Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

KOSOVA- Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ngritën flamurin shtetëror mëngjesin e së hënës për nder të përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të pavarësisë së vendit, ndërsa uruan qytetarët dhe shprehën mirënjohje për ata që kanë kontribuar në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Është një ditë ku ne themi falemnderit nga zemra, një falenderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Sukseset e Republikës sonë janë suksese të popullit, të institucioneve por edhe të partnerëve, miqve e aleatëve tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Bashkimi Evropian dhe mbarë perëndimi demokratik. Padyshim që mund të jemi krenar që i kemi dalë hakut sakrificës, flijimit të aq shumë dëshmorëve e martirëve”, tha kryeministri Kurti.
Ata vunë kurora lulesh tek shtatoret e ish udhëheqësve politikë e ushtarakë të vendit dhe nderuan të rënët e të zhdukurit gjatë luftës së fundit. Përvjetori i shtatëmbëdhjetë i pavarësisë e gjen Kosovën në një periudhë të paqartësive e mundësive të hapura për formimin e qeverisë së re të vendit, pas zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit.
Vëzhguesit thonë se skenarët e mundshëm të formimit të qeverisë së re që përfshijnë lëvizjen Vetëvendosje me pakicat joserbe apo partitë opozitare të bashkuara, nuk ofrojnë fuqinë e duhur vendimmarrëse përballë sfidave të shumta që e presin vendin në planin e brendshëm dhe të jashtëm.
Krahas sfidave si përmirësimi i gjendjes ekonomike, arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe luftimi i varfërisë, në planin e jashtëm qeveria e re do të përballet me përpjekjet për ripërtëritjen e marrëdhënieve me fuqitë perëndimore, të cilat e kanë kritikuar qeverinë e Kryeministrit Kurti për veprimet e saj në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Presidenti amerikan, Donald Trump në një mesazh urimi për Presidenten Vjosa Osmani, me rastin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se lidhjet midis popujve të të dyja vendeve janë të forta dhe se pret zgjerimin e tyre duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vazhdim të vitit”.
Qeveria e re do të përballet edhe me procesin e ngecur të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur dy vjet më parë, sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.
Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës gati dyvjeçare që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur. Pavarësia e saj është njohur nga më shumë se 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës./ VOA
Pamje nga kamerat e sigurisë TIRANË - Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për ...
Foto ilustruese TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mëngjesi...
Foto ilustruese SHKODËR - Moti i keq me reshje shiu e dëbore ka pushtuar vendin gjatë natës si dhe në orët e para të m&e...
GJKKO TIRANË - Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seancë për kthimin e celularit të sekuestruar të bashkë...
KOSOVA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar Kosovën në ditën e saj të pavarësisë. Artis...
Foto ilustruese SARANDË - Një agjensi makinash me qera është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në qytet...
Foto ilustruese TIRANË - Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Servisi i djegur Gramsh - Një servis i pajisjeve elektroshtëpiake është përfshirë nga flakët gjatë natës n&eum...
Foto ilustruese MIRDITË - Moti i keq me reshje intensive dëbore ka pushtuar zonën e Fanit në Mirditë mëngjesin e kësaj t...
Foto ilustruese TIRANË - Investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente ...