Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve
Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiff...
Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiff...
Në vitin 2023, Edi Rama fluturoi me charter për një vizitë sekrete në Izrael. Destinacioni ishte rezidenca private Sanilevich Winery ...
Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre ak...
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund...
Rruga “Terzia” në fshatin Shoshaj të Bashkisë së Matit ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme. Nëpërmjet...
Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...
Një sportist i klubit “Studenti” i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, duke denoncuar se prej më shumë se ...
Një fazë e sipërme e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX është përplasur me sipërfaqen e Hënës, d...
Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë–Ksami...
Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiffeisen Bank trokitën në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Arsyeja ishte depozitimi i një kallëzimi për mashtrim. Bankën e kishin sulmuar. Jo me armë, jo me maska, jo nga punonjësit e saj, por nga 40 hajdutë që kishin përfituar nga një “deriçkë” e sistemit të saj të pagesave.
Më shumë se 40 klientë të çuditshëm rezultonin se kishin tërhequr herë pas here shuma të vogla parash, më së shumti nga 100 euro, kur nuk kishin fare depozita apo llogari të mbushura me para. Së bashku, në kohë të ndryshme, ata i kishin marrë bankës një “thes” të vogël me rreth 200 mijë euro. Por kaq janë denoncuar, se thesi mund të jetë më i madh.
Si tërhiqen para kur s’ke asgjë në llogari?
Për këtë kishte menduar inxhinieri Redjon Zaçi, një djalë i apasionuar pas elektronikës dhe programimit. Si i dyshuari kryesor, Zaçi kishte vënë re një anomali thuajse të pabesueshme. Në orët e vona të natës, sistemi i Raiffeisen “flinte” bashkë me punonjësit. Në këto orë ti mund të bëje transferta online brenda llogarive ose nga karta në kartë, duke përdorur aplikacionet e bankës, ndërsa ato të përgjigjeshin pa të pyetur nëse kishe apo s’kishe para.
Në dy orë të caktuara rreth mesnatës, “Ali Baba” zbuloi se po të transferoje para nga një llogari te disa të tjera, sistemi nuk të thoshte “jo”. Paratë mund të tërhiqeshin nga personat që u shfaqeshin këto transferime, ndërsa llogaria që kishte bërë “dhuratat” shihej vetëm kohë më pas se ky veprim ishte kryer. E gjitha një anomali elektronike e platformës digjitale të Raiffeisen Bank në Shqipëri.
Këtë të metë, Redjon Zaçi e kishte diskutuar si “pa të keq” me një shokun e tij, Eglind Mançja, edhe ky djalë i shkathët që e njihte goxha mirë sistemin bankar, pasi kishte punuar për mikrofinancën Kredo.al.
Për të mos rënë në sy, duhej të zhvateshin shuma të vogla që dërgoheshin nga një llogari në dhjetra të tjera të ndryshme. Për këtë mendoi Mançja, që kishte gati “qelizat” e mikrokredive, me njerëz që nuk e kishin problem të dorëzonin kartat e identitetit për të hapur llogari banke kundrejt një shpërblimi të vogël. Nëse në llogari shfaqeshin 400 euro, 100 i merrte ai që bënte tërheqjen.
Por “Ali Baba” dhe 40 hajdutët filluan të bien në sy, sepse llogarive filloi t’u vinte era.
Një listë me më tepër se 40 persona dorëzoi Raiffeisen në polici, ku kërkon hetime dhe arrestime për grabitjen që i është bërë në orët e vona të natës, nga Ali Baba me tablet në dorë. Dhe jo një herë, por me dhjetra.
Banka pretendon se është mashtruar dhe keqbërësit duhet të futen në burg.
Policia hesht, Raiffeisen hesht, Banka e Shqipërisë hesht për këtë ngjarje që duhet të tregohej dhe të ndahej me publikun, që të paktën ai të rrijë zgjuar, nëse banka e tyre fle./Kontrast
Një shtetas i huaj është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen nr. 13 të Durrësit. Sipas in...
Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues (Jet Ski) dhe ndëshkon drejtuesin me mas&...
Është ekstraduar nga Kolumbia drejt Shqipërisë Saimir Rosales Rodriguez, i njohur me nofkën “Kimisti”, një nga persona...
Një i moshuar që mori pjesë në protestën para Kryeministrisë u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë q&eum...
Policia e Himarës ka shpallur në kërkim policor ish-policin Uljan Shpataraku. Ish-zyrtari policor një nga njerëzit më t&eum...
Në vitin 2023, Edi Rama fluturoi me charter për një vizitë sekrete në Izrael. Destinacioni ishte rezidenca private Sanilevich Winery ...
Një nga qytetarët protestues në Divjakë i ka denoncuar kërcënimet që po ju bëhen njerëzve që kanë dal&eum...
Gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 10 vijojnë të jen&eu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, personin e akuzuar për një vrasje të...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën rreth projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se k...