Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Sipas dëshmive nga dosja hetimore e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi, zbulohen shkeljet e hapura ligjore gjatë procedurave të prokurimit, sic janë personat që janë përfshirë në dokumentacion për të kryer shërbime, por që në fakt nuk kanë kryer asgjë.
Vetëm Ervin Doçaj është angazhuar për të ofruar shërbimin e tij, ndërsa shtetasit e tjerë janë kontaktuar nga përfaqësuesit e shoqërive ‘Net Group’ dhe ‘Hill International N.V’ vetëm gjatë fazës së konkurimit, por nuk janë njoftuar më pas për të ofruar shërbimin.
Kjo dëshmi që përforcon bindjen se kemi të bëjmë me një tender thellësisht korruptiv, plotësohet edhe me të tjera të ngjashme. Që nuk tregojnë asgjë tjetër, vetëm se Ministria e Ballukut i bënte tenderat jo thjesht shkel e shko, por as nuk kujdesej të mbronte vetveten. Tendera të cilat bëhen ashiqare në shkelje të hapur të ligjit dhe në konflikt të pastër interesi.
Ku klientelizmi ishte kthyer në modalitet pune dhe dirigjimin e kishin marrë vetë në duar drejtuesit madhorë të kësaj ministrie. Një nga këto dëshmi është edhe ajo e Luljeta Kuçit.
Pjesë e stafit të bashkimit të kompanive ‘Hill International H. V’ dhe ‘Net Group’, shpk e cila edhe pse ajo pohon që do merrej me dokumentacionin që do të dorëzohej në procesin e tenderimit, mohon ndërkohë që të kishte dhënë ndonjë shërbim që lidhej me përpilimin e këtij dokumentacioni që do të dorëzohej më pas nga kjo kompani, në garën për tenderin e supervizimit të Tunelit të Llogarasë.
“Si pjesë e stafit të bashkimit të operatorëve ekonomik gjatë fazës së konkurrimit nuk kam ofruar ndonjë shërbim dhe as nuk kam realizuar ndonjë detyrë për këtë kontratë. Po kështu nuk kam dijeni të kontratave që ka lidhur shoqëria ‘Net Group’ shpk”, thotë punonjësja.
Nga ajo që shikohet në vazhdim, gjithçka duket të jetë fiktive. Pasi prestigjiatorët e tenderave kishin orkestruar gjithçka më parë. Dhe madje nuk kishin nevojë as për ekspertët që do t’u plotësonin kriteret ekonomike. Kjo pasi mesa duket koha nuk u priste. Dhe fituesi i tenderit që duket i paracaktuar duhej shpallur sa më shpejt të ishte i mundur.
Aq e paktë ishte nevoja e dy kompanive fituese për stafin që kishin thirrur për formuluar dokumentet, sa atyre u duhej vetëm licensa e tyre. Këtë për ta përdorur gjatë dorëzimit të dokumentacionit të ofertës. Gjë që e pranon në vazhdim edhe vetë Luljeta Kuçi e cila ndërsa ishte thirrur për të vënë në shërbim eksperiencën e saj, kompania e Valter Begaj ishte e interesuar vetëm për licencën që ajo dispononte.
Por jo për dituritë e saj. Gjë që ajo vetë e pohoi edhe përpara SPAK.
“Kur Valter Begaj themeloi shoqërinë, ai më tha të merrte licensën time dhe të deklaronte si punonjëse të shoqërisë së tij. Në këmbim, unë do të merrja një pagesë minimale. Në fillim kujtoj se Valter Begaj më tha se nuk do të angazhohesha fare për ofrimin e shërbimit, por vetëm do i jepja licencën”, thotë një tjetër punonjës në dëshminë e tij.
Të njëjtën gjë deklaroi edhe një tjetër pjesëtar i stafit të kompanive fituese për supervizimin e Tunelit të Llogarasë. Konkretisht ‘Hill International H.V’ dhe ‘Net Group’ shpk i cili edhe ky pranoi që nuk kishte ofruar asnjë shërbim për ‘Net Group’ shpk dhe se nuk ka hedhur asnjë firmë në dokumentet që janë paraqitur në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, në lidhje me supervizimin e Tunelit të Llogarasë.
