“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vëren se Shqipëria duhet të përmirësojë kuadrin ligjor sa i takon vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektet që zbatohen dhe kjo përfshin dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore ne këtë rast kriteret e certifikimit të ekspertëve.
Konkretisht në raportin vjetor që analizon ecurinë e përafrimit ligjor sipas disa fushave, Sekretariati shprehet se janë hedhur disa hapa por avancimi i tyre ka qenë i ngadaltë.
“Shqipëria ka nisur hartimin e rregullave dhe procedurave për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) në një kontekst ndërkufitar, siç kërkohet nga neni 7 i Direktivës së VNM-së. Gjithashtu është raportuar progres në lidhje me krijimin e një skeme certifikimi për ekspertët e VNM-së. Megjithatë, kjo skemë mbetet e vonuar dhe e papërfunduar, ndërsa kriteret për certifikimin e ekspertëve të VNM-së, ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor ende nuk janë plotësisht të përcaktuara, duke dobësuar kuadrin institucional të nevojshëm për zbatimin efektiv të Direktivës së VNM-së” thuhet në raport.
I njëjti parashtron se nuk janë ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të adresuar mangësitë e evidentuara në Raportet e mëparshme të Zbatimit të Sekretariatit. Si rezultat, sipas raportit, Shqipëria vazhdon të jetë në mospërputhje me nenet 8 dhe 8a të Direktivës së VNM-së. Ligji aktual për VNM-në mbetet i pamjaftueshëm, pasi nuk kërkon që vendimet për dhënien e lejes së zhvillimit të përfshijnë përfundimin e arsyetuar të VNM-së, kushtet mjedisore, masat zbutëse dhe detyrimet për monitorim. Për më tepër, kriteret e përzgjedhjes (screening) nuk janë në përputhje me Aneksin III të Direktivës së VNM-së.
“Shqipëria ka raportuar se VNM-ja është e integruar në sistemin “one-stop-shop” për dhënien e lejeve të ndërtimit. Kapacitetet institucionale për kryerjen e VNM-ve mbeten të kufizuara dhe të pamjaftueshme për të siguruar një proces të harmonizuar për VNM-në dhe vlerësimet e tjera të lidhura (vlerësimi i biodiversitetit/vlerësimi i përshtatshëm dhe vlerësimi i ndikimit në ujëra).
Gjatë periudhës raportuese, Shqipëria ka raportuar mbi 50 VNM për projekte energjetike, kryesisht për projekte fotovoltaike dhe hidroenergjetike, si dhe një park të madh eolik me kapacitet 120 MË. Sekretariati ka marrë një ankesë lidhur me procedurën e VNM-së për termocentralin me kapacitet 170 MË në Roskovec. Shqetësimet vazhdojnë në lidhje me projektet hidroenergjetike në lumenjtë Vjosë dhe Valbonë, si dhe për projektin e Skavicës” thuhet në raport.
Sekretariati nënvizon se Direktiva për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM/SEA) është transpozuar kryesisht në legjislacionin kombëtar, por zbatimi i saj mbetet i pamjaftueshëm. “Rishikimi i planifikuar i Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NEKP/NECP), i cili duhet të përfshijë një raport të përditësuar të VSM-së për të siguruar integrimin e plotë të konsideratave mjedisore, ishte parashikuar për këtë periudhë raportimi, por është shtyrë sërish, pa një udhërrëfyes të qartë se kur do të realizohet rishikimi” thuhet në dokument./Monitor.al
Është zbardhur dëshmia që Ilir Meta dha sot në SPAK në lidhje me dosjen e 21 janarit. Mësohet se presidenti i Partisë...
Zbulohen detaje nga seanca me dyer të mbyllura e Belinda Ballukut në Apelin e GJKKO-së. Mësohet se SPAK ka kërkuar lënien n&eum...
E gjitha Unaza e Re është një skenë krimi, pasi prokuroria e posaçme SPAK gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se t&eum...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Sarandës më 17 dhjetor 2025, kur kalimtarët gjetën në lagjen nr. 1, pr...
Një situatë shqetësuese është shënuar në Bashkinë Klos, ku pesë persona janë paraqitur për ndihmë ...
Deputetja e Partisë Socialiste Zengjine Caushi donte të publikonte momentin kur deputetët e opozitës zunë karriget e ministrave duk h...
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se furnizonte lokalet me drogë. Burime zyrtare nga policia bënë...
Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK mbi dosjen e 21 janarit. Mësohet se ai ës...
Nga mediat mësohet se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshë...
Deklarata gati shokuese ka bërë sot Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait të tij dhe gruas së këtij të fundit, n...