Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se bizneset do të kenë afat deri më 31 Maj 2026 të paguajnë taksat dhe tarifat vendore. Deri tani afati ka qenë 20 Prill.
Sipas drejtorisë të taksave vendore, ky ndryshim është vendosur me Vendimin nr.59 datë 24.07.2025, të Këshillit Bashkiak Tiranë.
Mbështetur në ndryshimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak, pas datës 31 Maj, po ashtu çdo detyrim i ri paguhet brenda 15 ditësh nga lindja e tij. Ndërsa për bizneset e reja, pagesa nis nga muaji i regjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
“Për kategorinë II. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda datës 31 Maj. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 31 Maj është 15 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të llogaritet për çdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit”, përcaktohet në vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar .
Po ashtu sipas vendimit, çdo njoftim zyrtar në lidhje me detyrimet tatimore vendore përmes shërbimit postar dhe në rrugë elektronike (në përputhje me legjislacionin për komunikimet elektronike), do të komunikohet edhe nëpërmjet portalit zyrtar e-Albania.
Shërbimet e reja që merren në e-Albania për taksat vendore
Prej 1 muaji jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët që janë pronarë të njësive tregtare, mund të kontrollojnë detyrimet dhe penalitet online në e-Albania. Deri më tani ky shërbim ishte i orientuar kryesisht për bizneset, por tashmë është zgjeruar edhe për qytetarët që zotërojnë njësi tregtare apo pasuri të tjera të përdorura për aktivitet ekonomik.
Ky shërbim u jep mundësinë përdoruesve të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale mbi vlerën e përditësuar të detyrimeve të tyre vendore, përfshirë penalitetet për pagesat e vonuara. Nga taksa mbi ndërtesën, truallin dhe tokën bujqësore, deri te tarifa e pastrimit, taksa e tabelës apo shfrytëzimi i hapësirës publike çdo detyrim shfaqet i detajuar sipas vitit, shumës dhe këstit.
Përveç transparencës mbi detyrimet, shërbimi “Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – Bashkia Tiranë” ofron edhe mundësinë për të shkarkuar dokumentin përkatës që subjekti nuk ka detyrime ndaj Bashkisë Tiranë. Ky vërtetim mund të nevojitet për procedura të ndryshme ligjore, administrative apo tregtare dhe tani merret menjëherë, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në sportel.
Shërbimet nuk kërkojnë asnjë dokumentacion shoqërues, procedura kryhet me vetëm disa klikime dhe informacioni është i aksesueshëm nga çdo pajisje me internet. Përdoruesit mund të shkarkojnë detyrimet e papaguara në formën e një mandati arkëtimi në çdo moment, apo vërtetimin e likuidimit të këtyre detyrimeve duke kursyer kohë dhe shmangur burokracitë.
Me këtë zgjerim, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës pohon se synon të thjeshtojë procedurat, të rritë transparencën dhe t’u ofrojë si bizneseve ashtu edhe qytetarëve një mjet praktik për të menaxhuar detyrimet e tyre vendore dhe për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm në kohë reale./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Shtator08:11
Ankandi në Kalivaç ndez gjakrat/ “Albcontrol” i bllokohen 135 mln euro, shkak përplasja Rama-Becchetti
Ankandi i shpallur pak ditë më parë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara për makineritë në Kaliva&cc...
AKTUALITET
2 Shtator08:04
FOTO/ Rregulla të reja për këtë vit shkollor në Shqipëri, ndëshkohen shkelësit
Vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri arsimor, Ministria e Arsimit dhe Sportit, me një udhëzim të veçantë ka pë...
AKTUALITET
2 Shtator07:52
Aksidentohen dy makina në Elbasan, ka të plagosur
Ky mëngjes ka nisur me një aksident në qytetin e Elbasanit, ku dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” n...
AKTUALITET
2 Shtator07:25
Këmbimi valutor/ Vlerat e monedhave të huaja sot, 2 shtator 2025
Sot, më datë 2 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.6 lekë dhe shitet me 99.7 lekë.
Dollari amerikan blihet me 95 lek&e...
AKTUALITET
1 Shtator23:29
Taksat në ajër për marketing!” – Tare: Nëse humbet jashtë, të vjen helikopteri… me faturë!
Eksperti i turizmit, Auron Tare, ka reaguar përmes një komenti në Facebook lidhur me rastet e shpëtimit të turistëve të huaj ...
AKTUALITET
1 Shtator22:23
Moti i keq në vend/ Vonohen disa fluturime për në aeroportin e Rinasit, dy janë anuluar
Moti i keq ka “prekur” edhe fluturimet për në Aeroportin Nënë Tereza në Tiranë.
Në faqen zyrtare të Aerop...
AKTUALITET
1 Shtator21:42
"Ndjej se jam i pambrojtur dhe i padëgjuar”/ Policia s'më mori seriozisht gjatë denoncimit, fotot e turistit të dhunuar në Durrës
Policia e Durrës ka reaguar pas denoncimit te një turisti që është sulmuar nga pesë persona në qytetin bregdetar.
Alexandr...
AKTUALITET
1 Shtator21:40
Banorët e fshatit Dritas në Tiranë tre ditë pa energji: OSHEE na lë në terr!
Banorët e fshatit Dritas–Tapizë po përballen me një situatë kritike, pasi prej tre ditësh ndodhen pa energji elektrike. At...
AKTUALITET
1 Shtator21:09
Mashtrimi me piramidat online! Eksperti shqiptar i kriptomonedhave tregon se si i vodhën profilin
Emir Allen, është një i ri shqiptar që jeton në Britani të Madhe, prej vitesh ai mban titullin si ekspert i kriptomonedhave. Ai ...
AKTUALITET
1 Shtator20:22
Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja
Ramazan Rraja djali i Xhelal Rrajës dhe nipi i ish deputetit socialist Rrahman Rraja ka lënë qelitë e paraburgimit dhe ka shkuar në b...