Irani kërcënon me bllokadë në Gjirin Persik: Do t’i përgjigjemi luftës ekonomike
Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për zgjerimin e masave detare n&eu...
Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për zgjerimin e masave detare n&eu...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me kompaninë...
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në juglindje të P...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë mblidhet sot për të vendosur hapat që do të ndërmerren kundër rregullores së re t&eum...
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Finlanda ka përuruar një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusin&eu...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...

Në pranverën e vitit 1964, një grua e moshuar, e lodhur nga vitet dhe nga humbjet, u ul për të shkruar një letër që nuk ishte as ankesë dhe as kërkesë zyrtare, por një përpjekje e fundit njerëzore, për t’u dëgjuar. Mediha Frashëri ishte në atë kohë 72 vjeçe. E veja e profesorit Refat Frashëri dhe nëna e Vedat Frashërit, dëshmor i Luftës Nacional-Çlirimtare, ajo i drejtohej Enver Hoxhës, jo si një figurë politike, por si një nënë tjetër, me shpresën se përtej pushtetit mund të gjendej ende një grimcë mëshire.
E mbetur pa shtëpi, e strehuar prej vitesh në shtëpinë e piktorit Sali Shijaku, ajo jetonte me vajzën e saj shurdh-memece, duke e ndarë jetën mes varfërisë, plakjes dhe një dhimbjeje që nuk kishte zë. Ndërkohë, vajza e madhe jetonte prej tridhjetë vitesh në Stamboll, larg nënës dhe larg vendit, dhe dëshira për ta parë qoftë edhe një herë të fundit, ishte kthyer në një nevojë ekzistenciale për dhimbjen e saj.
Kërkesa për të udhëtuar drejt Turqisë, nuk u refuzua menjëherë. Përkundrazi, ajo ndoqi rrugën formale institucionale të kohës dhe, sipas dokumenteve arkivore, u shqyrtua fillimisht nga organet kompetente të shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme zhvilloi verifikimet përkatëse dhe, pas përfundimit të tyre, dha mendim pozitiv për lejimin e udhëtimit të Mediha Frashërit si turiste në Turqi. Ky miratim iu komunikua edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, çka nënkuptonte se procedura konsiderohej e mbyllur dhe se udhëtimi ishte lejuar zyrtarisht.
Por procesi mori një kthesë të menjëhershme në momentin kur u konstatua se Mediha Frashëri, i ishte drejtuar paralelisht me letër personale edhe Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhës. Fakti që ministria kishte njoftuar të interesuarën për miratimin e lejes pa u shprehur më parë Sekretari i Parë, u konsiderua një shkelje procedurale.
Megjithëse ky gabim u njoh, vendimi nuk u korrigjua në favor të Mediha Frashërit. Përkundrazi, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës, leja e udhëtimit e dhënë më parë u anulua, duke e kthyer një proces administrativ të përfunduar, në një akt refuzimi politik dhe personal.
Kështu, një kërkesë e miratuar nga institucionet e shtetit u rrëzua jo mbi bazë rreziku, shkeljeje apo kundërshtimi ligjor, por thjesht sepse diktatorit nuk iu duk e arsyeshme që Mediha Frashëri, të udhëtonte drejt Stambollit për të takuar vajzën e saj pas 30 vitesh të ndara.
Teksti i plotë i letrës së Mediha Frashërit, dërguar Enver Hoxhës
Unë që po të shkruaj këtë letër, jam e veja e Prof. Refat Frashërit, patriot i Rilindjes dhe nëna e Vedat Frashërit, dëshmor i Luftës Nacionalçlirimtare.
Jam plakë 72 vjeçe, quhem Mediha, jetoj me vajzën 36 vjeçe fatkeqe, se është e shurdhër dhe memece. I falënderohemi shumë dhe i jemi mirënjohëse thellësisht Partisë, që ka vlerësuar meritat patriotike të tim shoqi dhe djalit tim të vetëm dhe të dyja ne marrim pensionin e tyre; e rrojmë shumë mirë, se i gjalli i do të gjitha.
Mirëpo, ç’më shtyn mua, o bir, që të vij gjer tek Ju me këtë letër.
Neve s’kemi shtëpi. Këto 7–8 vitet e fundit na ka mbajtur për miqësi nëna e Sali Shijakut, në një dhomë në shtëpinë e tyre. Na vjen rëndë që ua kemi zënë shtëpinë të tjerëve.
