Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi Natyra juaj nuk do t'ju lërë në asnjë moment të bini pre e pesizmit, nuk do të thotë se si do të përballemi....
Dashi Natyra juaj nuk do t'ju lërë në asnjë moment të bini pre e pesizmit, nuk do të thotë se si do të përballemi....
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Inskenimet e vrasjeve e paralajmërimet se do të kryejë therje masive në sheshin e qytetit të Ferizajt, ishin përmbajtja e postimeve të vazhdueshme, që një 16-vjeçar i postonte në rrjetin social TikTok e në kanalin e tij në Youtube.
I riu dyshohet se më 3 prill të këtij viti, derisa ishte në transmetim të drejtpërdrejt në rrjetin social TikTok, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili vuan nga çrregullimet mendore. Gjatë transmetimit, 16-vjeçari shfaqej me një maskë të vendosur në fytyrë, derisa e godiste me grushte dhe shqelma babanë e tij, 58-vjeçar.
Derisa ishte drejtpërdrejt, ai deklaroi se po i mban peng disa anëtarë të familjes dhe se po i terrorizon edhe ata.
Pas këtij rasti, 16-vjeçari përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës. Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes e-mailit, i thanë Kiksit se ky institucion ka ngritur kallëzim penal ndaj të miturit. Në përgjigjen e Policisë bëhet e ditur se i mituri, fillimisht ishte dërguar për trajtim në Psikiatri e më pas i ishte caktuar masa e paraburgimit.
Në këtë rast, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i mituri dyshohet për kryerjen e katër veprave të ndryshme penale, për çka Prokurori ka kërkuar që atij t’i caktohet masa e paraburgimit në Psikiatri. Ndërkaq, në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Ferizaj bëhet e ditur se i mituri gjendet nën masën e paraburgimit, derisa kjo gjykatë pohon se nuk ka pranuar ende rezultatin e ekzaminimit psikiatrik të 16-vjeçarit.
Rasti i rrahjes së babait, nuk është rasti i vetëm ku 16-vjeçari ka shfaqur dhunë e fantazi për vrasje në rrjetet e tij sociale. Në llogarinë e tij në Tiktok ai kishte paralajmëruar se do të ther masivisht njerëz dhe do të burgoset përjetësisht.
Në një video tjetër, ai shihet teksa inskenon vrasjen e nënës së tij dhe e detyron atë që të rrëzohet përtokë kinse ka vdekur. E më pas e incizon gjoja se trupin e saj të pajetë të shtrirë në tokë.
16-vjeçari ka postuar edhe një video në të cilin bën sikur ka kurdisur një bombë e cila do e vret atë dhe nënën e tij, e cila po ashtu është pjesë e videove dhe e lut të birin që të mos e frikësojë.
Në mesin e “viktimave” të tij të maltretimit janë edhe kafshët, qentë e shtëpisë të cilët shihet duke i keqtrajtuar.
Ndërkaq, në njërën nga videot e publikuara në kanalin e tij në Youtube, i mituri shihet duke marrë një ilaç nuk dihet se çka është, por që ai i referohet me emrat “pushim” dhe “ndihmë”. Në të gjitha videot e publikuar në llogaritë dhe kanalet e tij në rrjete sociale, ferizajasi flet dhe shkruar në gjuhën angleze.
Një tjetër video ka dalë në dritë nga incidenti i përgjakshëm që ndodhi jashtë një bari në He...
Rezidencat elitare pranë TEG-ut, apartamente në zemër të Tiranës, toka në Qeparo dhe projekte ndërtimi në Farkë p&e...
Një punonjës policie i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim shqetësues, duke hedhur dritë mbi nj...
Mësuesja e dy fëmijëve që ndërruan jetë dje tragjikisht në Durrës pas incidentit fatkeq është shprehur se prin...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest S...
Uljan Kolgjegja, dyshohet të jetë taksisti 47-vjeçar që u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, pasditen e së shtunë...
Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve të mitur q&e...
Pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve ditën e djeshme në Durrës, ka ardhur reagimi nga Policia. Në njoftimi...
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë vendosur ditën e sotme të kufizojnë praktikën e deritanishme të...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Shpend Sokolin, i akuzuar për k...