Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve.
Në rrëfimin tronditës dhe ekskluziv dhënë për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, Fitim Dumani tregon vështirësitë dhe rrezikun e jetës së tij, pas përjashtimit nga programi i mbrojtjes.
Ai thotë se SPAK e hoqi nga mbrojtja pa asnjë shpjegim, duke mos e lejuar të takojë edhe fëmijët e tij, të cilët janë në program.
Sipas Fitimit, SPAK i ka vendosur kushte që, nëse pendohet Dashnor Dumani, vëllai tjetër i tij, ai do të rikthehet në program.
Por kur do të ndodhë kjo për Fitimin ende nuk dihet, pasi vëllai nuk ka pranuar të bashkëpunojë për momentin.
Për këtë fakt, “Ma Shqip” ka kontaktuar Zyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së SPAK, por ende nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.
Nga ana tjetër, Fitim Dumani rrëfen se familja e ngushtë e Nuredin Dumanit, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, nuk janë nën ruajtje nga shteti shqiptar.
“Në program janë vetëm dy pleqtë e mi, nëna e babai, dhe bashkëshortja ime me vajzat.
Familja e Nuredinit, gruaja me fëmijët, nuk është në program pasi ka ikur jashtë shtetit dhe ka marrë azil, nuk ruhen nga shteti shqiptar.
Ndërsa motra iku jashtë, kërkoi azil, por edhe pse SPAK i tha se do ta ndihmonte, ajo nuk e fitoi azilin.
Gjithashtu edhe familja e Dashnor Dumanit nuk është në program, janë hequr pasi po i bëjnë presion vëllait të bëhet i penduar,” thotë Fitim Dumani për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj.
Sipas Fitimit, familja e tij rrezikon në çdo moment, pasi ata nuk kanë agjentë që i ruajnë, por i kanë lënë në të njëjtin vend prej katër vitesh, dhe aty shkojnë e i takojnë kriminelët.
“Policët i thonë në telefon: të vijmë sot apo jeni në rregull? Pra nuk rri njeri aty t’i ruajë. E di ti që kanë shkuar e i kanë takuar prindërit e mi persona që janë në kërkim.
Ata nuk duan më t’i vrasin se në çdo moment i vrasin, pasi policia nuk ofron siguri, janë vetëm për t’u kontaktuar, thonë agjentët,” shprehet i irrituar Fitim Dumani.
Ai tregon se agjentët janë të dehur, nuk kanë armatim, nuk kujdesen dhe kanë lidhje me kriminelët, duke shtuar se sa të paaftë janë saqë, kur Nuredin Dumani shkonte në vendngjarje gjatë kohës së mbledhjes së provave, policët i jepnin pistoletë.
“Ore, e kupton ti se kur Nuredinin e dërgonin nëpër vendngjarje apo spital, i jepnin pistoletë në dorë, i thonin ‘mbaje ta kesh, se ti di ta përdorësh më mirë se ne, që të ruash veten’, e kupton ti,” thotë Fitimi.
Për të gjitha këto shqetësime, ai thotë se ka folur me Altin Dumanin por ka marrë vetëm premtime boshe.
“E kam takuar Altin Dumanin, se urdhëroi të shoqërohet me forcë brenda në burg kur më morën në mbrojtje dhe më tha ‘mos ke merak’.
Por pas gati dy vitesh më përjashtojnë nga programi pa më thënë asgjë dhe as të më japin shpjegim.
Ka shkuar babai e nëna disa herë e ka folur edhe Nuredini, por hiç – premtime bosh. Kur doja të mos më mbanin në program, më mbajtën me dhunë, tani që dua më nxorën duke bërë presion të pendohet vëllai tjetër,” thotë Fitimi i alarmuar për jetën e tij.
Sipas Fitimit, Altin Dumani dhe SPAK-u nuk po e ndihmojnë familjen e tij, por po e përdorin Nuredinin për të dëshmuar. “Nuredini ka thënë të vërtetën për të gjithë ata që ka bërë dhe ai varet nga këmbët e veta.
Unë s’kam lidhje me dëshminë e tij, por SPAK nuk po bën drejtësi, vetëm propagandë,” tha Fitim Dumani.
Ai shton se familja nuk ka garanci, fëmijët nuk lejohen të dalin as në plazh dhe ai nuk lejohet t’i takojë fëmijët që janë në program.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Shtator18:48
I priti me padurim pushimet në Shqipëri/ Holandezi: Nuk shkel më kurrë atje!
Perry Beenen dhe familja e tij po e prisnin me padurim pushimin në Shqipëri. Muajin e kaluar, familja nga Veldhoveni më në fund e realizoi a...
AKTUALITET
19 Shtator18:13
Flakë në Durrës! Digjen 4 automjete, rrezik edhe për banorët e një ndërtese
Katër Makina janë përfshirë nga flakët mbasditen e sotme në Spitallë të Durrësit. Siç shihet n&eum...
AKTUALITET
19 Shtator17:46
Zjarr në garazhin e një pallati në Yzberisht
Një zjarr ka përfshirë garazhin e një pallati në zonën e Yzberishit, duke shkaktuar panik mes banorëve.
Sipas qytetarë...
AKTUALITET
19 Shtator17:12
Dosja "Buka"/ Arben Ahmetaj akuzon SPAK: Do t'i tregoj kujtdo se çfarë presioni politik, familjar po mbaj mbi supe
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë sot për mediat një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan...
AKTUALITET
19 Shtator17:06
Në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Kapshticë, dy të tjerë hetohen për kontrabandë dhe dokumente false
Tre persona janë ndaluar nga Policia Kufitare në Kapshticë për 3 vepra të ndryshme penale. Policia njofton se një 37-vjeç...
AKTUALITET
19 Shtator16:41
Aksidentet në minierat e Bulqizës nuk kanë të sosur, plagoset një 50 vjeçar
Një minator 50-vjeçar u aksidentua ditën e djeshme gjatë punës në një nga galeritë e kompanisë Albchrome në ...
AKTUALITET
19 Shtator16:38
Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ Air Albanias i humbet "vula", përfundon me avionë pa logo
Ismaili, Migjeni, Naimi, avionët të cilët dikur mbanin flamurin shqiptar të stampuar në trupin e tyre, janë zhdukur pa nam e nis...
AKTUALITET
19 Shtator16:31
Altin Dumani rendit problematikat e SPAK: Mungesë të theksuar stafi dhe infrastrukture
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani vuri theksin e llogaridhënia p&...
AKTUALITET
19 Shtator16:03
Abuzoi seksualisht prej 4 muajsh me vajzën e mitur të partneres, ndalohet 37-vjeçari në Elbasan
Një 37-vjeçar banues në Elbasan është ndaluar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeç...
AKTUALITET
19 Shtator15:59
Një vit pa Gerti Bogdanin, emocionon bashkëshortja Edlira Çepani
Bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani, ka publikuar një mesazh prekës në rrjete sociale teksa sot shënohet 1 vit nga nda...