Ndërkohë që firma e tij rezultonte të ishte në dokumentet që kjo kompani kishte dorëzuar në Ministri. Një tjetër shkelje e rëndë e kryer gjatë procesit të këtij tenderimi. Gjergj Kotorri ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë detyrë për shoqërinë ‘Net Group’ shpk lidhur me kontratën që kjo shoqëri kishte me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me objekt punimesh në objektin ‘Ndërtimi i tunelit të Llogarasë.
Ai tha se nuk ka firmosur ndonjë dokument që është i disponueshëm për konsulentin ‘Net Group’ për këtë procedurë. I pyetur në vazhdim Gjergj Kotorri tha më tej që ai as nuk kishte dijeni të ishte pjesë e stafit që do të merrej me përpilimin e kritereve të ofertës që ‘Net Group’ shpk do të paraqiste në Ministri.
Duke ngritur supet ai shprehu habinë e tij mbi dokumentet që iu vendosën përpara në tavolinë, që mbanin firmën e tij.
“Kjo është hera e parë që unë e shikoj këtë document. Shkrimi dhe nënshkrimi në këtë dokument nuk janë të mitë.
Madje unë nuk ka asnjë dijeni që emri im është dhënë si pjesë e stafit për mbikqyrjen e punimeve në Tunelin e Llogarasë, pasi nuk jam njoftuar për këtë gjë”, thuhet në dëshminë e Kotorrit.
Por edhe Gjergj Kotorri, ashtu si edhe Luljeta Kuçi, pranoi se në kompaninë ‘Net Group’ shpk kishte vetëm një kontratë pune. Por jo për Tunelin e Llogarasë. Dhe se ashtu sikurse kishte ndodhur në rastet e mëparshme të ngjashme, kishte qenë vetë Valter Begaj, pronari i kësaj kompanie, që i kishte kërkuar licensën.
Por siç thotë Kotorri, pa u vënë në dijeni se licenca e tij do të përdorej për firmë në dokumentacionin që do të dorëzohej në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, për Tunelin e Llogarasë. Një praktikë që dukej se ishte kthyer e rëndomtë në të tilla tendera, ku gjithçka ishte fiktive dhe e paracaktuar.
“Unë kam lidhur një kontratë pune me ‘Net Group’ shpk, pasi më kontaktoi vetë Valter Begaj, i cili për shkak të pikëve që kisha në licensë më kërkoi që të punësohesha në kompaninë e tij. Valter Begaj më ka thënë se do të bënte disa projekte, dhe se i duhej licenca ime, por në të vërtetë nuk jam angazhuar në ndonjë punë të shoqërisë ‘Net Group’”, thuhet në dëshminë e tij.
Do të jetë pikërisht ky tender, për të cilin ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku është marrë në hetim nga SPAK. Tender ku të pandehur deri më tani janë edhe Evis Berberi ish-drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pasuei i tij në këtë dikaster Gentjan Gjyli./bw
Autori i vrasjes së 42-vjeçarit në Berat ka precedentë penal në Greqi ku është dënuar me 25 vite burg për vrasje....
Policia e Beratit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes me thikë që ndodhi rreth orës 15:00 në lagjen “...
Një vizitë e papritur në qendrën e emigrantëve në Gjader, në veri të Shqipërisë, ka zbuluar një situat&eu...
Ish-prokurori Ervin Karanxha ishte i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, ku foli mbi procedimin penal ndaj...
Vetëm një ditë pasi Altin Dumani raportoi në Kuvend, organizata më e rëndësishme ndërkombëtare në sundimin e l...
Emisioni “Në Shënjestër”, trajtoi këtë të martë historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, nj...
Një korrier droge u gjet me para në dorë, kanabis dhe kokainë kur makina e tij me qira u ndalua në autostradën M1 ndërsa po e...
Një emigrant shqiptar, i cili kishte mashtruar Ministrinë e Brendshme britanike për identitetin e tij, ka fituar të drejtën për t&...
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që tronditi këtë të martë, 28 tetor, qytetin e Beratit,&...
Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba. Këta të fundit akuzohen lidhur me rastin e vd...