Kemi bërë lutje në Komitetin Ekzekutiv Kryetarit, që të na japë edhe neve një dhomë e kuzhinë në shtëpitë e shumta që ka bërë shteti, po për fat të keq, s’po na i vënë veshin fare. Unë jam plakë me një këmbë në varr, një përmbi varr, vetëm më vjen keq për këtë çupë fatkeqe.
E dyta, kam çupën e madhe që jeton në Stamboll prej 30 vjetësh, se unë jam me prejardhje turke. Çupa na ka kërkuar mysafir në Stamboll, se na ka marrë malli. Bëra lutjen në Ministri dhe më lajmëruan që nuk mund të shkoj në Stamboll mysafire, si shumë të tjerë!
Pse të mos lejohem unë sa të shoh time bijë e të kthehem prapë në Shqipëri, në vatanin tonë, ku më kanë rënë kockat e burrit tim të mirë dhe kockat e djalit tim të vetëm, që më ka përvëluar shpirtin.
Unë, o bir, kimetli i të gjitha nënave, pres përgjigjen tënde.
Të përqafoj me dashuri të madhe.
Adresa: Lagjia “Vojo Kushi”
Rruga “Vildan Luarasi” Nr. 4
LETRA E HAXHI KROIT, SEKRETARIT PERSONAL TË ENVER HOXHËS MBI PROBLEMIN E LEJES SË DHËNË MEDIHA FRASHËRIT PËR TË SHKUAR SI TURISTE TEK E BIJA NË TURQI
Mediha Frashëri, në letrën dërguar shokut Enver kërkonte për të të ndërhyrë që të shkonte si turiste në Turqi te e bija që s’e ka parë prej 30 vjetësh. Ne ia dërguam organeve të Ministrisë së Brendshme si organ kompetent për ta parë kërkesën e saj dhe për t’i dhënë shokut Enver mendimin e vet për këtë mbi këtë kërkesë. Ministria përgjigjet se asaj iu aprovua kërkesa dhe se është njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.
Bisedova me shokun Kadri Hazbiu, se në rastin konkret, gjersa qytetarja i është drejtuar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, dhe nga Komiteti Qendror kërkohej vetëm mendimi për këtë kërkesë, nuk ishte mirë që ajo mori përgjigje nga Ministria, para se të informohej dhe të vendoste vetë shoku Enver për këtë çështje.
Shokiu Kadri e gjen të drejtë vërejtjen, por tha se e interesuara u kish bërë më parë letër organeve të Brendshme. Kështu kur vajti kërkesa për të nga Komiteti Qendror, hetimet kishin përfunduar në mënyrë pozitive për të, pa e ditur se ajo i ishte drejtuar edhe shoku Enver. Ministria e ka parasysh këtë rregull, kur i dërgohen nga Komiteti Qendror.
21.12.1964
Haxhi Kroi
SHËNIMI I ENVER HOXHËS KU UDHËZON QË MINISTRIA E BRENDSHME T’JA ANULOJË LEJEN QË I KA DHËNË MEDIHA FRASHËRIT PËR TË SHKUAR SI TURISTE TEK E BIJA NË TURQI
Ata ja kanë dhënë, por po të mundin t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, megjithëse nuk e di se çfarë bën tani kjo grua?/ Memorie.al
Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të paprecedentë, të krijuar nga bllokimi i platformës selfcare t&eum...
Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndar&...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatar...
Një komunitet i madh emigrantësh që po vijon të rritet me shpejtësi janë shtetasit nga Filipinet. Disa mijëra përl...
Deri këtu, treguam sesi vetëm katër persona, që pjesë e dosjes së SPAK të akuzuar për grup të strukturuar kriminal,...
Jo vetëm abuzime me tenderat, por i cilësuari nga SPAK si “grup i strukturuar kriminal”, është kujdesur që për a...
Duket se grupi kriminal, ka depërtuar deri tek menaxhimi i fondeve nga vendet e Bashkimit Europian, duke pozuar edhe me presientit francez Emanuel Macron...
AKSHI i cilësuari nga SPAK si “grup i strukturuar kriminal”, është kujdesur që për abuzimet qindra milionë euro,...
Që nga 2 qershori deri në 23 qershor rreth 26 mijë gjimnazistë do të zhvillojnë 4 provimet e detyrueshme të maturës shte...
Një prej firmave të ndërtimit e cila po punon në qytet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm ka lë...