Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një përleshje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e 7 majit 2026 në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, brenda lokalit të Rexhep Ismailit, ku ky i fundit, 66 vjeç, humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Në ngjarje u plagos edhe Kostandin Vogli, i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve të deritanishme, konflikti nisi kur një grup shtetasish, Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla – u drejtuan te tavolina ku ndodheshin Tori Ruçi, viktima dhe të tjerë të pranishëm, duke filluar menjëherë një përleshje me sende të forta. Gjatë shkëmbimit të të shtënave, Rexhep Ismaili ka përdorur armën e tij automatike, ndërsa më pas Lulzim Tabaku dyshohet se qëlloi me pistoletë duke shkaktuar vdekjen e Ismailit dhe plagosjen e Voglit.
Pas ngjarjes, të gjithë të përfshirët u larguan nga vendi i ngjarjes. Hetimet kanë zbuluar se Hajredin Ismaili, vëllai i viktimës, dyshohet të ketë fshehur armën automatike së bashku me krehërin e fishekëve, të cilat më pas u sekuestruan. Po ashtu, janë sekuestruar automjete dhe prova të tjera materiale që do të shërbejnë për vijimin e hetimeve.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim Lulzim Tabakun për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa të tjerët janë shpallur për “Kanosje” dhe “Shkatërrim të pronës”.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe kapjen e të shpallurve në kërkim.
Deklarata e plotë:
Jam sot këtu për të informuar opinionin publik lidhur me veprimet e shpejta, intensive dhe profesionale hetimore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së ndodhur rreth orës 21:30 të datës 07.05.2026.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. I., (Rexhep Ismaili) ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. I., 66 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K.V. (Kostandin Vogli).
Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes si dhe zbardhja e dinamikës së ngjarjes.
Gjithashtu, vetëm pak momente më parë është bërë dhe shoqërimi i shtetasit të plagosur Kostandin Vogli i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim ky shtetas do t’u nënshtrohet procedurave penale.
Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e djeshme, shtetasit:
kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin shtetasi Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas.
Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima R. I ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt,
Në vijim të ngjarjes, dyshohet se shtetasi L. T. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit R. I., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Gjithashtu gjatë shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi K.V.
Pas ngjarjes, të gjithë shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, shtetasi H. I., ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur armën e zjarrit automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë, të cilat më pas u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.
Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në fshatin Nivicë u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, shtetasi L. T. Po ashtu, në lagjen nr. 1, Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit:
L. T., 37 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
I. C., 40 vjeç, E. M., 19 vjeç, K. V., 31 vjeç, M. A., 22 vjeç dhe E. Sh., 21 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Si dhe u proceduar penalisht shtetasi H. I. (Hajredin Ismaili) 60 vjeç, vëllai i viktimës.
Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes si dhe kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim.
Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, duke dhënë çdo informacion të vlefshëm për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për parandalimin e veprimeve të paligjshme.
Policia e Qarkut Vlorë mbetet maksimalisht e angazhuar në luftën kundër kriminalitetit dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët.
Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane ka zbuluar një rrjet të fuqishëm kriminal të përfshirë ...
Është vetëdorëzuar në polici një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin e dhunshëm në fshatin Gja...
Rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila do të mb...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku humbi jetën 66-vjeç...
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qendër të Beratit ku një automjet ka përplasur një k&...
Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka paditur prokurorin Ols Dado dhe KLP do ...
Aktori Robert Ndrenika do të ndjekë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj&nb...
Në Gjykatën Administrative shqyrton padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë...
Një suplement ushqimor me origjinë nga Gjermania ka ngritur alarmin tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi u konstatua prani e bakt...
Shqipëria renditet mes vendeve me rezultatet më të dobëta për sigurinë e ujit të pijshëm në Europë, pas Mold...