Tmerr në Palasë/ Plas arma në një jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Policia jep detaje
Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitar&...
Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitar&...
Dita e 64-t e protestës kundër qeverisë u mbyll këtë të diel para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, akti...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e ...
Afera e TEC-eve Lundruese të vendosura në zonën e Triportit në Vlorë sa vjen e thellohet, teksa disa ditë pasi KESH-i hapi nj&eu...
Në ditën e 64-të të protestës përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës, vijojnë të m...
Qytetarë të shumtë, të pajisur me pankarta dhe flamuj, janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë, nga ku kan&eu...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka sqaruar për herë të parë logjikën e marrëveshjes mes Shqi...
Pas kërkimeve, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të minatorit që humbi jetën pas aksi...
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar që procesi të shihet si një konsultim publik 60-ditor, disa kryebashkiakë socialistë...
Enti Rregullator i Ujit pranoi kërkesat e shoqërive rajonale të Ujësjellësave për rritjen e tarifave. Për të mbuluar p...

Afera e TEC-eve Lundruese të vendosura në zonën e Triportit në Vlorë sa vjen e thellohet, teksa disa ditë pasi KESH-i hapi një supër tender me vlerë 20 milionë euro për operimin e tyre ja ku vjen procedura e radhës, e cila po bëhet totalisht pa garë. Karakatinat po “hanë” dhjetëra miliona euro shtesë, nga ato të parashikuara në fillim të kontratës, edhe ajo tepër e debatuar dhe me një kosto stratosferike për buxhetin e shtetit.
Vox News ka analizuar dokumentet e procedurës së radhës të mbajtur nga Viola Haxhiademi, administratore e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, e cila vetëm me një të rënë të lapsit mund t’i japë kompanisë Petrolifera një shumë prej 5.4 milionë euro. Nuk bëhet fjalë për një tender të ri, por një negocim mes Violës dhe drejtuesve të kompanisë private.

Faksimile: Procedura me negocim e KESH-it për depozitimit të lëndës djegëse për TEC-et lundruese
Sipas dokumeneve që disponon redaksia jonë, KESH-i ka hapur formalisht një procedurë për Tigrat e Vlorës. Objekti është “depozitim dhe ngarkim - shkarkim i lëndës djegëse për TEC Lundrues, Vlorë”. Fondi limit i akorduar është plot 510,000,000 lekë, ose nëse do t’a konvertojmë në euro shuma shkon në plot 5.4 milionë euro.
Në të njëjtin dokument shkruhet se tipi i procedurës është “me negocim, pa njoftim”, çka do të thotë se Viola Haxhiademi ka negociuar me firma private për këtë punë, pa bërë një garë qoftë formale, por të jetë e shkruar në letra. Në dokumente nuk specifikohet se me cilën firmë ka negociuar Viola, ndërkohë që të gjitha indiciet të çojnë te Petrolifera, e cila ka fituar në vitin 2023 tenderin me të njëjtin objekt.
Në atë kohë, KESH-i kishte drejtues tjetër, madje edhe ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të gjithë nën akuzë, teksa tashmë ish-drejtorët e mëdhenj në të njëjtën ministri kanë marrë poste të rëndësishme. Ata po vijojnë “punët” e të parëve, ku për Tigrat kanë porosi të dyfishtë. Në 2023-shin vlera e lëndës djegëse për TEC-et lundruese ka qenë 7.2 mln euro. Edhe në atë kohë, procedura u bë me negocim të drejtëpërdrejtë.
Aktualisht, Petrolifera ka bërë shërbimin e shkarkimit të naftës nga anijet që do të mbërrijnë në Port, depozitimin e saj dhe më pas ngarkimin në kamionat, të cilët do të transportojnë tek dy termocentralet lundruese. Nafta është blerë dhe do të blihet nga Korporata Eleketroenergjetike Shqiptare.

Faksimile: Njoftimi i tenderit që ka hapur KESH për mirëmbajtjen e TEC-it lundrues në Vlorë
Disa ditë më parë, Vox News publikoi ekskluzivisht një procedurë të hapur nga KESH-i për të mirëmbajtur dy anijet e ndryshkuara. Sipas dokumenteve, është hapur një tender i majmë me vlerë plot 20 milionë euro, teksa ka si objekt “operim dhe mirëmbajtje e asetit gjenerues Termik, Vlorë”. Sipas kontratës, dy anijet janë me qira, teksa KESH-i paguan çdo muaj qindra mijëra euro.
Ndërkohë që jo shumë larg vendit ku janë akomoduar ato karakatina të ndryshkura, qëndron i konservuar një tjetër TEC, kostoja e të cilit ka shkuar në plot 130 milionë euro. Shteti ynë paguan miliona euro për konservimin e TEC-it në tokë dhe qindra miliona euro të tjera për TEC-et Lundruese. /Vox
Pas mbylljes së afatit për aplikime, ka nisur procesi i verifikimit të kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm,...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditën e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik-Rrëshen, duke përfs...
Mbi 12 mijë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë evidentuar në Tiranë gjatë javës së fundit, ndërs...
Pronari i një mjeti lundrues tip Jet Ski është gjobitur me 10 mijë lekë të rinj, ndërsa mjeti i është bllokuar, pas...
Pas kërkimeve, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të minatorit që humbi jetën pas aksi...
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter ka goditur pasditen e sotme zonën e Elbasanit, duke shkaktuar shqetë...
Enti Rregullator i Ujit pranoi kërkesat e shoqërive rajonale të Ujësjellësave për rritjen e tarifave. Për të mbuluar p...
Një konflikt familjar, që dyshohet të ketë lindur pas një divorci, është pista kryesore që po hetohet lidhur me sulmin...
Dy persona janë arrestuar dhe një automjet luksoz është sekuestruar gjatë një operacioni kontrollesh të zhvilluar nga Polic...
Biznesmeni Ermal Beqiri, i arrestuar më 24 korrik në Francë pasi fluturoi me një avion mbi hapësirën ajrore të kufizuar t&e...