dado kanë pranuar zyrtarisht se në hetimet për çështjen e krye...
Dy persona, të afërm me njëri tjetrin janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishin përshtatur ambientet e banesës s&eu...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Shqipëria renditet mes vendeve ku shumica e qytetarëve kanë ekonominë si problemin kryesor kombëtar. Sipas një studimi të f...
Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos heqë pezullimin për procedurën “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit t&eum...